Ne përdorim cookies - ato na ndihmojnë ne për tju dhuruar juve një ekzperincë më të mirë online.
Duke përdorur faqen tonë ju pranoni që ne mund të ruajmë dhe të aksesojmë cookies në paisjen tuaj.

Bota »   Njoftimet 

Njoftimet

5-9-2017 Ndryshimi: Disa të reja mbi Specialitetet dhe Special Events

Sistemi i ri mbi specialitetet është më i ekuilibruar dhe menaxherët do kenë më shumë opsione midis të cilave mund të zgjedhin, jo vetëm mbi lojtarët individualisht por edhe mënyra të reja për të ndërtuar ekipin.

Pikat kryesore do jenë një mënyrë e re dhe më trasparente mbi seleksionimin e Special Events, mdryshime mbi efektet e specialiteteve të ndryshme, dy role të reja për lojtarër dhe, si përfundim, implementimi i një Specialiteti të ri.
Le ti trajtojmë me thellësi:

Nje Specialitet i ri dhe role të reja

Do implementohet një specialitet i ri "Support Player", do rekuperohet "Ripëtëritësi" dhe do shtohen dy role të reja "Sulmues Pykë" dhe "Mesfushor Mbrojtës".

Një lidhje më e fortë midis Aftësive dhe Specialiteteve

Specialitetet tani do kenë një lidhje më të fortë me aftësitë e lojtarëve që marrin pjesë në një Special Event.

Krijimi i ngjarjeve

Ndryshimi më i madh do jetë vendosja e cilit SE do zgjidhet dhe kur do zgjidhet, duke vedosur edhe si do përfundojë.

Aktualisht motori i lojës vendos fillimisht cila nga dy ekipet do te marri nje SE, dhe ekipi që ka zotërimin e topit ka më shumë shanse për ta fituar. Mbas kësaj zgjidhet rastësisht një lojtar nga ai ekip. Së fundi zgjidhet tipi i ngjarjes speciale (moti, i shpejtë, goditje këndi etj) dhe kalohen me rradhë për të parë cili është i përshtashëm për atë lojtar.

Me këtë sistem është e vështirë të parashikohen tipet e abinimeve dhe nuk është e lehtë për ne të ndërhyjmë për ta ekuilibruar dhe përmirësuar. Pra kemi vendosur të rishkruajmë nga e para.

Në të ardhmen gjërat do zhvillohen ndryshe. Në fillim ME-ja do vendosi a do ketë ndonje ngjarje. Nëse po, do zgjidhet midsi dy kategori ngjarjesh (individuale apo ekipi) dhe në fund një ngjarje nga kategoria e zgjedhur.

Siç mund të parashikoni, çdo gjë që ka të bëjë me të gjithë ekipin (si këndet apo eksperienca) i përkasin kategorisë të ekipit kurse gjithçka e lidhur me individin apo me dy lojtarë i përket ngjarjeve individuale. Kjo e fundit do jetë më e shpeshtë.

Një ndryshim i rëndësishëm do jetë që çdo ngjarje mund të ndodhi edhe më shumë se një herë për ndeshje, por çdo përsëritje mundësia do të ulet.

Ngjarjet individuale
Ngjarjet individuale janë ato më të shpeshtat si një lojtar i Shpejtë që depërton për të shënuar apo një Teknik që driblon një lojtar Me Kokë.

Kur ME-ja vendos që do të ketë një SE, nuk do llogaritet më zotërimi i topit, por do vëzhgohen lojtarët e të dyja ekipeve duke konsideruar specialietet dhe pozicionin e tyre.

Psh: Nëse ME-ja cakton që do ketë një ngjarje për një lojtar të Shpejtë, do kontrollojë kush nga lojtarët e të dyja ekipeve ka atë specialitet dhe do zgjedhi njërin prej tyre rastësisht. Në këtë mënyrë, duke parë lojtarët e të dyja ekipeve ju mund të parashikoni që në fillim sa shanse keni për të marrë nj SE dhe kjo do shtojë diçka të re mbi përgatitjen e ndeshjeve.

Ngjarjet e ekipit
Ngjarjet e ekipit do të vazhdojnë të varen nga zotërimi i topit dhe, nëse ME-ja do të zgjedhi një të tillë, ky do të caktohet si tani duke llogaritur kush ekip e ka mbajtur me shumë atë.

Ngjarjet e motit
Këto do të vendosen veçantërisht ngjarjeve të tjera speciale. Do kontrollohet moti në fillim të pjesës së parë dhe të dytë. Nëse aktivohet një ngjarje, TË GJITHË lojtarët në fushë që interesohen nga kjo ngjarje do fitojnë apo do humbasin një përqindje të caktuar të kontributit të tyre. Përgjithësisht një ngjarje zgjat deri në fund të ndeshjes, por në disa raste një ngjarje që ndodh në pjesën e parë mund të ndryshojë gjatë pjesës së dytë.

Moti do të influencojë lojtarët me specialitete më shumë se sa ndodh tani.

Me këtë sistem të ri ne mendojmë se mund të ekuilibrojmë specialitet në bazë të kontributit të pritur dhe frekuencës së tyre, diçka kjo që ishte shumë e vështirë me sistemin aktual.

Specialitetet dhe ngjarjet

Le të trajtojmë tani çdo specialitet më vete. Për detaje të mëtejshme për çdo SE vizitoni Dev Blog ku kemi publikuar një pamje të zgjeruar të aftësive që do përdoren për çdo ngjarje.

I Shpejtë

I Shpejtë shënon
Një Anësor, një Mesfushor Qëndror apo një Sulmues mund të fillojë një SE vrap dhe gjuajtje. Nëse kundërshtari i tij direkt është edhe ai I Shpejtë, atëherë do të ketë 100% mundësi ta ndalojë. Në rast të kundër edhe lojtarët e tjerë të Shpejtë që ndodhen aty rrotull mund ta ndalojnë, por me një përqindje shumë më të ulët.

I Shpejtë pason
Si më sipër, Anësorët, Mesfushorët Qëndror dhe Sulmuesit mund të bëjnë një depërtim me idenë për të pasuar topin.

Uljet me Diell dhe Shi
Me këtë mot të gjithë lojtarët e Shpejtë mund të kenë vështirësi.

Bonus në Kundërsulm
Nëse doni të jeni mjeshtra në këtë taktikë, nuk do tju duhen vetëm aftësi të mira në Pasim por edhe lojtarë të Shpejtë për të shfrytëzuar rastet. Anësorët, Mesfushorët dhe Sulmuesit e Shpejtë do të japin një bonus të vogël në taktikën e kundërsulmit. Ky efekt nuk do të jetë i caktuar por do të ndryshojë nga 0 në 2.8 nivele në taktikë. Kini parasysh që kundërshtari mund të anullojë këtë bonus në bazë të lojtarëve të rreshtuar si Mesfushorë dhe Mbrojtësa Qëndrorë dhe Anësorë.

Teknik

Një lojtar Teknik mund të driblojë një Me Kokë. Mund të aktivohet nga çdo Anësorë, Mesfushorë apo Sulmues me specialitet Teknik nëse kundërshtari i tij i drejtpërdrejtë ka specialitet Me Kokë.

Ulje me shi, fitim me diell
Edhe këtu, të gjithë Teknikët mund të kenë ulje kontributi me shi dhe rritje me diell.

Sulmues difensiv teknik
Asnjë ndryshim. Të gjithë do vazhdojnë të kenë një bonus prej 33% të pasimit të tyre në sulmet në krah.

Krijimi i një kundërsulmi të pavarur nga taktika
Kur fitoni topin në mesfushën tuaj, është shumë e rëndësishme të keni një lojtar që di të nisë aksionin nga mbrapa. Mbrojtësit qëndror apo anësorë Teknik do tju japin një shans të vogël për të nisur një kundërsulm edhe pa luajtur me atë taktikë. Mundësitë rriten për çdo mbrojtës teknik të rreshtuar (por jo në mënyrë lineare).

Mbajtje individuale
Duke mbajtur në mënyrë të dedikuar një kundërshtar, nëse ky është Teknik, do ketë më shumë mundësi që efekti të jetë më i madh se sa për lojtarët e tjerë. Po e mbajte afër vetes, do ketë më pak mundësi të bejë magjitë e tija

I Paparashikueshëm

Pasim i gjatë
Portierët, Mbrojtësit Qëndrorë dhe anësorë me këtë specialitet mund të krijojnë një rast të papritur me një pasim të gjatë.

I Paparashikueshëm shënon
Tek për tek me portierin. Kjo mund të aktivohet nga Anësorët, Mesfushorët dhe sulmuesit me atë specialitet.

Aksion special i paparashikueshëm
Cilido lojtar i paparashikueshë (përveç portierit) mund të kuptojnë lëvizjet e kundështarit, ta driblojnë dhe të bëjnë një pasim të saktë. Topi mund ti arrijë një Anësori apo një Sulmuesi.

I paparashikueshëm gabon
Mesfushorët, mbrojtësit qëndror dhe anësor mund të bëjnë një gabim fatal. Një Anësor apo një Sulmues kundërshtarë mund të përfitojnë nga kjo.

Bonus në Luani me Kreativitet
Më shumë detaje do të jepen më vonë, por Pasimet dhe Eksperienca do të jenë të rëndësishme për të rritur këtë taktikë.

Mbajtje individuale
Meqë nuk mund të parashikoni një lojën e një lojtari të paparashikueshëm, ta mbani në mënyrë të dedikuar do jetë më e vështirë.

Krijimi i një kundërsulmi
Ngjarjet "I Paparshikueshëm shënon" apo "Aksion Special", nëse nisen nga një anësor apo sulmues mund të trasformohen në një kundërsulm për kundërshtarët nese aksioni bllokohet.

I fuqishëm

Presing
Asnjë ndryshim. Mbrojtja numërohet dyfish në llogaritjen e aftësisë të taktikës.

Ulje me diell, fitim me shi
Si tani, lojtarët e fuqishëm do vuajnë kur të ketë diell dhe do japin maksimumin me shi.

Sulmues i Fuqishëm ("Sulmus Normal I Fuqishëm”)

Përmasat janë të rëndësishme! Nëse keni një sulmues vigan që luan Normal, ai mund të vendosi trupin në pozicionin e duhur në zonë për të pasur një rast të dytë për të shënuar nese ekipi juaj humb një aksion. kur luhet fizikisht, kujdes kartonat e verdhë ama! Për këtë arsye, nëse lojtari është ndëshkuar njëherë, do jetë më i kujdesshëm në këto raste.

Mesfushor difensiv ("Mesfushor i fuqishëm difensiv”)

Lejoni medfushorin tuaj të Fuqishëm të luajë i tërhequr dhe të përqëndrohet në rekuperimin e topit dhe prishjen e lojës së kundërshtare. Nëse presingu i tij ka sukses, aksioni i kundërshtarëve do ndërpritet.

Mbajtje individuale
Lojtarët e Fuqishëm do kenë një avantazh këtu.

Anësorët

Anësori pason në mes
Nëse anësori arrin të depërtojë në krahun e tij, mund tja pasojë anësorit tjetër, një sulmuesi apo një Mesfushori të avancuar.

Anësori kroson për një lojtar Me Kokë
Si më sipër, por nëse lojtari ka specialitet Me Kokë, do ta ketë shumë më të lehtë për të shënuar.

Korner
Kornet do të jenë më të shpeshta por do të jetë më e vështirë të shënohet.

Korner për një lojtar
Do ju duhet një shooter i mirë dhe aftësia në sulm e ekipt tuaj në goditjet standarte, do të krahasohet me atë në mbrojtje të kundërshtarëve. Nëse lojtari që kap topin ka një aftësi sulmi aq të lartë sa për të mundur portierin, do ketë një gol.

Korner për lojtar Me Kokë
Si më sipër, por në vend të aftësive sulmuese, do të duhet të fitoni duelin me kokë midis specialistave të ekipeve.

Të dyja ngjarjet mund të sjellin një karton të verdhë për ekipin në sulm, por nëse një lojtar do jetë ndëshkuar një herë, do jetë shumë më i kujdesshëm në këto situata dhe rreziku do jetë me i ulët se sa zakonisht.

Ngjarjet e eksperiencës

Tani ne llogarisim shumë e eksperiencës për të dyja ekipet, dhe pastaj mund të ndodhi ngjarja. Por nëse një ekip ndodhet me një lojtar më pak, eksperienca ulet shumë dhe kjo influencon negativisht. Do ndryshohet kjo gjë duke llogaritur eksperiencën mesatare të ekipeve.

Sulmues me eksperiencë shënon

Nesë një sulmues ka një eksperiencë të madhe në krahasim me mesataren e kundërshtarëve dhe nëse aftësia e tij në shënim do jetë aq e lartë sa për të mundur portierin, atëherë do kemi një gol.

Mbrojës pa eksperiencë

Si më sipër. Një mbrojtës me një eksperiencë të ulët në krahasim me kundështarë do jetë më në rrezik të bëjë një gabim. Nëse kjo ngjarje aktivohet, një kundërshtar mund të rrëmbejë topin dhe të ketë rastin për të shënuar.

Rezilient (më parë Ripërtëritës)

Ripërtëritësit nuk janë një legjendë. Ekzistojnë dhe tani ne do rrisim krijimin e tyre 50 herë më shumë se sa është tani. Nëse dëmtohen, dëmtimi do jetë më i lehtë dhe do shërohen më shpejt. Gjithashtu aftësitë e tyre do fillojnë të bien në një moshë pak më të lartë se sa ndodh zakonisht. Për të përshkruar këto karakteristika, tani do quhen “Rezilient”.

Luani me Kreativitet
Do rishikojmë taktikën dhe tani do ketë edhe një nivel të dukshëm, si gjithë taktikat e tjera. Duke zgjedhur këtë stil, do rritet numri i SE që do ketë në një ndeshje, por do ulet mbrojtja juaj. Eksperienca dhe Pasimi do jenë të rëndësishme për llogaritjen e taktikës (më shumë Pasimi) dhe lojtarët e Paparashikueshëm do kenë efektin e tyre të dyfishuar.

Për ekipet që luajnë me Kreativitet, do risim mundësinë që një SE të aktivohet për ekipin e tyre, pa llogaritur zotërimin e topit dhe numrin e specialistave që ekipi rreshon në fushë. Nëse të dy ekipet luajnë me këtë taktikë, bonusi anullohet.

Humbje kontributi për lojtarët e veçantë

Me specialitetet e reja, do kemi 3 kombinime të veçanta në bazë të specialiteteve dhe pozicioneve: Sulmue Teknik i Tërhequr (TDF), Sulmues Normal i Fuqishëm (Sulmues Pykë) dhe Mesfushor Qëndror i Tërhequr (Mesfushor Difensiv). Nes rreshtoni 2 të njëjtë do keni një penalizim mbi kontributin e tyre, nese rreshtoni 3, penalizimi do jetë më i madh. Gjithsesi këto penalizime do jenë të vogla, por të mjaftueshme për tju bërë të mendoni për zgjidhje alternative.

Specialitet i ri

Bën hyrjen një specialitet i ri. Do quhet "Support Player" dhe do jetë i rrallë, por jo sa rezilienti. Do fillojnë të dalin në akademitë tuaja nga sezoni i ardhshëm por nuk do tju themi asgjë më shumë për tani, përveç asaj që ju sygjeron emri.

Kur do të ndodhi kjo?

Do fillojmë ti implementojmë mga fundi i sezonit që po fillon, por vetëm për Turnetë, që të gjithë ti provojnë ose vëzhgojnë. Do futen rregullish mbas 2 sezonesh (fillim 2018)

Gjatë kësaj kohe diçka mund të ndryshojë në bazë të komenteve tuaja dhe simulimit tonë mbi ekuilibrin efektiv të tyre. Në këtë rast do tju lajmërojmë në kohë.
 
Server 071