Ne përdorim cookies - ato na ndihmojnë ne për tju dhuruar juve një ekzperincë më të mirë online.
Duke përdorur faqen tonë ju pranoni që ne mund të ruajmë dhe të aksesojmë cookies në paisjen tuaj.

Bota »   Njoftimet 

Njoftimet

10-5-2010 Ndryshimi: Diçka përreth sezonit tjetër

Ne do kemi një fund sezoni të qetë kësaj rradhe. Dy gjërat e vetme që do ndodhin janë njoftuar sezonin e kaluar e për të cilat ju kemi folur:

- Heqja e stërvitjes E Përgjithshme
- Rregullimi I rrogave për lojtarët e vjetër

Do gjeni gjithë detajet më poshtë, po ashtu dhe ca gjëra të tjera dhe njoftime përmirësimi.
Kur fillova të luaja Hattrick në 1998 e për ca vite të tjera më pas, zotërimi i lojtarëve më të vjetër se 26 quhej marrëzi dhe stërvitja E Përgjithshme një humbje kohe. Sot është e kundërta, ku një strategji e mire është patja e lojtarëve të vjetër (të cilët janë jo të shtrenjtë dhe me rroga të ulta) dhe stërvitja e tyre në mënyrë konstante në E Përgjithshme për të mbajtur formën e tyre lart.
Aktualisht, kjo strategji ka qënë shumë e fuqishme.

Edhe pse unë e gjej pak zbavitëse që stërvitja E Përgjithshme ka bërë një udhëtim nga i padëshiruar në të dëshiruar, më duhet të them se përdorimi i lojtarëve të vjetër është një strategji superiore dhe është po aq e bukur sa vlerësimi i lojtarëve 26 vjeçar si të vdekur. Nuk është aspak komike.

Përdorimi i lojtarëve të vjetër do të vazhdojë të jetë një zgjedhje praktike, por me këto dy ndryshime për sezonin e ardhshëm ne do të zvogëlojmë efektin e kësaj strategjie që mbizotëron aktualisht. Siç kemi thënë shumë herë më parë, duhet të jenë shumë mënyra për rrugën drejt suksesit, por asnjëri prej tyre nuk duhet të jetë superior.

Heqja e stërvitjes E Pergjithshëm
Në fillim të sezonit të ardhshëm ju nuk do të jeni në gjendje të stërvisni E përgjithshme, ju do të duhet të zgjidhni një tjetër mundësi stërvitje. Ndërsa neve na pëlqen ideja që menaxherët të jenë në gjendje për të ndikuar formën e lojtarëve në ndonjë mënyrë, kjo nuk duhet të jetë e mundur për tu bërë vazhdimisht jave pas jave. Tani për tani ne do të heqim këtë opsion, por ajo mund të kthehet në një tjetër formë në të ardhmen.

Në lidhje me formën Shkëlqyer
Për disa kohë nuk ka qenë e mundur arritja e formës shkëlqyer, pa stërvitjen E Përgjithshme. Kjo tani do të ndryshojë, duke bërë të mundur që të arrihet forma shkëlqyer përsëri.

Rregullimi i rrogave për lojtarët e vjetër
Ne do të rrisim rrogat për lojtarët e vjetër (=29 ose më të vjetër) në dy hapa. Hapi i parë është për sezonin e ardhshëm, dhe i dyti do të vijë sezonin pasardhës. Tani, kjo nuk do të thotë që çdo lojtar do të marrë një pagë më të lartë. Lojtarët e vjetër do të marrin vetëm një "zbritje moshe" më të ulët se zakonisht në azhornimin e ardhshëm të rrogave të tyre (në ditëlindjen e tyre).

Sezonin tjetër lojtarët që shkojnë 29-36 vjeç “vetëm” do të ulin rrogën e tyre rreth 10%, pavarësisht se sa i vjetër ai është. Në qoftë se paga e një lojtar është 100.000 para ditëlindjes së tij, pas saj ajo do të jetë rreth 90,000.

Në hapin e dytë, në sezonin pas sezonit të ardhshëm, lojtarët që shkojnë 29-36 vjeç përsëri “vetëm” do të ulin rrogën e tyre rreth 10% kur ata bëhen një vit më të vjetër. Lojtari i mësipërm do ti ulet paga e tij nga rreth 90.000 në rreth 81.000.

Zbritje e rrogës nga mosha pas këtyre dy hapave
Pas këtyre hapave, zbritje vjetore prej moshës do të jetë 10% e rrogës “normale” të lojtarit (=Paga para ndonjë zbritjeje të moshës). Për ta ilustruar:

Adam Adams është 28 vjeç dhe paga e tij është 80.000. Kur ai bëhet 29 vjeç ai do të marrë zbritjen e parë prej moshës dhe paga e tij do të ulet 10% (8.000), që do të thotë paga e tij e re do të jetë 72.000. Kur ai të bëhet 30 paga e tij do të ulet përsëri 10% të pagës së tij normale, dhe paga e tij e re do të jetë 64.000.

Bert McBerti është 32 vjeç dhe paga e tij e tanishme është 30.000. Me që ai është 32, ai tashmë ka marrë 4 herë zbritje moshe , kështu që paga e tij e tanishme është 60% të pagës së tij normale – duke bërë pagën e tij normale 50.000. Kur Berti të bëhet 33 ai do të ulë pagën e tij 10% nga paga e tij normale, që do të thotë paga e tij e re do të jetë 25.000.

Zbritje e fundit prej moshës do ti jepet për një lojtar kur ai bëhet 37. Vini re se çdo ndryshim aftësie ndikon në pagën normale të një lojtari, dhe kështu edhe zbritje prej moshës.

Sistemi i Stafit të ardhshëm
Në editorialin e sezonit të fundit kam shkruar disa fjalë për sistemin e stafit të ri i cili aktualisht është duke u hartuar. Krejt logjikisht shumë veta u bënë kurioz për kur ajo do të futet. Edhe pse unë nuk mund t'ju jap ndonjë datë të caktuar, lajmet e mëposhtme mund të shuajnë disa nga kurioziteti tuaja:

Sistemi i ri i stafit është reforma tjetër më e madhe që do kryhet. Me së afërmi, sistemi i ri i stafit mund të hyjë në fuqi sezonin pas këtij që vjen. Do ju mbajmë të azhornuar.

Lajme për zhvillim të përgjithshëm
Ne jemi vendosur tani në Malmö dhe jemi aktualisht në ngritjen e organizimit tonë të ri. Do të marrë disa kohë për të kapur ritmin, dhe kjo është pjesërisht një përgjigje për pse ne nuk mund të caktojmë një datë ekzakte për sistemin e stafit të ri ende. Është thjesht e vështirë për të thënë se sa ne do të jemi në gjendje të punojmë gjatë kësaj vjeshte.

Ne gjithashtu duam të qëndrojmë urtë me ndryshime të mëdhaja për lojën, pjesërisht për shkak se kohët e fundit kemi bërë disa ndryshime të mëdhaja dhe ka kuptim të plotë të lejohen që këto gjëra të adaptohen më parë. Dhe pjesërisht për shkak se ne kemi projekte të tjera të hapura (jo gjëra rrënjësore për lojën) me të vërtetë ne duam ta mbyllim tani para se të fillojnë ndonjë të re.

Gjatë kësaj vjeshte mbyllja e këtyre projekteve të hapura (si CHPP për shembull) do të jetë prioritet, dhe ne do ti japim edhe një vëmendje shtesë për rregullimin e gjërave më të vogla të cilat shpesh janë vënë në pritje për gjëra të tjera "më të rëndësishme".
 
Server 071