Ne përdorim cookies - ato na ndihmojnë ne për tju dhuruar juve një ekzperincë më të mirë online.
Duke përdorur faqen tonë ju pranoni që ne mund të ruajmë dhe të aksesojmë cookies në paisjen tuaj.

Bota »   Njoftimet 

Njoftimet

3-27-2017 Ndryshimi: Hattrick International: Sezoni 2-të

Sezoni i parë i Hattrick International është në zhvillim dhe po tregohet një eksperiencë e këndshme dhe plot emocione për pionierët që u nënshkruan nga fillimi. Gjithsesi ekipet po hedhin vetëm hapat e para dhe rruga për tu shpallur kampion është ende e gjatë!

Kemi vendosur të festojmë 20 vjetorin e Hattrick para kohe, dhe do dhurojmë një Biletë Falas për të GJITHË Supporterat, me të cilën mund të luajnë falas një sezon në International. Nëse nuk jeni nënshkruar akoma, tani keni rastin tuaj të madh për të siguroni një vend në këtë ligë!
Ideja bazë e Hattrick International ishte që ti jepte rastin të gjithë përdoruesve të Hattrick të fillonin me një ekip të ri, në një ligë të re, ku nuk gjendeshin ekipe që luanin prej vitesh dhe që bllokonin rrugën për tu promovuar apo për të fituar tituj. Me sezonin e parë akoma në zhvillim, mund të them pa dyshim që po tregohet një kampionat shumë interesant, sepse çdo ndeshje është me të vërtetë e rëndësishme dhe efekti i strategjive që po ndiqen tani, do jetë jasht mase i rëndësishëm në sezonet e ardhshme. Pra, me pak fjalë, është eksperiencë shumë zbavitëse.

Në këtë moment, kemi 4 500 ekipe që po ndeshen në kategorinë e 6-të të Hattrick International, dhe më pak se gjysma e tyre do promovohet në Kategorinë e 5-të. Rruga për të arritur majën është akoma e gjatë dhe, për të mos humbur entuziazmin, duam që pionierët tanë të kenë plot kundërshtarë të rinj që i afrohen këtij kampionatit.

Si celebrim i parë për 20 vjetorin tonë, do ti dhurojmë një Biletë Falas të gjithëve Supporterave tonë (gjithashtu atyre Silver dhe Gold, të cilët nuk kanë pasur kurrë rastin të kenë ekipe shtesë) për të provuar falas një sezon në International.

Ja si do të funksionojë:

* Të gjithë ata që do jenë Supporter me 11 Prill do marrin një Biletë Falas, panvarësisht tipit të Supporter-it që do të kenë.

* Bileta Falas do tju lejojë nënshkrimin për një sezon në Hattrick International. Nese jeni të nënshkruar në International, bileta thjeshtësisht mund të përdoret për të zgjatur abonimin tuaj në HTI për një sezon tjetër :)

* Do ndajmë regjistrimet e reja nga Bileta Falas midis dy sezonesh, për të ulur efektin që mund të kenë mbi kampionatet dhe tregun e lojtarëve.

* Data e fillimit do të caktohet nga mosha juaj si Supporter. Do ta llogarisim duke numëruar sa ditë gjithsej keni qenë Supporter, gjatë gjithë kohës tuaj në Hattrick. Supporterat më besnikë, do kenë natyrisht mundësinë të futen para të tjerëve!

* Bileta Falas do ju tregojë datën në të cilën në cilën mund të përdoret për krijim e ekipit të ri. Për Sezonin e 2-të, do jetë 24 Prill. Për Sezonin e 3-të do jetë nga mesi i Gushtit.

* Për të aktivuar Biletën Falas, duhet të keni një Supporter që të zgjasi të paktën aq sa për të mbaruar sezonin që po fillon (kështu i kërkohet edhe atyre që janë Platinum dhe blejnë vendin në International). Nëse koha e mbetur nuk është e mjaftueshme, ju mund të shtyni Supporterin ose ta ruani biletën për më vonë. Do jetë e vlefshme për 2 vjet.

* Duhet ta aktivizoni Biletën Falas brenda mesditës të ditës së Premte para fillimit të sezonit të ri, në mënyrë që të kemi kohë për krijuar ligat e reja. Nëse nuk e përdorni në kohë për Sezonin e 2-të, do të duhet të prisni deri sa të fillojë Sezoni i 3-të.

* Do krijohet një Kategori e re për të pritur ekipet që do nënshkruhen. Këto ekipe do ndahen midis Divizionit VI dhe Division VII që do krijohet, sipas rradhës të regjistrimit në HTI (pra zgjohuni shpejt me 24 Prill!).

* Rregullat e rënies nga kategoria nuk do ndryshojnë në sezonin e tanishëm, pra nuk do ketë rënie nga Divizioni VI në fund të sezonit, dhe do lëvizin vetëm ekipet që do promovohen.

Me këtë fushatë, duam që të gjithë Supporterat të provojnë International, sepse mendojmë që është diçka e bukur. Gjithashtu duam ta mbajmë të gjallë kampionatin International duke sjellë përdorues të rinj që do zëvendësojnë ato që janë promovuar.

Së fundi, duam të fillojmë festimet për 20 vjetorin, duke bërë diçka për Supporterat tonë, pa të cilët nuk do kishim kurrë arritur deri këtu ku jemi tani.

Por nuk mbaron këtu dhe do ketë surpriza të tjera në të ardhmen, dhe jo vetëm për Supporterat, sepse ju jeni të gjithë të rëndësishëm për ne!

Vetëm një gjë të vogël mbi historinë e moshës si Supporter. Duhet të gjenim një mënyrë për të ndarë Biletat Falas në dy grupe, dhe nuk donim të ishte diçka që mund të bliheshte ose të “përfitoheshte” në ndonjë mënyrë. Pra - duke marrë shembull nga ky përvjetor - vendosëm të numëronim ditët e kaluara si Supporter që Supporterat tanë kishin blerë për veten ose kohën e kaluar si vullnetar i stafit gjatë këtyre viteve, dhe vendosëm të bazoheshim mbi këtë aspekt.

Duket si një marrëzirë, por sipas llogarive tona, për të zënë vend në grupin e parë, do duhet diçka rreth 8 vjet Supporter gjatë këtyre viteve. Kjo flet vetë për të treguar sa të paparë janë Supporterat tanë (dhe gjithashtu mbi jetën e gjatë të kësaj loje).

Falemiderit të gjithëve!
 
Server 070