Ne përdorim cookies - ato na ndihmojnë ne për tju dhuruar juve një ekzperincë më të mirë online.
Duke përdorur faqen tonë ju pranoni që ne mund të ruajmë dhe të aksesojmë cookies në paisjen tuaj.

Rregullat e Shtëpisë

Gamemaster-ët

Në Hattrick ka një numër Gamemaster, ose GM-ë. Këta janë një grup i vogël i lojtarëve posaçërisht të aftë dhe të përgjegjshëm, të cilët janë caktuar të sigurojnë se loja funksionon, të parandalojnë mashtrimin dhe të ndihmojnë lojtarët të cilët kan probleme të ndryshme me ekipet e tyre. Gamemaster-ët e bëjnë veten (të disponueshëm) pasi ata kanë dëshirë të ndihmojnë dhe nuk paguhen për punën e tyre.

Ndonjëherë Gamemaster-ët do të duhet të reagojnë, duke diskualifikuar personat që mashtrojnë ose i thyejnë rregullat e sjelljes në Faqe (Sit). Nëse kjo do të ndodhte ty dhe ti beson se je dënuar padrejtësisht, ke të drejtë të mundohesh për të sqaruar se pse mendon që nuk je fajtor. Por diçka e rrëndësishme, në Hattrick aplikohen të njejtat rregulla sikurse në fushën e futbollit.

Ju mund të kërkoni të dini pse jeni pezulluar, por nuk është detyrë e Gamemasters t’ju japin llogari për të gjitha të dhënat që kanë. Nëse ata gjithmonë do tregonin se si i kapin mashtruesit, zbulimi i mashtrimeve do të bëhej i vështirë në të ardhmen. GameMasters nuk janë të detyruar të japin prova rreth mashtrimeve të mundshme. Nga ana tjetër GameMasters kanë detyrimin të pezullojnë çdo përdorues që mendojnë se po bën me hile.

Gamemaster-ët e kanë autorizimin të japin disa forma të dënimit, prej gjobitjes të ekipit në lojë deri te pezullim i plotë prej lojës.

Vendimet e Gamemasters mund të apelohen tek Senior Gamemasters, vendimet e të cilëve nuk mund të kontestohen. Ju lutem kini parasysh që dënimet që janë në apelim mund të rriten ose të ulen derisa të merret një vendim përfundimtar.

Ne në ekipin e Hattrick mbështesim zyrtarët tanë. GM-at bisedojnë me ne rreth principeve për të ndaluar mashtrimet por ne asnjëherë nuk fusim veten tonë në çështjet specifike. Njerëzit e vendosur si zyrtarë kanë besimin tonë të plotë.

Për të kontaktuar një Gamemaster ju lutemi shikoni faqen tonëfaqa e kontaktit. Ju lutemi mos përdorni shërbimin e brëndshëm HT-Posta për të kontaktuar stafin për çështje rreth lojës. Posta e brëndëshme është për menaxherët dhe klubin e tyre dhe jo për rolin e tyre si zyrtarë. Gjithashtu, të gjitha korespondencat midis përdoruesve dhe zyrtarëve konsiderohen private dhe duhet të trajtohen si të tilla mids jush dhe zyrtarëve.

 
 
Server 081