Ne përdorim cookies - ato na ndihmojnë ne për tju dhuruar juve një ekzperincë më të mirë online.
Duke përdorur faqen tonë ju pranoni që ne mund të ruajmë dhe të aksesojmë cookies në paisjen tuaj.

Bota »   Njoftimet 

Njoftimet

12-9-2008 Ndryshimi: Forumi: Një nismë e mbarë

Rreth 100.000 postime dërgohen në forumet e Hattrick çdo ditë, dhe me një total prej 178.000.000 postime, forumi ynë është një nga forumet më të mëdhenj në internet. Tashmë e kemi bërë forumin më kënaqës për anëtarët të aktivizohen. Forumi ynë i ri është më i lehte për tu përdorur, për tu kuptuar, dhe nëse bazohemi në grafikë - akoma dhe më i bukur.

Forumi nuk është më i ndarë nga aspektet e tjera të lojës, sepse ndërsa ti futesh ne forum, atëhere e ke akoma navigimin e opsioneve si menaxher. Gjithashtu, nuk është i ndarë në dy pjesë si më parë; shikimi-i-shpejtë është integruar brënda forumit. Ndonëse forumi është përmirësuar për përdoruesit e rinj, anëtarët e vjetër do të gjejnë po të njëjtin funksionalitet që e bëri forumin e vjetër aq të suksesshëm. Vazhdoni të lexoni për një përshkrim me të detajshëm rreth forumit të ri.
Siç thotë një proverbë e vjetër: "çfarë nuk është postuar në forumin e Hattrick, nuk është për tu ditur". Dakord, ndoshta e trilluam këtë proverb - por megjithatë mund të jetë e vërtetë! Në përgjithësi, forumi është një vënd fantastik me një atmosferë shumë të ngrohtë dhe shoqërore. Duket sikur ka gjëra të tjera në jetë më të rëndësishme për tu diskutuar se sa Hattrick, sepse forumi ynë nuk përdoret vetëm për të diskutuar tematika vetëm rreth Hattrick. Në fakt, shumica e diskutimeve janë mbi tema jashtë kontekstit të Hattrick.

Forumi i vjetër ishte goxha i pëlqyeshëm nga anëtarët me eksperiencë të forumit. Por në të njëjtën kohë, ishte e vështirë për anëtarë të rinj që ta përdornin dhe kuptonin, dhe si rrjedhojë vetëm një numër i vogël i anëtarëve e përdornin forumin rregullisht. Forumi ynë i ri duket si forumet normale dhe është krijuar posaçërisht për t'jua lehtësuar përdorimin anëtarëve të rinj që nuk i kanë vizituar forumet prej një kohe të gjatë. Ndërkohë, ne morëm mjaft këshilla nga anëtarët me eksperiencë në forum gjatë fazës së testimit, sepse nën grafikën e re, shumë anëtarë të vjetër do të gjejnë po të njëjtat funksione që u pëlqenin nga forumi vjetër.

Një guidë në forumin e ri
Nëse vizitoni forumin për herë të parë, është mjaft i thjeshtë për tu kuptuar. Siç u përmënd më sipër, duket dhe funksionon si çdo forum normal. Por nën sipërfaqe ka disa opsione dhe preferenca që do t'jua bëjnë jetën tuaj në forum akoma më shumë të kënaqshme. Më poshtë është një guidë e plotë rreth forumit të ri. Nëse je një anëtar me eksperiencë në forume, atëherë ju këshillojmë që të lexoni kapitullin "Për tu ditur nga anëtarët me eksperiencë" më poshtë.

Faqja e parë e forumit
Në faqen e parë, ju do të shihni temat që ju keni postuar. Ju mund të shkoni direkte tek një postim, ose të hidhni një shikim-të-shpejtë në çfarë është shkruar. Më poshtë, mund të gjeni temat që keni lexuar së fundmi, duke e berë më të lehtë gjetjen e tyre me vonë. Gjithashtu, në faqen e parë mund të gjeni një fushë kërkimi për forumet dhe ato që ju janë rekomanduar juve.

Menuja majtas
Kur të keni hapur forumin, do të shihni të gjitha forumet e juaja në menunë majtas. Ju mund ti renditni sipas dëshirës tuaj (Hattrick-u Im » Preferencat). Kur të hapni një nën-forum, do të shihni postimet totale, dhe postimet e palexuara me ngjyrë portokalli. Menuja majtas ka tre opsione (dhe ju mund të zgjidhni njërën si kryesore në preferencat e forumit):

Të reja tregon temat më të reja në forumet e juaja, duke marrë në konsideratë preferencën tuaj në renditje. Në preferencat e forumit, ju mund të vendosni mënyrën se si keni dëshirë të renditen temat.
Kollaj tregon “Temat që po ndjek” (temat që ju keni postuar ose keni rezervuar, shihni më poshtë) dhe “Temat e rezervuara” (temat ku anëtarët e juaj të preferuar kanë postuar).
Të gjitha temat tregohen tek ky opsion; mund të shihni të gjithë forumet.

Kërko dhe shto një forum
Për të kërkuar dhe shtuar një nën-forum në forumet e juaja, është një opsion kërkimi në faqen e parë, gjithashtu ju mund të zgjidhni midis forumeve të rekomanduara në faqe të parë. Kur klikon në një forum, do ta lexoni forumin si vizitor. Për t'ju bashkuar forumit, klikoni: "Futuni në forum" në menunë majtas. Nëse keni dëshirë që të largoheni nga forumi, atëhere mund të largoheni nga faqja e preferencave të forumit.

Zona e leximit
Kur klikon një temë, postimet do të hapen në fushën kryesore, dhe ju mund të përdorni shigjetat që të navigoni nga një faqe tek tjetra. Tek preferencat e forumit, ju mund të zgjidhni se sa postime për faqe doni. Nëse nuk keni dëshirë që të uleni me ashensor poshtë, atëhere mund të zgjidhni opsionin që të shtoni ashensorin. Fusha e leximit do ti përshtatet ekranit të kompjuterit tuaj. Menuja në fillim të temës ku thotë: "Trego të gjitha postimet" mund të përdoret për të parë se kush ka postuar në atë temë, dhe gjithashtu të filtrojë postimet e bëra nga një postues specifik.

Rezervimi i temave dhe i menaxherëve
Ju mund të rezervoni një temë, dhe ajo temë do të tregohet tek "Kollaj", që leximi i ndërprerë të jetë më i lehtë për ju. Nëse ju postoni në një temë, atëhere tema do të rezervohet automatikisht.

Nëse ju rezervoni një menaxhër, çdo temë ku ai poston do të tregohet automatikisht tek "Kollaj".

Figurinat dhe firmat
Abonuesit tonë kanë mundësinë që të vënë një figurinë dhë një firmë. Nëse nuk ju pëlqejnë atëhere ju mund ti ç'aktivizoni tek preferencat e forumit. Firmat gjithashtu mund të shkurtohen, kështu që tregohen vetëm 50 shkronjat e para.

Injorimi i temave (dhe i menaxherëve)
Ju mund të injoroni temat nga menuja majtas duke klikuar ikonën X. Gjithashtu, opsioni i injorimit gjëndet në krye të çdo temë. Temat e injoruara mund të rigjënden kur futësh tek një nën-forum dhe duke shtypur "Trego temat e injoruara". Nëse keni dëshirë, mund të injoroni një menaxher dhe postimet e atij nuk do tregohen gjatë lëximit.

Për tu ditur nga anëtarët me eksperiencë
Mendojme se ju do ta keni mjaft të lehtë që të kuptoni forumin e ri. Shkurt, mund të themi se jane bërë dy ndryshime kryesore tek forumi i ri: Shikimi-i-shpejtë është integruar brënda forumit dhe sistemi i vjetër i prioritetit është përmirësuar. Renditja e forumeve në seksionin e preferencave të forumit është gjëja e parë që ne ju rekomandojmë që të bëni (mos harroni të ruani opsionin).

Më poshtë është një listë me informacion të vyer për ju:
• Do të gjeni opsionin e vjetër të shikimit-të-shpejtë në faqen kryesore dhe tek "Kollaj".
• Prioriteti i forumit (lartë/ulët) është zëvendësuar nga një sistem i ri prioriteti (me renditje) ku ju mund të rendisni forumet e juaja siç dëshironi.
• Prioriteti i temave (lartë/ulët) është zëvendësuar nga temat e rezervuara (tregohen tek "Kollaj") dhe temat e injoruara.
• Postimet e anëtarëve të rezervuar (që më përpara kishin prioritet të madh) tani tregohen veças tek "Kollaj"

Dhe nëse jeni të mësuar me designing e vjetër (me ashensor), po e përmëndim sërisht: Nëse nuk ju pëlqen të navigoni faqen (lart e poshtë) me ashensor, mund të shtoni një ashensor tek menuja dhe zona e leximit tek seksioni i preferencave të forumit.
 
Server 071