Ne përdorim cookies - ato na ndihmojnë ne për tju dhuruar juve një ekzperincë më të mirë online.
Duke përdorur faqen tonë ju pranoni që ne mund të ruajmë dhe të aksesojmë cookies në paisjen tuaj.

Bota »   Njoftimet 

Njoftimet

9-26-2018 Ndryshimi: Një app i ri për Hattrick

Sot po lëshojmë app-in e ri për Hattrick Android and ioS. Ky app i ri është krijuar komplet nga fillimi duke e bërë sa më të ngjashme me funkdionimin e faqes web. Do jetë më e shpejtë, do japi më pak probleme dhe do ketë shumë funksione më shumë.
Aplikimi i ri ka qënë një projekt shumë i rëndësishëm për ne, dhe i kemi dedikuar shumë kohë në gjashtë muajt e fundit. Ju kërkojmë ndjesë për faktin që nuk ju kemi thënë asgjë, por mendojmë që do tju shpërblejë për pritjen tuaj.

Kemi vënë re që Hattrick po përdoret sa më shpesh nga telefoni dhe që ka disa përdorues që futen vetëm nga app. Për këtë arsye dëshira jonë nuk ishte vetëm që të përmirësonim app-in, po edhe ta bënim sa më të ngjashme me faqen web të Hattrick. Nëse jeni të mësuar të luani në një mënyrë, eskperienca duhet të jetë sa më e ngjashme edhe nëse futeni me një mjet tjetër. Që tani, faqja web dhe app-i, përdorin të njëjtat kanale dhe vizitohen në mënyrë të ngjashme. Aftësitë dhe vlerësimet tregohen në të njëjtën mënyrë kudo që të futeni. Akoma më e rëndësishme, është që kur do të ketë lëshime të reja për lojën, tani do të futen njëkohësisht edhe në app, pikërisht falë përdorimit të një rrjeti të bashkuar.

Pra, konkretisht, çfarë ka ndryshuar?

Gjëja parë që mund të vini re është gjëndja e një menuje në krahun e majtë të faqes, pikërisht si në faqen web. Nga këtu mund të futeni në çdo faqe të app-it dhe gjithashtu të ndërroni ekipin nëse keni më shumë se një. Kjo zëvendëson ikonat në majën e faqes që ndosheshin në versionin e vjetër të app-it. Do jenë akoma të pranishme ikonat në fundin e faqes.

Kemi zëvendësuar të gjitah ikonat duke krijuar të reja, më të qarta dhe më koerente. Me shumë mundësi, mund ti përdorim këto edhe në faqen web. Në drejtimin tjetër, do fillojmë të përdorim vlerësimet reja të rrethuara kudo (tani përdoren vetëm në telefon dhe tek Hattrick Live i ri). Kjo do të thotë që gradualisht do eliminojmë vlerësimet e vjetra me yjet, megjithëse ylli do qëndrojë si ikonë për vlerësimet në përgjithësi. Do ketë edhe shumë gjëra më të vogla që do fillojnë të jenë më koerente midis (por edhe brenda) app-it dhe faqes web. Natyrisht kemi edhe ndrequr plot bug që ishin në app-in e vjetër.

Ja një listë e gjërave që do gjeni tani në app:

* Mund të zëvendësoni tranjerin
* Mund të shikoni raportet e stërvitjes individuale të lojtarëve në akademi
* Lojtarët e akademisë mund të rrreshtohen në bazë të ditëve që mungojnë nga promovimi, kurse lojtarët e ekipit të parë sipas kategorive
* Nëse ktheni telefonin, faqja e klasifikimit të ligës do tregojë detaje të mëtejshme. Faqja e ligës do ketë edhe opsionin "Shtoni të gjitha ndeshjet në Live"
* Përmirësin për kërkimin e lojtarëve në treg. Do keni mundësinë të përmirësoni kërkimin pa patur nevojë të filloni gjithçka nga e para. Gjithashtu do gjeni moshëen e saktë të lojtarëve dhe nëse kanë specialitet
* Do keni mundësi të klikoni në detajet e lojtarit në listën e trasferimeve (apo një listë tjetër) dhe të ktheheni mbrapsht pa humbur pikën ku kishit arritur tek lista
* Në forum do keni mundësinë të krijoni tema të reja, ti injoroni, ti shënoni si të preferuara apo si të lexuara. Gjithashtu është shtuar opsioni për tu përgjigjur në të gjitha pozicionet
* Kemi krijuar një mënyrë të lehtë për të kopjuar ID e lojtarëve, ndeshjeve, menaxherëve, ligave etj (do jetë më i lehtë postimi i tyre në forum)
* Do shtohet mundësia për të krijuar shënime mbi lojtarët
* Mund të shuani të gjitha lajmet me një kilk
* Mundësi për Supporter-at te krijojnë memo të reja
* Janë shtuar ndeshjet e kaluara në faqet e lojtarëve
* Për Supporter-at, kemi krijuar shkurtime që shpejtësojnë vizitimin e faqeve të preferuara

Kemi edhe diçka tjetër mbi të cilën po punojmë për sa i përket app-it, pra brenda një apo dy muajve do kemi një lëshim të ri.

Shpesojmë tju pëlqejë versioni i ri i Hattrick app!
 
Server 071