Ne përdorim cookies - ato na ndihmojnë ne për tju dhuruar juve një ekzperincë më të mirë online.
Duke përdorur faqen tonë ju pranoni që ne mund të ruajmë dhe të aksesojmë cookies në paisjen tuaj.

Bota »   Njoftimet 

Njoftimet

11-8-2010 Ndryshimi: CHPP 2.0 hap dyert e saj

Ka diçka më shumë se vetëm loja në faqen internet brenda Hattrick dhe shëmbulli më i mirë janë programet e shkëlqyera dhe faqet internet krijuar nga komuniteti për komunitetin. Sot është koha e njoftimit të parakohshëm të rihapjes së programit tonë CHPP për zhvillimin e produkteve nga pjesë të treta. Kjo nënkupton mundësi të mëtejshme për zhvilluesit, dhe zhvillues të rinj mund të fillojnë programimin e aplikacioneve të reja për herë të parë mbas shumë vitesh. Kjo do sjellë po ashtu strumente të reja për ju si përdorues. Ne po ashtu do fusim një mënyrë të re dhe të sigurtë për leximin e të dhënave të ekipeve tuaja nga programet CHPP.
Që nga ditët e hershme të Hattrick-ut, përdoruesit kanë ndërtuar programet e tyre dhe faqet e internetit për të fituar më shumë përvojë për Hattrick-un. Që prej viteve 90, për këto mendje krijuese ne kemi ofruar mënyranpër të shkarkuar të dhënat e ekipit në mënyrë që ai mund të jetë më mirë i organizuar dhe analizuar. Si u rrit Hattrick-u, kështu u rrit dhe kërkesa për programe ndihmëse menaxhimi, faqet e inernetit për statistika, numri i shikuesve live dhe të gjithë të tjerat. Në 2001, ne filluam një rrjet formal për zhvilluesit të cilën ne e quajtëm CHPP, për mundësuesin e Produktit te certifikuar të Hattrick-ut. Si Hattrick-u u rrit ashtu edhe CHPP, dhe ajo që kishte qenë fillimisht një mënyrë për ne që të përqëndrohet në faqen kryesore, duke lejuar përdoruesit të ndërtojnë të gjitha gjërat që ne nuk kemi kohë, përfundimisht u bë mjaft e madhe vetëvetiu. Në 2006 ne vendosëm që përkohësisht të mbyllim CHPP për aplikimet e reja - një mbyllje e përkohshme që përfundoi me katër vite të gjata.

Programi i CHPP ka mbetur një pjesë e rëndësishme e përvojës së Hattrickut, e gëzuar nga dhjetëra mijëra nëse jo qindra mijëra përdoruesve. Për këtë ne jemi shumë të lumtur për të njoftuar CHPP 2.0, një rifillimi i rrjetit, e cila do të përfshijë lajmet e mëposhtme:

* Të gjitha programet CHPP do të fillojë duke përdorur një skemë të re autentike, kur ata të hyjnë në ekipet e përdoruesve. Në këtë sistem, ju si përdorues do të qëndroni gjithmonë në kontroll të kërkesave të CHPP te cilat janë në gjendje për të hyrë në ekipin tuaj dhe çfarë të dhënash ata mund të shohin. Nuk do të jetë e nevojshme për të ndarë kodin e sigurisë me zhvilluesit e CHPP -të gjitha lejet jepen brenda Hattrick. Programet ekzistuese të CHPP i janë dhënë 6 muaj për të ndryshuar në sistemin e ri.

* Portali i ri CHPP do të bëjë më të lehtë për të gjetur aplikimet dhe shërbimet që janë të drejtë për ju. Ajo gjithashtu i jep mundësi më të mira zhvilluesve të CHPP për të promovuar punën e tyre brenda Hattrick.

*Ne jemi duke bërë të dhëna të reja XML në dispozicion për zhvilluesit e CHPP, që do të thotë opsione të reja për ju. Gjithashtu do të jetë e mundur për të përdorur faqen e CHPP për menaxhimin e ekipit tuaj nëpërmjet aplikimeve të jashtme. Një hap i parë është marrë nga aplikimit jonë në Facebook, ku ju tani do të jeni në gjendje të kërkoni dhe të organizoni miqësore.

* Ne kemi azhornuar politikave dhe rregullat tona në lidhje me CHPP, për të bërë gjithë procesin të përshtatshëm për zhvilluesit si dhe veten. Rregullave të qarta, më pak vonesa, më pak kufizime në atë që mund të zhvillohet (aplikimi në celular tani janë të lejuara!), dhe më e lehtë për të ndjekur ato pak programe që nuk ndjekin rregullat.

* E fundit por jo më pak, me rihapjen e CHPP ne angazhohemi për të mbajtur përmirësimin e rrjetit CHPP, se ne mendojmë se është një aspekt fantastik i komunitetit Hattrick. Ne me të vërtetë duam të inkurajojmë idetë dhe projektet e reja pasi kjo mund të ndihmojë për ta bërë më emocionuese Hattrick. Dhe për ato prej jush që ende nuk e kanë zbuluar CHPP, bëjeni tashti - tashmë ka shumë aplikime të mira në dispozicion, dhe më shumë do të vijnë.
 
Server 071