Ne përdorim cookies - ato na ndihmojnë ne për tju dhuruar juve një ekzperincë më të mirë online.
Duke përdorur faqen tonë ju pranoni që ne mund të ruajmë dhe të aksesojmë cookies në paisjen tuaj.

Arkivi i informacionit të sistemit

3-10-2017 Problem (bug) në urdhërat e ndeshjes

Këtë javë kishim një problem (bug), i cili shkaktoi që urdhërat e ruajtura nga skuadra mike mund të shkaktonin zbrazjen e stolit të rezervave të skuadrës pritëse, duke shkaktuar edhe pamundësinë e kryerjes së të gjitha zëvendësimeve të planifikuara.

Ky problem ka prekur VETËM urdhërat e ndeshjeve të turneve, ndeshjeve me klasifikimi dhe ndeshjeve të vetme - pa prekur asnjë lloj tjetër ndeshjeje, duke përfshirë këtu ndeshjet e Serisë dhe të Kupës.

Problemi ka ndodhur vetëm për urdhërat e ndeshjeve të ruajtura në serverin tonë ndërmjet orës 17:00 të ditës së mërkurë (koha e Hattrick) dhe orës 10:00 të ditës së enjte. Në total, pak qindra ndeshje janë prekur nga problemi.

Nëse keni një ndeshje turneu, ndeshje të vetme ose ndeshje me klasifikim gjatë javëve në vijim, ju lutemi të verifikoni nëse urdhërat tuaja janë OK. Problemi (bug) tashmë është zgjidhur dhe të gjitha urdhërat e reja të ndeshjeve (në çfarëdo serveri) do të funksionojnë siç duhet.

 
Server 070