Trajneri
Trainieri është një person i rëndësishëm për stërvitjen dhe për motivimin e lojtarëve tuaj.
Aftësitë e trainierit
Aftësia: Një trajner i aftë njeh metodat e duhura për të stërvitur lojtarët me qëllim që t’i bëjë më të mirë. Sa më i talentuar të jetë trajneri juaj, aq më shumë do të japë efekt stërvitja. Një trajner nuk mund të jetë kurrë më i mirë se niveli 5 (i shkëlqyer). Të gjithë ekipeve të reja u jepet një trajner nivel 3 (pranueshëm) kur regjistrohen në lojë.
Karizma: Ndryshe nga aktivitetet stërvitore të planifikuara, trajneri juaj është gjithashtu një burim inspirimi për lojtarët tuaj. Shpirti i ekipit tuaj, përgjithësisht do të jetë më i mirë nëse trajneri juaj është një lider i mirë.
Taktikat: Trajneri juaj mund të jetë me tipare sulmuese, mbrojtëse ose neutral. Kjo jep efekt vetëm në paraqitjen e ekipit gjatë ndeshjes. Një trajner me tipare sulmuese do të ndikojë në përmirësimin e sulmit tuaj, duke dobësuar mbrojtjen ose e kundërta për një trajner me tipare mbrojtëse.
Një trajner me tipare mbrojtëse mund të përmirësojë mbrojtjen pak më shumë se sa një trajner sulmues përmirëson sulmin me të njëjtin efekt. Një trajner neutral nuk është as sulmues dhe as mbrojtës, që do të thotë se nuk ndihmon ndonjë sektor të ekipit apo nuk pëson ndonjë penalizim.
Rënia e aftësisë
Pasi trajneri juaj të ketë qenë në klubin tuaj për një sezon, niveli i karizmës të tij do të fillojë që dalëngadalë të shkatërrohet. Kur karizma e trajnerit shkon në nivelin e fundit, ulja fillon të ndodhë në aftësitë e tij si trajner.
Ndrysho trajnerin
Nëse nuk jeni të kënaqur me trajnerin tuaj atëherë ju mund të punësoni një të ri të nga jashtë ose ta bëni trajner një nga lojtarët tuaj. Një lojtar duhet të ketë qenë të paktën 16 javë në skuadrën tuaj, përpara se të bëhet trajner. Ju mund ta ndryshoni trajnerin tuaj në faqen "Ndihmës", që gjendet në lidhjen "Skuadra ime".
Mbani mend, të gjithë trajnerët e një aftësie të caktuar janë të barabartë. Nëse blini një trajner nivel 3 (pranueshëm) për shembull, ai do të jetë një trajner "mesatarisht" nivel 3 (pranueshëm).(Një trajner nivel 5, shkëlqyer është vetëm gjysmë niveli më i mirë sesa trajnieri nivel 4, mirë).
Kur punësoni një trajner të ri, trajneri i vjetër do të mbetet në ekip si një lojtar, por ai nuk mund të bëhet më trajner dhe ju nuk mund ta shisni kurrë atë. Nëse nuk doni t'a mbani, duhet t'a dëboni.
Punëso një trajner nga jashtë
Kur ju rekrutoni një trajner të ri, fillimisht ju duhet të vendosni stlin e lojës të cilin ai preferon, dhe më pas të zgjidhni se sa të mirë e doni. Secili kombinim i karizmës me shkallën e aftësisë stërvitore ka një çmim fiks, sa më i mirë trajneri aq më i lartë çmimi.
|
Karizma |
Shkalla |
varfër (3) |
dobët (4) |
mediokër (5) |
pranueshëm (6) |
mirë (7) |
|
|
10 000 US$ |
10 000 US$ |
10 000 US$ |
10 000 US$ |
10 000 US$ |
|
|
10 000 US$ |
22 800 US$ |
41 200 US$ |
65 100 US$ |
94 600 US$ |
|
|
79 600 US$ |
182 800 US$ |
329 700 US$ |
521 000 US$ |
757 100 US$ |
|
|
268 700 US$ |
617 100 US$ |
1 112 900 US$ |
1 758 500 US$ |
2 555 500 US$ |
|
|
4 000 000 US$ |
4 388 400 US$ |
7 914 600 US$ |
12 505 200 US$ |
18 172 500 US$ |
|
Kthe një lojtar në trajner
Ndonjëherë, është më mirë të rekrutoni trajnerin tuaj të ri nga lojtarët tuaj. Kur e ktheni një lojtar në trajner, ai do të mbajë udhëheqjen e tij aktuale. Përvoja e tij përcakton se sa i aftë mund të bëhet. Përvoja (eksperienca) gjithashtu ndikon në sasinë e parave të nevojshme për të trajnuar lojtarin në nivelin e aftësive që dëshironi për të. Lojtarët më me përvojë janë më të lirë për tu kthyer ne trajner. Nëse keni një lojtar me shumë përvojë me lidership të lartë, ky mund të jetë një pazar me leverdi. Megjithatë, një lojtar nuk mund të arrijë një aftësi trajneri që është më e lartë se përvoja e tij dhe lojtari duhet të ketë qenë në skuadrën tuaj për një sezon (16 javë) përpara se ta bëni atë trajner.
Normalisht, një trajner i ri nuk mund të luajë ndeshje, por kur e ktheni një lojtar në trajner, ju keni mundësinë ta bëni atë një lojtar-menaxher. Nëse zgjidhni këtë opsion, lojtari-menaxher do të qëndrojë në skuadër dhe do të ketë të drejtë të luajë ndeshje. Përveç pagës së trajnerit, atij do t'i paguhet edhe paga normale e lojtarit. Ndërsa paga e menaxherit është fikse, paga e lojtarit do të ndryshojë sipas aftësive të lojtarit, ashtu si për çdo lojtar tjetër.