Ne përdorim cookies - ato na ndihmojnë ne për tju dhuruar juve një ekzperincë më të mirë online.
Duke përdorur faqen tonë ju pranoni që ne mund të ruajmë dhe të aksesojmë cookies në paisjen tuaj.

Bota »   Njoftimet 

Njoftimet

2-20-2017 Ndryshimi: Roadmap i Pranverës: Urdhërat, Stërvitja dhe të tjera

Me pritje të madhe po nisim fazën e parë të zhvillimit për këtë vit! Kemi shumë plane pët pranverën dhe pjesën e parë të verës: kemi vënë re që Hattrick ka mundësi të rritet sërish si lojë - dhe mbi të gjitha, kemi përvjetorin e 20-të në Gushtin e këtij viti.
Në këtë roadmap do përqëndrohemi në dy faqe thelbësore të lojës - faqja e urdhërave e ndeshjes dhe faqja e stërvitjes. Si në rastin e përmirësimit të ekipeve rinore në Dhjetor, po kërkojmë një mënyrë për të thjeshtësuar përdorimin por edhe për të përmirësuar funksionimin e lojës. Ne duam që këto faqe të jenë të të ngjashme me Live Viewer dhe me Analizën e Ekipit: dinamike dhe me të gjitha informacionet në dispozicion kur vendosni ti vizitoni.

Ka disa aspekte që meritojnë të citohen.

* Faqja e Urdhërave të Ndeshjes do rrisi numrin e rezervave deri në shtatë, dhe do të jetë më e thjeshtë të planifikoni zëvendësimet, përshembull duke zgjedhur rolin e mbrojtësit anësor. Edhe mbi zëvendësimet për shkak të dëmtimeve do keni mundësi të vini dorë, duke patus mundësinë ti programoni siç ndodh tani për aspektet e tjera.

* Do futet opcioni për të mbajtur kundërshtarin. Mund të udhëzoni njërin prej lojtarëve tuaj të mbajnë personalisht njërin prej kundërshtarëve, dhe në rast se kjo ka sukses, mund të ulni kontributin e tij gjatë ndeshjes. Duke përdorur këtë opcion edhe ekipi juaj do humbasë diçka, pamvarsisht nëse aksioni ka sukses apo jo.

* Do të rishikojmë edhe Specialitet: do ketë disa modifikime mbi funksionimin e tyre. Do bëjmë nj kominikim më vonë gjatë këtij sezoni dhe kjo do hyjë në fuqi dy sezone më vonë, për ti dhënë të gjithëve kohën për tu përgatitur.
Edhe motori i lojës do modifikohet. Ka tre aspekte mbi të cilat po punojmë.

* Do modifikojmë shpërndarjen e aksioneve gjatë ndeshjes që të pakësojmë përqëndrimin e tyre në minutat e fundit të pjesës së parë dhe të dytë, siç ndodh tani. Kemi shtuar shumë lloje ngjarjesh në vitet e fundit, dhe motori do revizionuar pak në mënyrë që ti menaxhojë sa më mirë.

* Do pakësohen rezultatet e çuditëshme. Kjo do të thotë pakësimi i rezultateve “ekstreme” të ndeshjeve, ku ekipi më i mirë jo vetëm humbet, por humbet edhe thellësisht. Kjo gjë është e rrallë edhe tani, por ne do ta ulim akoma më shumë probabilitetin e verifikimit të saj.

* Mundësia për të shënuar. Do bëjmë që të konsiderohet ana e sulmit dhe aftësia në shënim të lojtarëve kur do vendoset kush nga lojtarët në fushë do ta shënojë golin.

Plus kësaj, do zgjerohet sistemi i Chat-it. Do shtojmë Chat-e për çdo Seri në lojë, si dhe për të gjitha Federatat. Chat-i i Serisë do të lidhet me Chat-in e Live Viewer-it për atë seri, kurse Chat-i i Federatës do të lidhet me çdo Turne që Federata do të organizojë. Chat-i i Federatës do të ketë link edhe nga forumi i federatës për tu futur më thjeshtësisht.

Për CHPP, kemi futur mundësinë e një Supporter falas për të testuar diçka, gjë që shpresojmë tja lehtësojë disi jetën. Gjithashtu do të shpërblejmë zhvilluesit CHPP më të mirë, me Supporter falas për ekipet e tyre. Informacione të tjera mbi këto aspekte mund ti gjeni në forumet CHPP.

Së fundi, do vazhdojmë të shtojmë ngjarje të reja në Live Viewer, si ato që kemi komunikuar më parë për sa i përket ngjarjeve të përgjithshme të ndeshjeve, si ngjarje të tjera.

Këtu tema përkatëse do jetë dhënja e informacioneve që ndryshojnë me kontekstin: Këto do integrohen me të dhëna që zakonisht nuk konsiderohen në tregimin e ndeshjes, si përshembull rezultati i ndeshjeve të tjera që luhen në të njëjtën kohë.

Kjo është e gjitha për tani. Kënaquni sa më shumë!

Stafi i HT
 
Server 070