Ne përdorim cookies - ato na ndihmojnë ne për tju dhuruar juve një ekzperincë më të mirë online.
Duke përdorur faqen tonë ju pranoni që ne mund të ruajmë dhe të aksesojmë cookies në paisjen tuaj.

Arkivi i informacionit të sistemit

8-25-2022 Përmirësimi i turneve të shkallëve

Ne kemi ndryshuar intervalet e skuadrave që mund të sfidohen kur merrni pjesë në një turne shkalle. Në një shkallë, ju mund të sfidoni ekipet mbi ju, dhe ndërsa përparoni lart, numri i ekipeve që mund të sfidoni do të ngushtohet gjithmonë. Sipas dizajnit, ka pasur gjithmonë pengesa të caktuara në shkallët ku bëhet më e vështirë të gjesh një kundërshtar, pasi ju jeni një pozicion ku zgjedhja juaj është më e vogël, ndërsa skuadrat pas jush kanë ende një përzgjedhje më të madhe. Ne kemi bërë një sërë ndryshimesh për t'i bërë këto pengesa më pak të dhimbshme, kryesisht duke shtuar më shumë intervale, veçanërisht brenda 200 pozicioneve më të mira në një shkallë. Ne rregulluam gjithashtu edhe një defekt që bënte që disa ekipe me renditje më të ulët të merrnin përzgjedhje më të vogla.

Këto pengesa kanë qenë veçanërisht të dukshme në turneun e Përvjetorit, duke pasur parasysh madhësinë e tij dhe faktin që funksionon me një shpejtësi më të lartë.

Nisur nga kjo, ne gjithashtu kemi vendosur të zgjasim Shkallën e Përvjetorit. Ekipet që përfundojnë në krye në datën origjinale të përfundimit do të marrin çmimet e tyre, por ne do të kemi gjithashtu një datë të re përfundimi në fund të 2022 - katër muaj të tjerë në të cilët të gjithë do të kenë një shans për të rrëmbyer një grup të ri çmimesh.

Rregullimet janë tashmë në fuqi dhe zbatohen për të gjitha turnet e shkallëve.

 
Server 071