Ne përdorim cookies - ato na ndihmojnë ne për tju dhuruar juve një ekzperincë më të mirë online.
Duke përdorur faqen tonë ju pranoni që ne mund të ruajmë dhe të aksesojmë cookies në paisjen tuaj.

Bota »   Njoftimet 

Njoftimet

10-3-2011 Ndryshimi: Besnikëria e Lojtarit

Në botën e Hattrick, lojtarët në të vërtetë nuk janë kujdesur për cilën ekip ata janë duke luajtur ose nëse janë transferuar shumë herë midis ekipeve. Dicka e tillë është pak e çuditshme në qoftë se ju mendoni rreth saj! Në jetën e vërtetë duhet një kohë për një lojtar për të njohur klubin dhe lojtarët e tjerë - por kur ai është vendosur në klub edhe ai fillon të luajë pak më mirë.

Nga fillimi i sezonit të ardhshëm ne do të shtojmë një koncept të ri të lojës: Besnikërinë.

Mbajtja e lojtarëve tuaj për një periudhë më të gjatë kohore do t'i bëjë ata më të bashkangjitur dhe besnik ndaj ekipit tuaj, e cila nga ana e vetë do të ndikojë pozitivisht performancën e tyre në fushë.
Me besnikëri ne duam ta bëjmë më të dobishme për të mbajtur lojtarët gjatë një periudhe më të gjatë kohore, dhe për të promovuar zgjedhjen e karrierës për të ndërtuar ekipin tuaj rreth lojtarëve të rritur në akademinë tuaj.

Ky koncept do të futet gradualisht për dy sezonet e ardhshme. Lojtaret do të marrin gjysëm efekti bonus në sezonin e ardhshëm dhe pastaj fuqi të plotë nga sezoni tjetër (duke filluar në shkurt).

Tani në detaje. Ka dy lloje të ndryshme të besnikërisë:

Bonus i besnikërisë së lojtarit
Për çdo ditë që do të mbani një lojtar në ekipin tuaj, ai do të marrë pak më shumë besnikëri ndaj ekipit tuaj. Dhe sa më e lartë besnikëria që ai merr, aq më mirë ai do të luajë.

Besnik fitohet shpejtë në fillim, pastaj më e ngadalshme me kalimin e kohës. Besnikëria maksimale arrihet pas tre sezonesh, por gjysma e asaj arrihet pas 12 javësh.

Bonusi Maksimal: +1 aftësi në të gjitha nivelet (përjashto rezistencën), pas 3 sezoneve (336 ditë).

Shëmbull: Tommy Wright është një playmaker mirë me mbrojtje pranueshëm, dhe ai ka besnikërinë maksimale (hyjnore). Ai do të performojë sikur ai ishte një playmaker i shkëlqyer me mbrojtje të mirë (dhe kjo do të reflektohet në vlerësimin e tij të yjeve).

Niveli i besnikërisë një lojtari do të tregohet në faqen e lojtarit (e dukshme për të gjithë), duke përdorur të njëjtën shkallë emërtimi si aftësia e lojtarit. Kur një lojtar arrin besnikërinë hyjnore ai merr bonus të plotë. Lojtarët tuaj të rinj nga akademia fillojnë me besnikëri hyjnore.

Ju lutem vini re se një lojtar humb besnikërinë e tij për klubin tuaj, nëse keni shitur atë në një tjetër klub. Pra, nëse ju më vonë do ta ri-bleni atë, ju duhet të ndërtoni besnikërinë e tij nga e para përsëri.

Bonusi i Klubit Nënë
Lojtarët që luajnë për klubin e tyre nënë, të tilla si lojtarët tuaj të akademisë, dhe kanë bërë këtë me gjithë karrierën e tyre gjithmonë japin pak shtesë në fushë, pasi ato kanë një vend të veçantë për klubin në zemrat e tyre.

Bonusi: +0.5 aftësive të të gjitha niveleve (përjashto rezistencën).

Lojtarët që kanë luajtur për klubin e tyre nënë gjithë karrierës së tyre do të tregohen me një ikonë në faqen e tyre. Ju lutem vini re se çdo lojtarë i ri që ju keni shitur dhe pastaj ri-blerë nuk do të marri këtë bonus.

Fitimi i të dy Bonuseve
Eshtë krejtësisht e mundur që një lojtar të marrë dy bonuse. Pra, kur ju të promovoni një lojtar të ri (që natyrisht nuk ka rëndësi cilin sistem të të rinjve ju përdorni) për skuadrën tuaj tëparë, ai do të marrë një bonus nivelin 1,5 të aftësive për të gjitha aftësitë (duke përjashtuar rezistencën) deri sa ta shisni atë.

Historia e lojtarëve tuaj ka rëndësi
Historia e lojtarëve tuaj ka rëndësi në klub kur ky ndryshim të jetë lëshuar, kështu që çdo lojtar që ka qenë në ekipin tuaj për 3 sezonet e fundit (ose më shumë) do të marri bonusin e besnikërisë hyjnore nga fillimi i sezonit të ardhshëm.

Ekipet Kombëtare dhe Besnikëria
Nuk ka shpërblime besnikërie për ekipet kombëtare, kështu që çdo bonus besnikërie nuk zbatohet në ndeshjet e ekipit kombëtar.

Statusi i Stafit të ri
Për të përfunduar këtë editorial kemi një azhornim të shkurtër mbi sistemin e stafit të ri. Siç ju thashë në editorialin tim të fundit në 29 Qershor, kemi filluar duke punuar në sistemin e stafit të ri gjatë këtij sezoni, por në atë kohë ne nuk e dinim nëse kjo do të jetë gati për të dalë në Tetor. Tashti e dijmë: sistemi i stafit të ri është në progres, por fatkeqësisht ai nuk do të jetë gati për të dalë në fund të këtij sezoni.
 
Server 071