Ne përdorim cookies - ato na ndihmojnë ne për tju dhuruar juve një ekzperincë më të mirë online.
Duke përdorur faqen tonë ju pranoni që ne mund të ruajmë dhe të aksesojmë cookies në paisjen tuaj.

Bota »   Njoftimet 

Njoftimet

7-3-2009 Ndryshimi: Përmirësimi i zemrës së lojës është hapi tjetër

1-2 vitet e fundit ne kemi punuar shumë me përmirësimin e qëndrueshmërisë së sistemit dhe zhvillimin e sitit, dhe duhet të shtojmë me sukses të madh. Tanimë Hattrick është i shpejtë dhe i qëndrueshëm, dhe sipas pyetësorit të fundit, dizenjo e re është e pëlqyer nga shumë prej jush.
Të kënaqur me ecurinë e funksionalitetit të sitit është koha të zhvendosim përqëndrimin dhe të fillojmë punën me gjënë të cilën ne e duam më shumë përsëri: Loja dhe veçanërisht zemra e saj: menaxhimi i ekipit, simulimi i lojës dhe eksperienca e ndeshjes. Gjithësesi, fillimisht, ne do vazhdojmë pastrimin e bug-eve, nisur në pranverë dhe nxjerrjen jashtë sistemit të bug-eve të vjetra.
Vitin e shkuar u përqëndruam në përmirësimin e cilësisë së sitit. Ama, do gënjeja nëse do thoja se ka qënë koha më e mrekullueshme gjatë gjithë jetës sime në Hattrick. Dua të them, ne kryesisht jemi zhvillues lojrash dhe interesi ynë kryesor është të punojmë me lojën jo me sitin. Por thënë kjo, nuk mund të injorohet fakti se gjithë kjo punë ishte e nevojshme. Për sa kohë kam luajtur Hattrick (tani më janë 11 vjet) mos funksionimi i serverave, ngadalësia e serverave dhe çdo lloj tjetër problemi teknik na ka munduar së tepërmi ne Hattrickërs. Nuk kishte më kohë, ne donim ta zgjidhnim një herë e mirë përgjithmonë. Ne të gjithë (dhe ju veçanërisht) meritojmë të kemi një sit të shpejtë dhe të qëndrueshëm mbas gjithë këtyre viteve, dhe për ne, pjesë e ekipit HT, nënkupton se mund të përqëndrohemi në përmirësimin e lojës pa patur nevojën e mbikqyrjes të sitit këtej e tutje. Nuk besoj se ja keni idenë çfarë çlirimi është (ama një gjurmë: është o ferr ose çlirim).

Dizenjo e re e kënaqshme
Dizenjoja e re ishte përfundimi i projektit për përmirësimin e sitit, dhe më duhet ta them ndihesh mire kur ngjan bukur. Duke u bazuar dhe në pyetësorin e fundit shumica dërrmuese juaj është e kënaqur me dizenjon e re. 523 000(!) ju përgjigjën pyetësorit dhe rreth 80% u përgjigj se ishin të kënaqur ose shumë të kënaqur me të. Vetëm 6% tha se nuk ishin. Më të pëlqyerat ishin stili i ri grafik dhe imazhet e sitit, po ashtu Supporter-at pëlqyen opcionet e reja së tepërmi (gjëja më e pëlqyer përmes Supporter-ave). 8% tha se hasën probleme teknike, një rezultat i cili është disa herë më i mirë se ai i 2006 (18% ato kohë) por absolutisht aspak i kënaqshëm.

Pastrimi i mbetjeve fillimisht…
Edhe pse siti është i shpejtë dhe i qëndrueshëm tanimë, akoma kemi disa “probleme teknike” të mërzitëshme në sistem : aka bugs. Përgjatë pranverës njëri prej synimeve kryesore ishte pastrimi i këtyre mbetjeve të bug-eve të vjetra, akademia rinore dhe arritjet kryesore janë dy zona dy shëmbuj të kësaj pune. Do vazhdojmë këtë punë përgjatë verës për të larguar këtë maçok të lagur nga gjunjët tonë, dhe sigurisht nuk do e lejojmë të rikthehet përsëri edhe mbas verës.

Kryesisht falë Stage-it (zona jonë e testimit me 5000 Hattrickers) opcionet e reja janë pa bug sot, dhe vazhdojmë ta mendojmë përmirësimin e Stage dhe rutinën tonë për ta bërë akoma më efikas atë. Dhe ato bug-e që kalojnë pa i vënë re do kenë një prioritet më të lartë në punën tonë të përditshme këtej e tutje. Gjëja më e mirë do ishte mos kemi asnjë bug ose probleme të tjera, por na duhet të jemi realist: Punojmë në një ambient live dhe mbajmë funksional një database live tmerrësisht të madh; disa probleme fatkeqësisht janë të paevitueshme. Por ne do vëmë gjithë forcat tona për ti mbajtur në minimum, dhe do ndërhymë menjëherë kur ato ndodhin. Si përfundim, ne shpresojmë se gjithë ju do keni një “eksperiencë teknike të Hattrick” akoma më të mirë.

…dhe atëherë përqëndrohemi tek zemra e lojës
Si thashë në fillim: interesi ynë kryesor është zhvillimi i lojës, dhe, ekzaktësisht, ky do jetë synimi ynë kryesor përsëri. Ne jemi veçanërisht të interesuar të kthehemi tek rrënjët tona dhë të përmirësojmë zemrën e lojës; në mënyrë të veçantë simulimi i lojës dhe menaxhimi i ekipit – dhe eksperienca juaj e lojës nga të dyja këto zona. Po ashtu, nga rezultatet e pyetësorit ishte e qartë se janë këto zona ku, sipas jush, ne duhet të përqëndrohemi – Jam i lumtur kur jemi dakort!

24% e të intervistuarve dëshiron prej nesh të përqëndrohemi në simulimin e ndeshjes për shëmbull, dhe pas saj menaxhimi i ekipit mori më shumë vota e ndjekur nga zona që preknin këto (feedback nga ndeshjet, tregu i shit-blerjeve dhe taktikat). Më pak të dëshiruarat ishin komuniteti (1%) dhe përmirësimi i sitit (3%), mbase jo aq e çuditshme nëse marrim parasysh se ato zona ishin përqëndrimi kryesor.

Rezultate të tjera nga pyetësori janë se gati të gjithë (97%) thonë se do jenë duke luajtur Hattrick mbas një viti (dhe shumica mendon se do ja rekomandoj një shoku), zëvëndësimet kanë përmirësuar lojën (vetëm 6% thonë jo) dhe gjithashtu morëm informacion të vyer se si ju garoni (përdoruesit më tepër përpiqen të ndërtojnë një skuadër të forte për të ardhmen sesa te ngritja këtë ose sezonin tjetër (edhe nëse pjesa dërrmuese thotë se synojnë atë gjithashtu)). Një tjetër rezultat interesant është se shumë e vlerësojnë shpejtësinë e zhvillimit të lojës ok, dhe nëse të intervistuarti thonë ndonjë gjë është shumë e avashtë. Ndonjë herë duke lexuar forumin mund të marrësh ndjenjën e të kundërtës (por sigurisht, mund të jenë arsye të tjera po ashtu).

Falenderojmë gjithë ju që ju përgjigjët pyetësorit tonë. Është tepër e vyer marrja e feedback nga gjithë ju në këto zona (duke ja shtuar feedback-ut që marrim nga forumet dhe vende të tjera). Nuk është i vyeshëm vetëm kur marrim vendime mbi atë që duhet të bëjmë tani, rezultatet janë po aq të rëndësishme kur kthejmë kokën pas dhe krahasojmë këto rezultate me ato të pyetësorëve që ndjekin. Sepse ne do ti ndjekim këto pyetësor për të qënë të sigurtë se jemi në binarët e duhur.

Pse vëmë dorë në zemrën e lojës?
Pyetja është aktualisht pak e çuditshme, do ishte më tepër e habitshme nëse ne nuk do ndërhynim në pjesët më të brëndëshme të lojës gjatë gjithë përjetësisë. Por, si mund të ketë njerëz të cilët mendojnë se disa pjesë të Hattrick janë të shenjta (ose të paktën duhen shtuar në listën botërore të trashëgimisë së UNESCO-s) dhe nuk duhen ndryshuar asnjëherë, unë duhet të them se, nëse duam ta përmirësojmë eksperiencën e lojës në përgjithësinë e saj, ne gjithashtu, duhet të vështrojmë në thelbin e saj. Paraqitja është e rëndësishme, por zemra është ajo që ka rëndësinë më të madhe në eksperiencën e lojës dhe ne nuk mund ta injorojmë këtë. Për shëmbull, ne mendojmë se, perceptimi nga përdoruesit që pesha e random-it është shumë e madhe, është një problem. Edhe nëse nuk është vetëm prej random-it në vetvete (feedback nga ndeshja më i mire gjitashtu është i rëndësishëm) ne nuk mund ta zgjidhim këtë problem 100% pa vënë dorë aktualisht në zemrën e lojës. Nga ana tjetër, ne kemi ca herë kur motorri i lojës është tepër i parashikueshëm, gjë e cila vret pak kënaqësinë gjatë shikimit të ndeshjes.

Sinqerisht nuk ka arsye pse të na zërë lemza për këtë. Loja nuk do ndryshojë radikalisht brënda natës dhe rregulli ynë i artë gjithmonë ka qënë (dhe gjithmonë do të jetë) “mbaje të thjeshtë”. Ne fortësisht besojme se mund të bëjmë ndryshime të vogla, por me një efekt revolucionar – dhe natyrisht me efektin e dëshiruar.

Kryesisht zemra, por jo vetëm zemra
Mendoj ja vlen ta rikujtoj se edhe pse zemra e lojës do jetë synimi ynë kryesor, kjo s’do të thotë që do harrojmë të kujdesemi për sitin, komunitetin dhe gjera të tjera. Kështu që mos jeni të habitur nëse ne për shëmbull shtojmë diçka të re te siti, shtojmë një opcion të ri për komunitetin ose ndonjë gjë tjetër – sepse ajo do ndodhë edhe nëse synimi ynë kryesor është tjetër gjë. Dhe natyrisht, ne do mbajmë nën vëzhgim sistemin e serverit për të siguruar vazhdueshmërinë e shejtësisë dhe qëndrueshmërisë së situatës së tanishme.

Ku po shkojmë
Ne nuk do futemi në detaje mbi atë që do ndodhë ose çfarë zonash do ndryshohen (dhe ju lutemi mos pyesni as në forume, ne nuk do japim asnjë detaj). Por duam t’ju informojmë cili është vizioni ynë dhe ku duam ta çojmë Hattrick, dhe gjithashtu duam që ju të jeni të lajmëruar se si mund të ndikojë në jetën tuaj si menaxher i ekipit tuaj. Një editorial mbi këtë do postohet javës tjetër. Është më mirë të dalë më vete sepse është një nga ato gjërat për të cilat ja vlen ti lexosh përsëri edhe në të ardhme, dhe së dyti unë nuk dua të përziej këtë editorial me informacione kaq të rëndësishme. ;)
 
Server 070