Ne përdorim cookies - ato na ndihmojnë ne për tju dhuruar juve një ekzperincë më të mirë online.
Duke përdorur faqen tonë ju pranoni që ne mund të ruajmë dhe të aksesojmë cookies në paisjen tuaj.

Arkivi i informacionit të sistemit

7-19-2022 Informacione për Ligën e Përvjetorit

Të gjitha skuadrat do të luajnë në të njëjtën kupë. Nuk do të ketë kupë divizioni për kategorinë e 7.

Vetëm sezoni i parë i kupës për çdo ligë të re luhet në stadium neutral. Kjo për shkak se skuadrat nuk kanë ende ndonjë renditje. Pra, ndeshjet e Kupës në sezonin e ardhshëm do të kenë skuadra vendase dhe mysafire.

Nëse vendosni një lojtar në listën e transferimeve në fund të sezonit dhe me një afat në sezonin e ardhshëm, kjo do të llogaritet në kufirin e sezonit të ardhshëm.

Në sezonin e ardhshëm 2 skuadrat e para në kategorinë 6 do të promovohen drejtpërdrejti. Dhe për kategorinë 7 do të zbatohen rregullat "e zakonshme". Kjo do të vazhdojë gjatë gjithë ligës, kështu që sezonin e ardhshëm 2 më të mirët e kategorisë 5 do të promovohen e kështu me radhë, derisa të arrijnë në kategorine e 1.

Me rregullat e zakonshme nënkuptojmë që vetëm pozicioni i parë do të ketë shansin për tu promovuar. Gjysma e ekipeve më të mira do promovohet direkt (do të zëvendësojë pozicionet 7-8 në divizionin 6) dhe gjysma ekipeve të tjerë do të luaj kualifikuese me ekipet në pozicionet 5-6 në kategorinë 6.

 
Server 070