Ne përdorim cookies - ato na ndihmojnë ne për tju dhuruar juve një ekzperincë më të mirë online.
Duke përdorur faqen tonë ju pranoni që ne mund të ruajmë dhe të aksesojmë cookies në paisjen tuaj.

Bota »   Njoftimet 

Njoftimet

12-7-2009 Ndryshimi: Motori i ri i lojës: Më shumë rezultate të ekuilibruara dhe dy taktika te rregulluara

Në një editorial të mëparshëm këtë vit, ne parashtruam planin tonë për zhvillimin e Hattrick, duke premtuar përmirësime në eksperiencën me motorrin e lojës. Që atëherë ne kemi qënë duke punuar vetëm mbi të. Sot ne ju paraqesim një azhornim madhor të vetë simulimit të lojës.

Ky motorr i ri i lojës kryesisht merret me shpërndarjen e rasteve, si krijohen dhe shpërndahen rastet në fushë. Gjithashtu përmban ndryshime të rëndësishme për taktikat e kundësulmit dhe presingut.

Motorri i ri do përdoret në miqsoret deri në fund të këtij sezoni, dhe në gjithë ndeshjet e të rriturve duke nisur nga sezoni tjetër.
Qëllimi ynë me këtë motorr loje ka qënë ulja e varibilitetit (atë çka disa do e quanin random) por gjithashtu bërja e motorrit të lojës më të ekuilibruar. Meqë çdo ndryshim duhet të ndjekë parimet tona të Hattrick (të shpjeguara përbrënda editorialit të korrikut), dhe kur vjen puna tek motorri I lojës është veçanërisht e rëndësishme për ne ti mbajmë gjërat sa më të thjeshta.
Ky version i ri i motorrit të lojës kryesisht merret me mënyrën si krijohen dhe shpërndahen rastet midis ekipeve në fushë. Duke ndryshuar mënyrën si funksionon, ne bëjmë Hattrick më të ekuilibruar – me ndeshjë më të forta dhe emocionuese, dhe më pak rezultate “ekstreme” të cilat janë të vështira të sqarohen. Përfshihen në këtë motorr të ri dhe ndryshime në taktikat e kundërsulmit dhe presingut, të sqaruara më poshtë.

Simulimi i ri i ndeshjeve
Brënda motorrit të ri ne do zëvëndësojmë disa nga rastet ekzistuese – ato që fitohen në kurriz të ekipit tjetër – me disa të një tipi të ri, që janë eskluzive për secilin ekip. Mesfusha juaj përsëri duhet të garoj me mesfushën e kundërshtarit dhe “të fitoj” rastet me synim kthimin e tyre në raste shënimi (njësoj si rastet e vjetra). Por nëse mesfusha juaj nuk i fiton rastet, nënkupton vetëm që rasti është i humbur. Kundërshtari juaj asnjëherë nuk mund të marrë rastet tuaj eskluzive dhe ju asnjëherë nuk do merrni rastet e kundërshtarit.

Kjo nënkupton se disa nga rastet në një ndeshje janë “të hapura” për të dyja ekipet dhe disa nga rastet mund të merren vetëm nga ju (dhe disa vetëm nga kundërshtari juaj). Numri eskluziv i rasteve është i njëjtë per të dy ekipet.

Gjithashtu kjo nënkupton se nuk do ketë më një numër fiks rastesh normale në një ndeshje (por ekziston një minimum dhe një maksimum), sepse mund të ndryshoj në vartësi të sa rasteve eskluzive janë kthyer në raste shënimi.

Arsyet për një motorr të ri
Sot, dy ekipet në fushë ballafaqojnë vlerat e mesfushës në garimin për marrjen e rasteve potenciale për shënim. Siç e dini, këto raste janë të kufizuara dhe “të hapura” për të dy ekipet, gjë e cila nënkupton se një rast i fituar nga një ekip është një rast i humbur për ekipin tjetër.

Kjo është shumë llogjike, por krijon disa efekte të padëshiruara. Pikë së pari, meqë kemi vetëm 10 raste normale në lojë, edhe vetëm një kufir i ulët në numrin e rasteve të fituara (6-4) i jep një ekipi 50% më shumë shanse të shënojë (dhe kufiri tjetër minimal (7-3) i jep një ekipi 133% raste më shumë). Ngjarjet e veçanta mund ta përmbysin këtë, por ne pëlqejmë që rastet normale të mund të ndahen sa më afër-baraz (si 5-4).

Sistemi i tanishëm gjithashtu nënkupton që variabiliteti – rangu i mundësive potenciale në një lojë – është shumë i lartë. Sot, ekipi më i fortë fiton në përgjithësi aq shpesh sa në futbollin e vërtetë. Por, krahasuar me futbollin e vërtetë, kemi më pak barazime në Hattrick dhe më shumë fitore të thella (në të kundërt humbje).

Opcionet e zemrës së motorrit të ri
Motorri i ri merret me “problemet” thënë më sipër. Dikush mund të thotë se motorri i ri aktivizon këto “opcione” të reja:

- Afër-baraz ndarje rastesh (si 5-4 për shëmbull)
- Ulje variabiliteti; më shumë ndeshje të ekuilibruara dhe më pak rezultate ekstreme
- Eksperiencë më e mirë e live, meqë nuk do dini sa sulme do ndodhin
- Përkujdesje më e mirë për taktikat e kundërsulmit dhe presingut (detajet më poshtë)

Tani, ja vlen të rikujtohet se variabiliteti është ulur dhe do shohim më pak rezultate “ekstreme” këtej e tutje, por nuk do të thotë se nuk do ketë rezujtate surprizë aspak. Sepse do ketë. Dhe jam i sigurtë që do ketë akoma tema në forum mbi humbje vërtet të pamerituara dhe rezultate ekstreme gjithashtu, e mbase po aq sa sot.

Është shumë e zakonshme për ne qënie njerëzore të vëmë re çfarë s’është normale (si rezultatet ekstreme), por nuk vëmë re çdo gjë që është normale. Pak a shumë 1 milion ndeshje luhen çdo javë, disa rezultate surprizë është normale të ndodhin – edhe pse do ketë më pak se më parë. Gjithsesi, është thjesht e pamundur për ne të dimë sa shumë do ndryshojë perceptimi i uljes së variabilitetit nga ana juaj. Natyrisht, ne shpresojmë ta ndjeni por, me të vërtetë nuk mund të themi në ç’shkallë.

Edhe pse i biem rrotull, rezultatet surprizë janë pjesë e futbollit të vërtetë dhe mbase ajo çka e bën aq shumë tërheqës. Kështu që, natyrisht duhet të ketë surpriza në Hattrick po ashtu. Skuadra më e fortë, thjesht nuk është e garantuar të fitojë çdo ndeshje – por ekipi më i fortë në një seri zakonisht përfundon i pari. Detyra juaj si një manaxher, tani dhe në të ardhmë, është thjesht të bëni gjithshka çfarë keni në dorë për të rritur mundësitë tuaja për fitim.

Një ndryshim madhor, ama asnjë ndryshim madhor
Ky simulim i ri i ndeshjes me të vërtet është një ndryshim madhor, dhe është po ashtu një ndryshim në zemrën e motorrit. Por akoma dikush mund të thotë që nuk është ndryshim madhor aspak. Gjithë mekanizmat që e përbëjnë janë akoma të njëjtët – për të shënuar një gol akoma do ju duhet të fitoni betejën e mesfushës për atë rast dhe më pas të mundni mbrojtjen kundërshtare, si zakonisht.

Siç u përmënd, synimi ynë me këtë motorr të ri është ta bëjmë Hattrick më të ekuilibruar – asgjë tjetër. Ama, ne nuk duam dhe nuk presim një ndikim të madh në ndeshjet (përceç se më shumë ndeshje të ekuilibruara dhe emocionuese, dhe më pak rezultate ekstreme, natyrisht). Kështu pra, nga perspektiva e një loje ky është një ndryshim madhor por, nga perspektiva e një menaxheri nuk është madhor.

Ndryshimet e kundësulmit dhe presingut
Sot shanset e marrjes së një kundërsulmi ulen mbas çdo kundërsulmi që ju është dhënë (e njëjta gjë për presingun). Kjo ka bërë gati të lehtë marrjen e një ngjarjeje të tillë por, shumë të vështirë marrjen e disave.

Në motorrin e ri, shansi për të marrë një kundërsulm (ose të ndaloni një sulm nëpërmjet presingut) është pak a shumë i njëjtë gjatë gjithë ndeshjes. Motorri e ndryshon shumë pak atë shans në vartësi të aftësisë në taktikë dhe të sasisë së ngjarjeve që ju keni marrë më parë gjatë ndeshjes. Në përgjithësi kjo nënkupton se shanset që të merrni shumë ngjarje kundërsulmi/presingu janë rritur por, po ashtu janë ato që mos merrni asnjë.

Për të dy taktikat, niveli i aftësisë në taktikë do bëhet akoma më i rëndësishëm, nivele shumë të larta do ju japin rezultate më të mira (dhe nivele të ulta do ju japin rezultate më të këqija). Gjithashtu, duhet theksuar se presingu është bërë më i fuqishëm se më parë (por jo për nivele shumë të ulta në taktikë gjithsesi), nëse ekipi juaj është i mirë në presing, në përgjithësi, ju do ndaloni më shumë sulme tani e tutje.

Të dy taktikat ndikojnë mbi gjithë rastet normale (si ato të hapura dhe ato eskluzive) në motorrin e ri.

Motorri i ri hyn në fuqi sezonin tjetër
Siç u tha në fillim, motorri i ri do përdoret gjatë miqsoreve deri në fund të këtij sezoni dhe në gjithë ndeshjet e të rriturve nga fillimi i sezonit tjetër. Ekipet rinore do vazhdojnë të përdorin motorrin e vjetër rinor.
 
Server 070