Ne përdorim cookies - ato na ndihmojnë ne për tju dhuruar juve një ekzperincë më të mirë online.
Duke përdorur faqen tonë ju pranoni që ne mund të ruajmë dhe të aksesojmë cookies në paisjen tuaj.

Lojtarët e rinj

Stërvitja

Lojtarët e rinj të akademive mund të përqëndrohen në dy lloje trajnimesh në të njëjtën kohë, një parësore dhe sekondare. Stërvitja kryesore ka më shumë efekt se dytësorja. Ju mund të vendosni të stërvitni të njëjtën gjë (për shembull mbrojtjen) njëkohësisht si stërvitje kryesore dhe dytësore, por efekti i stërvitjes do të jetë më i madh nëse vendosni dy lloje të ndryshme stërvitjesh.

Lojtarët e të rinjve marrin stërvitje si nga ndeshjet e kampionatit (efekt të plotë), ashtu edhe nga ndeshjet miqësore (efekt më të vogël), ndaj ata mund të marrin dy herë stërvitje brenda të njëjtës javë. Ju duhet të jepni udhëzimet tuaja të trajnimit para se të fillojë ndeshja. Ndikimi i stërvitjes shfaqet menjëherë pas ndeshjes. Kur ndeshja të ketë mbaruar trajneri do t’ju japë një raport rreth asaj që ka ndodhur me skuadrën, me shumë informacione të vlefshëm për progresin e lojtarëve. Gjithashtu do keni mundësinë të zbuloni disa aftësi:

Për stërvitjen parësore, trajneri juaj do t'ju njoftojë rreth nivelit aktual të aftësisë për një nga lojtarët që ka luajtur të paktën 44 min në një pozicion stërvitor (pra që ka marrë stërvitje më shumë sesa efekti minimal). E njejta gjë dhe për stërvitjen dytësore por kësaj rradhe do merrni informacion rreth potencialit të mundshëm të aftësisë dhe jo nivelit aktual. Mbani mend se nuk do merrni asnjë raport mbi stërvitjen dytësore nëse është e njëjta me atë primare. Nëse të gjithë lojtarët që luajnë në një pozicion stërvitor i kanë aftësitë të zbuluara atëhere trajneri juaj nuk do t'ju thotë ndonjë gjë të re. Gjithashtu, nëse ju keni më pak se 8 lojtarë në fushë kur ndeshja mbaron, ju nuk do të merrni zbulim aftësie.

Për më tepër trajneri do raportojë një prej tre lojtarëve me potencialin më të madh (niveli maksimal më i lartë i aftësisë) në një aftësi të cilën ju nuk po e stërvisni.

 
 
Server 080