Ne përdorim cookies - ato na ndihmojnë ne për tju dhuruar juve një ekzperincë më të mirë online.
Duke përdorur faqen tonë ju pranoni që ne mund të ruajmë dhe të aksesojmë cookies në paisjen tuaj.

Udhëzuesi Fillestarëve

Ky është një udhëzues i shpejtë për Hattrick. Për informacione më të detajuara shko te manual.

Udhëzuesi Fillestarëve

Ju jeni menaxheri dhe mbani përgjegjësi për gjithçka që ka lidhje me klubin. Ju planifikoni taktikën dhe strategjitë, vendosni çfarë të stërvitni dhe përzgjidhni cilët lojtarë duhet të luajnë. Ju blini dhe shitni lojtarë, investoni në përmirësimin e stadiumit dhe shumë gjëra të tjera.


Para

Paratë janë të rëndësishme ndaj mendohuni mirë mbi atë për të cilën do t’i shpenzoni. Një këshillë shumë e mirë është që në fillim të mos shpenzoni para derisa të dini më saktësi se çfarë është e rëndësishme dhe ku duhen përdorur më mirë këto para.

Ju fitoni para nga ndeshjet, sponsorët, tifozët dhe shitja e lojtarëve, ndërsa ato përdoren për të mbuluar shpenzimet për rrogat e lojtarëve, stafin dhe mirëmbajtjen e stadiumit – por gjithashtu për t’u investuar në lojtarë të rinj dhe përmirësime të stadiumit.


Lojtarët

Merrni kohën e duhur për të njohur lojtarët tuaj dhe aftësitë e tyre. Klikoni në linkun e aftësive për të parë se në cilin pozicion në shkallën e renditjes janë ato. Edhe trajneri juaj ju ka zgjedhur ato që sipas opinionit të tij janë lojtarët tuaj kyç, në mënyrë që t’ju ndihmojë të filloni.

Shumica e lojtarëve së fundmi përdorin disa aftësi, por meqë ju sapo keni filluar, është më mirë që të fokusoheni tek aftësitë kryesore:


Pozicioni Aftësia kryesore
Portier Portier
Mbrojtës Mbrojtje
Mesfushorë qendre Organizim
Mesfushorë krahu Në krah
Sulmues Shënim

Ndeshjet

Një sezon në Hattrick zgjat 16 javë: 14 javë janë raundet e kampionatit, një javë për kualifikueset dhe një javë pa aktivitet në kampionat. Ju luani ndeshjet e kampionatit në fundjavë, ndërsa ndeshjet e kupës dhe miqësoret luhen në mesjavë. Gjëja që ju duhet të bëni si menaxher është të vendosni urdhrat e skuadrës për ndeshjet tuaja.

Gjithashtu sigurohuni që të caktoni një miqësore në çdo javë nëse nuk jeni pjesëmarrës në kupë, mund të realizohet më shpejt nëse përdorni Grupin e Miqësoreve. Zhvillimi i miqësoreve do të thotë se keni mundësi të stërvitni më shumë lojtarë çdo javë dhe maksimizimi i stërvitjes është shumë i rëndësishëm për të arritur diku.


Bazat e ndeshjes

Simulimi i ndeshjeve të thjeshtuara është i ndarë në tre hapa. Në secilën pjesë bëhen një numër i caktuar sulmesh:

  • Mesfusha juaj ndeshet më mesfushën e kundërshtarit tuaj për të marrë çdo sulm, më e forta mes të dyjave ka më shumë mundësi për ta siguruar atë. Aftësia e organizimit të mesfushorëve të qendrës është ajo që ka më shumë rëndësi për mesfushën tuaj.
  • Kur mesfusha juaj e ka “fituar” një sulm, atëherë vendoset se çfarë lloj sulmi është (i majtë, i djathtë, në qendër, apo goditje dënimi).
  • Sulmi juaj për atë sektor vendoset përballë mbrojtjes së kundërshtarit në atë sektor. Aftësia e shënimit te sulmuesit tuaj ka më shumë rëndësi dhe aftësia në krah e mesfushorëve të krahëve ndihmon shumë për sulmet në krahë.

Stërvitja

Stërvitja është mjeti primar për të përmirësuar skuadrën tuaj, gjithashtu është një mënyrë e mirë për të fituar para (më shumë për këtë gjë mund të gjendet më poshtë).

Meqë jeni një skuadër e re, në ju rekomandojmë të zgjidhni një aftësi “parësore” për të stërvitur si pritje, mbrojtje, organizim apo shënim, si dhe të vazhdoni stërvitjen e asaj aftësie për një periudhë të gjatë para se të ndryshoni.

Efekti nga stërvitja aplikohet një herë në javë. Që një lojtar të marrë stërvitje të plotë të aftësisë, ai duhet të luajë në pozicionin përkatës për 90 minuta në ndeshjet gjatë javës. Por luajtja më tepër se aq në atë pozicion gjatë javës nuk do i japë atij efektin e stërvitjes ekstra. Si rrjedhojë, për të marrë stërvitje në organizim një lojtar duhet të luajë si një mesfushor qëndre, për të marrë stërvitje në shënim ai duhet të luajë si një sulmues, e kështu me radhë.


Transferim

Ju blini lojtarë në merkaton e transferimeve, gjithashtu këtu ju mund të shisni dhe lojtarët tuaj. Një këshillë shumë e mirë është që të kontrolloni ‘Krahasim Transferimi’ në mënyrë që të krijoni një ide se sa mund të kushtojë zakonisht një lojtar me tipare te ngjashme.


Stafi

Punësimi i anëtarëve të stafit ndihmon në zhvillimin e ekipit në mënyra të ndryshme. Ndihmës trajnerët ndihmojnë në shpejtësinë e stërvitjes, për shembull, dhe mund të jetë një zgjedhje e mirë për një skuadër të re. Sa më shumë aftësi të ketë anëtari i stafit, aq më e lartë do të jetë paga e tij. Anëtarët me aftësi shumë të larta mund të jenë të kushtueshëm, ndaj qëndroni larg tyre deri sa ju të siguroheni që ato ju duhen. Ju mund të gjeni më shumë informacion rreth stafit në manualin .


Stadiumi

Do të vijë koha kur do të zgjeroni stadiumin tuaj, por një këshillë e mirë është ta bëni një gjë të tillë pasi të mbushni rregullisht atë ekzistuesin. Zgjerimi më përpara është shpenzim i kotë parash.


Ekipi i të rinjve

Rekrutimi i lojtarëve nga ekipi i të rinjve është një mënyrë argëtuese për të siguruar lojtarë të rinj për ekipin tuaj, por meqë ka disa shpenzime që lidhen me të, ne ju këshillojmë që të pritni derisa të keni një kuptim më të mirë për lojën, në mënyrë që të mos shpenzoni paratë kot.


Strategjitë e ndërtimit të ekipit

Si një skuadër e re, një strategji e mirë është të ndërtosh për të ardhmen dhe jo për të tashmen. E ardhmja e ekipit tënd me shumë mundësi i përket lojtarëve më të rinj, ndaj ndërtimi i skuadrës rreth tyre është një këshillë mjaft e mirë për t’u ndjekur. Në disa raste mund të jetë edhe e rekomandueshme të shitet lojtari më i mirë, në mënyrë që të sigurohen fonde për blerjen e talenteve më të reja.

Përqendrohuni të stërvitja dhe ndërtoni pjesët e ekipit me radhë. Vendos lojtarët e ekipit të parë të luajnë në ndeshjet e kampionatit dhe pastaj blej 2-3 lojtarë (lojtarë të rinj pranueshëm-mirë në aftësinë që stërvitni) që të luajnë në miqësore me objektivin e vetëm për t’i dhënë atyre stërvitje në aftësinë kryesore. Në fillimin e karrierës tuaj nuk është një lëvizje e keqe të lësh lojtarët e rinj të luajnë në ndeshjet e kampionatit, nëse mund ta përballoni një gjë të tillë. Këto lojtarë në të ardhmen (kur atësitë e tyre të jenë përmirësuar me disa nivele) mund të shiten (shpresohet) me çmim më të lartë se sa janë blerë – duke ju sjellë para për të përmirësuar më shumë ekipin tuaj.

Përdor formacionet e ndeshjeve për të maksimizuar stërvitjen, të paktën në ndeshjet miqësore. Për shembull, nëse stërvitni shënim, sigurohuni që të luani me një formacion që përdor 3 sulmues të paktën një herë në javë – pasi në këtë mënyrë më shumë lojtarë marrin stërvitje të plotë në aftësinë kryesore. Nëse ju stërvitni mbrojtje, përdorni një formacion që përdor 5 mbrojtës.


 
 
Server 095