Ne përdorim cookies - ato na ndihmojnë ne për tju dhuruar juve një ekzperincë më të mirë online.
Duke përdorur faqen tonë ju pranoni që ne mund të ruajmë dhe të aksesojmë cookies në paisjen tuaj.

Bota »   Njoftimet 

Njoftimet

5-5-2009 Ndryshimi: Dhuratat për të rijntë japin kënaqësi

Te qenurit menaxher i akademisë rinore nuk ka qenë detyrë e lehtë: ndjekja e zhvillimit të lojtarëve tuaj ka kërkuar shumë mundim, të gjejë një miqësore nuk ishte shëtitje në park dhe trajneri juaj ka qenë i sëmurë me Parkinson dhe Alzheimer. E pra këto ditë kanë mbaruar tashmë.
Më lejoni të them që dhe pse ky ndryshim do e bëjë jetën tuaj të menaxherit më të këndshme dhe eksperienën rinore shumë më të mire, nuk do të thotë që momentet e mistershme do zhduken të gjitha. Të drejtosh akademinë do jetë akoma një sfidë, por do jetë më e këndshme dhe më e pëlqyeshme. Tani le të flasim rreth ndryshimeve!

Ndryshime në ngjarjet e stërvitjes dhe zbulimi i aftësive

Lajmi më i rëndësishëm në këtë azhornim është se aftësitë e lojtarit tuaj rinor mund të zbulohen. Zbulimi i aftësive bazohet në çfarë ju thotë trajneri në raportin e tij. Përpara se trajneri juaj të fillojë të tregojë nëpërmjet raportimit, ai do ju njoftoj se ka lajme speciale për disa lojtarë, për ju menaxherë që keni kënaqësinë të zbuloni vetë aftësitë e lojtarit.

Si u përmend, zbulimi i aftësive bazohet mbi atë që ju raporton trajneri juaj (dhe skauti). Ne e kemi përmirësuar raportimin si të tillë, dhe së bashku me zbulimin e aftësive trajneri juaj do ju japë informacion më të mirë duke mos pësëritur veten dhe duke i dhënë kuptim në tërësi komenteve. Këto janë detajet e ndryshimeve:

- Atëherë kur skauti juaj përmend se një lojtar është në një nivel (ose mund të arrij një nivel), aftësia do zbulohet dhe do jetë e dukshme në faqen e lojtarit. Tani e tutje ju mund ti besoni 100% trajnerit tuaj kur ai përmend një aftësi (më përpara ai mund të gabonte paksa).


- Njësoj si tani, trajneri juaj do ju raportojë aftësitë e një lojtari, pjesëtar i skuadrës, për çdo lloj stërvitje që keni zgjedhur. E reja qëndron se niveli aktual i aftësive (për lojtarët e raportuar) do shfaqet dhe do jetë e dukshme në faqen e lojtarit. Trajneri juaj do ju raportojë gjithmonë mbi një lojtar aftësitë e të cilit nuk janë zbuluar akoma, ditët e Alzheimeri-t kanë mbaruar.


- Kur trajneri ju raporton se një lojtari i ka ngelur vetëm kaq kohë derisa të arrijë potencialin e tij në një aftësi, potenciali i tij maksimal dhe aftësia e momentit do shfaqet.

- Trajneri do ju raportojë mbi ngritjen në aftësi vetëm për aftësitë e zbuluara, nëse aftësia nuk është zbuluar ai nuk do ju raportojë mbi asnjë ngritjë në aftësi. Përkundrazi, për aftësitë e shfaqura trajneri do ju raportojë çdo ngritje në të dhe ju natyrisht do jeni në gjendje ta shihni nivelin korrekt dhe të ri në faqen e lojtarit.

- Atëherë kur trajneri ju raporton se një lojtar nuk do përfitojë më nga një lloj stërvitjeje (ai ka arritur potencialin e tij në atë aftësi), aftësia e arritur dhe potenciali do shfaqen. Më tepër, në të njëjtën kohë kutia e aftësisë do bëhet e verdhë duke treguar se lojtari ka marrë gjithë stërvitjen e mundshëme në atë aftësi. Po si fundi i ditëve të Alzheimeri-t, ai nuk do përsërisë më vetveten.

- Nëse janë shfaqur si aftësia e tanishme dhe potenciali përpara se lojtari të ketë arritur maksimumin e mundshëm në atë aftësi, kutia do kthehet menjëherë e verdhë sapo ai të arrijë maksimumin (edhe sikur trajneri mos ta raportojë këtë detaj).

- Trajneri juaj nuk do organizojë më festa ditëlindjesh për djemtë, po ashtu nuk do raportojë më ndonjë ngrënie torte apo ca ngjyre ishin sytë e mamasë së lojtarit kur erdhi te ditëlindja.

Në këtë azhornim janë përshirë gjithashtu dhe rregullime të disa bug; raportimet e agresivitetit tani punojnë siç duhet po ashtu dhe problem i prezantimit kur lojtari bëhet një vit më i madh.

Rreth raporteve të mëparshme

Ky sistem është aplikuar mbrapa perdeve për rreth dy javë prandaj të gjithë ju keni disa aftësi të zbuluara tani si një surprizë të vogël. Raportet e vjetra të trajnerit/skautit nuk ndikohen nga këto ndryshime prandaj çfarë është thënë më përpara nuk ka ndikuar në zbulimin e aftësive.

Ndryshimet e ngjarjeve stërvitore, faza e dytë

Gjithashtu duam t’ju njoftojmë që ka dhe një fazë të dytë ndryshimesh për ngjarjet stërvitore. Kjo fazë do jetë më e vogël sesa kjo tani por do përfshijë disa ndryshime rreth informacionit që ju jep trajneri juaj. Arsyeja që po presim me fazën e dytë është sepse duam të shikojmë sesi do shkojë puna me këto ndryshimet e tanishme përpara se të vendosim rreth detajeve të fazes së dytë. Kjo fazë do publikohet për rreth një muaj.

Radha e miqësoreve për të rinjtë

Gjetja e një miqësoreje për të rinjtë nuk ka qenë pikërisht një shëtitje në park deri tani, por me radhën e miqësoreve, ajo do të bëhet një e tillë. Radha e miqësoreve për të rinjtë është shumë e ngjashme me radhën e miqësoreve për ekipet kryesore, ju shtoni ekipin tuaj në radhë nga faqja e sfidave dhe më pas do të gjendet automatikisht një ekip kundërshtar. Supporters mund të specifikojnë ligën apo zonat dhe gjithashtu të shfletojnë radhën për ekipet në dispozicion, ashtu siç është edhe për ekipin kryesor.

Ajo çfarë është e ndryshme në radhën e të rinjve, është se ju do të caktoni një interval kohor kur ndeshja mund të luhet, ndërsa po shtoni ekipin tuaj në këtë radhë. Atëherë, motori i kërkimit automatikisht do të zgjedhë orarin më të mundshëm të parë, kur ju dhe kundërshtari do të luani miqësoren (dhe sigurohuni që ju të dy keni kohë për të udhëtuar atje dhe nuk keni ndonjë ndeshje lige në të njëjtën ditë me miqësoren). Megjithatë, në qoftë se jeni një Supporter mund të shfletoni radhën për të parë ekipet në dispozicion dhe në këtë mënyrë ju mund të zgjidhni kohën e duhur. Radha do të zgjedhë minutën e saktë, vetëm për disa përdorues mund të shtyhet orari pak minuta me qëllim që mos të ngarkohet sistemi.

Ndryshimi i emrit të ekipit dhe stadiumit

Emri i stadiumit dhe ekipit tuaj për të rinjtë nuk kanë pse të jenë si të gdhendura në gur, tani ju mund të ndryshoni emrat e tyre sa herë ju dëshironi. Emri i ekipit mund të ndryshohet vetëm në mes të sezonit të të rinjve, por emri i stadiumit mund të ndryshohet në çdo kohë. Ju mund të ndryshoni emrin e stadiumit nga faqja (Klubi -> Stadiumi). Pagesa për ndryshimin e emrit të stadiumit dhe ekipit është sa gjysma e tarifës normale, por tifozët tuaj, nëse nuk do ta kenë problem atë që bëni ju.

Historia e skautëve

Shumë kompani rregjistrimi gabuan në fillimin e viteve 60-të kur refuzuan të merrnin The Beatles, gjë që e përjetuan me pishman të madh më vonë. Tani ju do keni mundësinë të shikoni se cilat ekipe refuzuan yllin tuaj rinor përpara se ju ta rregjistronit në ekipin tuaj (nëse e rregjistroni). Historia e zbulimit të lojtarit do tregohet te momentet mbresëlënëse të lojtarit.

Çunat e lagjes në dispozicion

Sa here që kundërshtari juaj nuk paraqitet, ju do gjeni disa çuna nga lagjja që shfaqen në mënyrë magjike për të luajtur me ekipin tuaj në një ndeshje të improvizuar. Kjo do të thotë që djemtë tuaj gjithmonë do luajnë (përderisa ju vendosni formacionin e mjaftueshëm nga ana juaj kuptohet) dhe ju nuk do “dënoheni” prej kundërshtarëve tuaj.

Ndryshimet në gjeneratat e lojtarëve

Në këtë azhornim kemi ndryshuar disi gjeneratën e lojtarëve rinorë për akademinë dhe për zbulimin nga jashtë ekipit. Këto ndryshime janë bër që lojtarët e zbuluar nga të dy sistemet të jenë të barabartë por dhe për të reflektuar më mirë atë që pritet nga portierët në ditët e sotme.

Për lojtarët e akademisë, maksimumi i aftësisë së goditjeve standarte tani do jetë shkëlqyer. Ky maksimum do jetë dhe për portierët e akademisë të cilët do marrin dhe një nivel aftësie më të mire për goditje standarte, për aftësinë e mbrojtjes dhe në përgjithësi një aftësi pritëse më të ulët.

Maksimalja e goditjeve standarte do jetë shkëlqyer dhe për sistemin e vjetër. Aftësitë mbrojtëse dhe të goditjeve standarte për portierët do jetë ashtu si ata të akademisë (nuk ka ndryshim për aftësinë pritëse). Për më tepër, mosha e portierëve në sistemin e vjetër do jetë 17-19 që tani e tutje.

Këto janë të gjitha dhuratat për tani. Si u përmend, është dhe një fazë tjetër (mjaft e vogël) për stërvitjen e cila do publikohet së shpejti. Gjithashtu kemi vënë re që do na duhet ta përmirësojmë administrimin e ligave rinore në të ardhmen, por fatkeqësisht është një punë mjaft e madhe dhe do na duhet kohë. Por tani ju sugjeroj të shikoni lojtarët tuaj rinorë sepse duhet të ketë aftësi për tu shfaqur. Një moment i çmueshëm dhe i kënaqshëm.
 
Server 070