Ne përdorim cookies - ato na ndihmojnë ne për tju dhuruar juve një ekzperincë më të mirë online.
Duke përdorur faqen tonë ju pranoni që ne mund të ruajmë dhe të aksesojmë cookies në paisjen tuaj.

Bota »   Njoftimet 

Njoftimet

12-9-2008 Ndryshimi: Mirë se erdhët te bota moderne

Pamja e re e Hattrick 2008 është këtu më në fund. Është e pastër dhe direkte, gjithsesi karakteristike dhe me element të një dizenjo modern – nuancat e Hattrick-ut të vjetër janë të pranishme akoma! Është krijuar që t'i përshtatet ekraneve më të mëdha dhe shkronjave më të mëdha që të jetë më e lehtë për tu lexuar.
Jemi fokusuar më shumë te navigimi dhe përdorumi dhe i kemi përmirësuar të dyja. Menuja në të majtë ka më pak opcione dhe mund të zgjerohet më tej duke e bër navigimin tuaj më të lehtë.. Siç e tha dhe një përdorues “Është shumë e thjeshtë”. Mbasi e përdor për 5 minuta të duket sikur e ke përdorur gjatë gjithë jetës.

Për më tej nuk na rihej pa shtuar disa opcione të reja në faqe. Gjithashtu dhe një azhornim për paketën e Supporter si për shëmbull një paketë dizenjimi të shkëlqyer për uniformat. Shpresojmë mos t’ju vij keq ;)
Kemi punuar për kohë të gjatë me dizenjon e ri dhe ndihemi mire që ja arritëm më në fund. Gjatë kësaj rruge kemi marrë përgjigje të mira nga përdoruesit që e testuan dhe nga ata që panë (screenshots). Ka pasur një frymë positive rreth pamjes së re që nga dita e parë dhe kjo frymë u forcua dhe më shumë me kalimin e kohës.

Hera e pare që paraqitja ishte rëndësia primare

Arsyeja pse ky dizenjo u ka pëlqyer kaq shpejtë përdoruesve ndoshta nuk është dhe aq e papritur. Kjo është hera e pare që ne u fokusuam kaq shumë në dizenjo dhe i ndërtuam të gjitha faqet nga fillimi. Kjo rezultoi në një strukturë mjaftë të mire që do na lejoi të bëjmë përmirësime në të ardhmen. Gjithashtu të gjitha ikonat dhe figurat janë krijuar nga i njëjti artist në mënyrë që gjithçka të jetë e ngjashme dhe uniformë.

Kjo do të thotë që ka ndryshuar dhe shkrimi i kodit, çdo gjë tani është në .NET. Si rrjedhojë nuk do ketë më shkëputje dhe do jetë më e lehtë për të shtuar opcione të reja sepse ne donim që të krijonim diçka të lehtë për të përmirësuar mbas implementimit të këtij dizenjo.

Llogjika e menusë sipër

Pjesa kryesore e structures së re është menuja sipër që ndahet në gjashtë kategori të cilat hapin një menu në të majtë me opcione. Te Hattrick-u Im do gjeni gjithshka që ka të bëj me veten tuaj dhe komunitetin, Klubi Im do jetë rreth klubit tuaj dhe Bota do tregojë rreth aspektit nacional dhe ndërkombëtar. Forumi dhe Dyqani janë kategori më vete, dhe më në fund ju keni Ndihmë ku ju mund të merrni ndihmë kur t’ju nevoited.

Dy zogj me një gur

Dizenjo i ri vjen në dy veshje (skins: standarte dhe e thjeshtë) dhe më shumë veshje do shtohen me kalimin e kohës. Veshja e thjeshtë është për ekranet e vogla dhe lidhjet me shpejtësi të ulët por do jetë në dorën tënde të zgjedhësh cila veshje të pëlqen.

Gjëra të reja në çdo cep

Ka diçka e re po thuaj në çdo faqe kshu që ka shumë për tu zbuluar nga ju. Gjëja e pare që ndoshta do vini re janë fotografitë në sit që tregojnë gjëndjen e fansave dhe të sponsorëve – dhe gjithashtu dhe fytyrat e lojtarëve (ose hije). Fytyrat janë të rëndësishme sepse tregojnë nëse një lojtar është dëmtuar, në shitje ose ka karton të kuq.

Ju mund të zgjidhni nëse aftësitë e lojtarit do tregohen me kollona ose në mënyrë klasike. Aftësitë me kollona ndihmojnë sidomos përdoruesit e rinj që nuk janë mësuar akoma me shkallën e aftësive. Ju mund ta bëni këtë zgjedhje te preferencat.

Jo-Supporter kanë katër ikona navigimi në krye të faqes që ndihmonë pët të vajtur te kutia postare, HT-Live, transfertat dhe opcionin për kërkime. Gjithashtu do gjeni disa statistika për ekipin dhe lojtarët dhe te faqa e serisë tani do keni mundësinë ti shtoni të gjitha ndeshjet te HT-Live me një buton – dhe ndeshjet e shtuara nuk do zhduken nëse ndodh që dilni automatikisht nga linja. Meqë po flasim për gjëra që nuk zhduken, lojtari për të cilin ju keni vënë ofertë por nuk keni ofertën më të lartë, do shfaqet gjithsesi në faqen e transfertave.

Ka njerëz rreth e rrotull teje

Do vini re që nuk jeni i vetmi në këtë lojë (nëse jeni ndjerë ashtu). Hattrick është një lojë sociale dhe do keni mundësinë të shikoni sesa aktivitete ndodhin në sit – gjë që e bën lojën më të gjallë. Te faqa e ekipit tuaj dhe e serive do shikoni kush ishin vizitorët e fundit dhe ekipet e suportuara tregohen për Supporters (por nëse nuk ndiheni të qetë kur të tjerët t'ju shikojnë juve, mund ta aktivizoni butonin e privatësisë te preferencat). Te faqa e serisë tuaj ju do shikoni kush është në linjë dhe te federata e serisë ju do gjeni njoftimet për shtyp, transfertat e lojtarëve, kur udhëzimet për ndeshjen e ardhëshme janë dërguar dhe gjëra të tjera.

Një forum i ri i dizenjuar për përdorues të avancuar dhe për ata normal

Ju do gjeni gjithashtu një forum totalisht të ri. Është më i lehtë për tu përdorur dhe për tu kuptuar për përdoruesit e rinj të forumit, por gjithashtu ka dhe opcionet për përdoruesit e avancuar. Lexoni më shumë për forumin te editoriali i forumit, menduam që i duhet një editorial më vete.

Dizenjo e shkëlqyer e uniformës dhe opcione të tjera

Nëse jeni Supporter do merrni ndoshta opcionin më fantastic, dizenjo e uniformës. Faktikisht nuk ka fjalë për ta pëshkruar por ja vlen të thuhet që tani mund të krijoni uniformën që keni ëndëruar në të shkuarën. Është e lehtë për tu përdorur, tërhiqni formën që doni te uniforma dhe më vonë zgjidhni madhësinë dhe ngjyrën. Mos harroni ta ruani kur të mbaroni.
Uniformat janë të dukshme te faqa e ekipit dhe te raporti i ndeshjes – dhe te fotografia e lojtarit. Me këtë dalin te diçka tjetër, te fotot e lojtarit të krijuara eskluzivisht për Hattrick nga artisit Beach (i cili ka krijuar gjithashtu fotot në të kaluarën dhe për lojën tone të tavolinës). Fytyrat e reja i japin Hattrick dhe lojtarëve më shumë karakter sesa të parat. Fytyrat e reja janë bazuar në karakteristikat e të vjetrave por ka më shumë variacion tani (për flok të gjata dhe të shkurtra, ngjyra e flokve etj) disa karakteristika mund të duken pak ndryshe tani. Natyrisht që nëse nuk doni që fytyrat të shfaqen mund t’i fikni te preferencat.

Si Supporter mund të merrni pamjen tuaj të Hattrick si avatar që do shfaqet në forume. Në këtë version ju merrni një fytyrë sa her që ndërroni avatarin por kemi plane për një version të dytë në të ardhmen kur ju mund ta ndryshoni vetë duke zgjedhur element specific të fytyrës. Ju lutemi vini re që nëse i keni fikur fytyrat te preferencat ju nuk do i shikoni avatarët.

Te faqet e lojtarëve do shikoni paraqitjet në fushë, detajet e stërvitjes dhe një faqe shënimesh. Gjithashtu ka një ikonë navigimi te faqa e supporterit, faqe e përmirësuar e mbledhjes së flamurëve, dhe do merrni një azhornim të këndshëm të paketës së Supporter.

Hapi i pare në lidhje me Alltid

E përfshirë në dizenjon e ri është hapi i pare që integron statistikat e Alltid. Abonuesit e Alltid tani do marrin statistikat brënda Hattrick- thjesht klikoni ikonën Alltid. Këto statistika do jenë të disponueshme për më shumë përdorues me kalimin e kohës, kur të ndodh hapi i dytë (duhen disa muaj).

Bëni zbulimet tuaja

Edhe pse ne duam, është e pamundur të flasim për të gjitha ndryshimet në dizenjon e ri. Gjithashtu mendojmë që është më e këndëshme kur ju i zbuloni vetë disa gjëra. Prandaj ju sugjerojmë të filloni zbulimet në botën e Hattrick dhe na tregoni se cilat janë opcionet më të mira në forum. Forumi gjithashtu është vëndi I përshtatshëm për të pyetur.

Disa falenderime speciale

Në fund duam të falenderojmë përdoruesit tanë që e testuan faqen: zyrtarët e lojës (GM/LA/Mod/CHPP), grupi ynë I references GUI, testues të tjerë dhe përdoruesit suedez që përfshinë miqtë e tyre që nuk luajnë Hattrick. Faleminderit për raportimin e bugs, dhe sugjerimet dhe në veçanti që mbajtët një atmosphere të këndëshme dhe energjitike. Kjo gjë nuk do mund të ndodhte pa ju.

 
Server 070