Ne përdorim cookies - ato na ndihmojnë ne për tju dhuruar juve një ekzperincë më të mirë online.
Duke përdorur faqen tonë ju pranoni që ne mund të ruajmë dhe të aksesojmë cookies në paisjen tuaj.

Lojërat e futbollit imagjinar

Termi "futboll imagjinar" më së shumti i referohet një loje ku ju mund të parashikoni kush lojtarë të jetës së vërtetë do të performojnë më mirë. Krijoni një ekip futbolli joreal, zgjidhni një ligë, zgjidhni lojtarët nga ajo ligë dhe i kombinoni ata në skuadrën tuaj, dhe mblidhni pikë kur ata lojtarë performojnë mirë në jetën reale.

Disa opsione të njohura janë Telegraph Fantasy Football, Yahoo Fantasy Football dhe ESPN Fantasy Football. Kompeticionet organizohen për liga si Premier League, por gjithashtu edhe për kompeticionet ndërkombëtare, si në rastin e Kupës së botës.

Një ligë e futbollit imagjinar ndjek jetën e vërtetë, kur një lojtar dëmtohet në jetën e vërtetë ai nuk mund të gjenerojë më pikë për manaxherët që e kanë zgjedhur, etj. Për të qenë i suksesshëm, duhet të jeni skaut i mirë, të lexoni lajmet për ekipet e jetës reale që të merrni më shumë informacion rreth formës aktuale të lojtarëve dhe kush nuk mund të luaj në ndeshjet e ardhshme.

A është Hattrick lojë futbolli imagjinar?

Hattrick sigurisht përshkruhet më mirë si lojë futbolli manaxherial, por është gjithashtu një lojë futbolli imagjinare, në sensin që të gjitha ekipet dhe lojtarët janë imagjinarë dhe unike në Hattrick. Ekipet janë të krijuara, emëruara, dhe zhvilluara nga përdorues realë dhe kur konkurroni në Hattrick, vendimet tuaja testohen kundrejt strategjisë së manaxherëve të tjerë si ju. Sezonet në Hattrick nuk ndjekin futbollin real, por kanë një ritëm të vetin.

Në Hattrick, nuk ka lojtarë të vërtetë, por të gjithë lojtarët janë unikë, dhe janë produkt i skautimit dhe investimeve në akademitë rinore të bëra nga manaxherët në lojë. Në këtë sens, Hattrick është një lojë futbolli imagjinar, e tillë ku ju mund të ndihmoni të formoni botën e lojës.

Ju lutemi provoni një prejlojrave menaxheriale më të mira ndonjëherë, nënshkruani sot - ju do të jeni në drejtim për pak minuta!
 
 
Server 080