Hyrja
Ky është manuali për Hattrick. Për udhëzim më të shpejtë për lojën, shkoni te udhëzuesi për fillestarë .
Hattrick është një lojë ku ju drejtoni një ekip futbolli virtual drejt famës, në kompeticion me pjestarë të tjerë nga e gjithë bota.
Hattrick është një lojë e thjeshtë, dhe bazat e saj mësohen lehtë. Ju mund të luani në Hattrick, edhe nëse ju futeni në linjë një ose dy herë në javë (por shpresojmë, t’iu shohim më shpesh). Ideja nuk është të mundësh lojën, por të fitosh kundrejt pjesëmarrësve të tjerë. Duke qenë anëtarë të kësaj loje, shumë pjesëmarrës bëhen miq, duke e bërë Hattrick një lojë shoqërore.
Detyrat tuaja të përgjithshme
Me këtë lojë, ju përmbushni detyrat e menaxherit dhe të një pronari klubi futbolli. Planifikoni taktika dhe strategji, vendosni kë do të stërvitni dhe cilët lojtarë do të luajnë. Ju blini dhe shisni lojtarë, investoni për përmirësimin e stadiumit dhe kryeni shumë akte të tjera. Një këshillë për të qenë i suksesshëm është të përgatisësh një strategji afatgjatë për planin tuaj. Suksesi dhe lavdia nuk vjen shumë shpejt.
Ekipi juaj i ri
Kur të filloni karrierën në Hattrick, ekipi juaj do të gjëndet në një nga 2 divizionet më të ulta të shtetit ku jeni rregjistruar. Si fillim, ju jepet një numër lojtarësh (disa të talentuar, dhe disa jo…), një stadium dhe një shumë e kënaqshme parash për ndihmë fillestare. Tani është koha që të vini në provë magjinë tuaj!
Mos kini merak kur të vendosni emrin e ekipit tuaj. Ju mundeni ta ndryshoni sërish emrin e ekipit midis sezoneve, por do t'ju kushtojë 10 000 US$ sepse do të duhet të ndryshoni uniformat, materialet e marketingut, etj. Gjithashtu, do të humbisni edhe 3% të anëtarëve të klubit të tifozëve, pasi disa tifozë të përkushtuar nuk do t'jua falin braktisjen e emrit të vjetër.
Zona dhe moti
Ekipi juaj i përket një zonë, me të cilën natyrisht ju keni ndonjë lidhje. Zonat e një shteti janë aty dhe ju mund të kërkoni njerëz të tjerë nga i njëjti qytet si ju. Një tjetër funksion i rëndësishëm është se për çdo zonë ka një mot të caktuar. Asnjë zonë nuk ka mot më të mirë se të tjerët, kështu që të gjithë qytetet janë po aq të mira sa edhe qytetet e tjera dhe ju nuk duhet të pendoheni se keni bërë zgjedhje të keqe.
Moti ndikon në disa gjëra, por më tepër pjesëmarrjen e tifozëve (më pak njerëz do të ndjekin ndeshjet kur bie shi) dhe performancën e lojtarëve. Tek faqja e “Zonave”, ju mund të shikoni sesi është moti sot dhe parashikimin për nesër. Nëse sot është kohë me diell, ka më shumë mundësi (krahasuar me llojet e tjera të motit) që edhe nesër të jetë kohë me diell, kështu që moti nuk është krejtësisht i papritur.
Nëse dëshironi mund të ndërroni zonën midis sezoneve. Por do ju kushtojë 10 000 US$ dhe 3% e tifozëve do largohen nga klubi juaj.
Këshilla jonë më e mirë
Këshilla më e mirë që mund t'ju japim është që të lexoni manualin. Nuk keni nevojë të lexoni çdo gjë me herë të parë, por lexoni kapitujt e parë për të filluar dhe do të krijoni një ide të qartë sesi të luani në këtë lojë. Edhe një këshillë tjetër; kur doni të pyesni për ndonjë gjë, drejtohuni tek forumet e Hattrick, ku do të merrni edhe përgjigje. Një forum është krijuar vetëm për pyetjet.
Ka vetëm një gjë që ne insistojnë në:Për të ju dhëne juve dhe gjithë të tjerëve përvojën më të mirë të Hattrick-ut ka disa rregulla shumë të thjeshtë të sjelljes që duhen ndjekur të cilat ju mund të gjeni në faqen tonë
House rules
Lojtarët: Aftësitë
Çdo lojtar ka 8 aftësi të përgjithshme, ndërkohë që ka dhe disa faktorë të tjerë që influencojnë paraqitjen e tyre në situata të ndryshme. Le të përmendim aftësitë e ndryshme në fillim:
Rezistenca:
|
Vendos se sa nga aftësitë e lojtarit për të luajtur, humbasin gjatë zhvillimit të ndeshjes. Pak a shumë si të thuash lodhja e lojtarit.
|
Organizimi:
|
Aftësia për të kontrolluar topin dhe për të krijuar mundësi për shënim.
|
Shënim:
|
Topi supozohet që të përfundoj në rrjetë.
|
Në krah:
|
Aftësia për të krijuar mundësi për shënim duke depërtuar nga krahët.
|
Pritje topash:
|
Topi nuk duhet të përfundoj në rrjetën tuaj.
|
Pasim:
|
Lojtarët që dinë sesi të japin pasimin deçiziv ndihmojnë shumë sulmin e skuadrës.
|
Mbrojtje:
|
Aftësia për të ndaluar sulmin e kundërshtarit.
|
Goditje standarte:
|
Rrjedhoja nga penalltitë dhe goditjet e dënimit tuaja varet nga sa i aftë është lojtari që i merr përsipër.
|
Sa i mirë është lojtari tuaj?
Në jetën reale ju thoni se një lojtar është “i mirë në krah” ose “vërtet një mbrojtës i mirë”, kur e shikoni duke luajtur. Në Hattrick, ne bëjmë të njëjtën gjë për përshkruar sa të mirë janë lojtar. Ne përdorim emërtime (dhe jo vetëm për lojtarët), dhe për aftësitë e lojtarëve shkallëzimi fillon nga Zero me Xhufkë deri te Hyjnor. Ju mund të shikoni përshkrimet e plota të shkallëzimit tonë te shtojca.
Lojtarë të ndryshëm kërkojnë aftësi të ndryshme
Nuk është e nevojshme që lojtarët të jenë të mirë në të gjitha aftësitë, por rezistenca është e rëndësishme për të gjithë.
Disa herë është e mjaftueshme që një lojtar të jetë i mirë vetëm me një aftësi (përveç rezistencës), por do përfitoni më shumë nga lojtari juaj po të jetë i mirë në disa aftësi.
Se cilat janë aftësitë nga të cilat lojtari përfiton (përveç rezistencës), varet nga pozicioni ku luan lojtari:
Portierët:
Kuptohet që Pritje topash është aftësia e nevojshme për portierët dhe vetëm portierët. Atyre gjithashtu u hynë në punë kur janë mbrojtësa të mirë, ndërsa goditjet standarte e përdorin për tu mbrojtur ndaj goditjeve të lira dhe penalltive.
Qendërmbrojtësat:
Mbrojtësat natyrisht që duhet të kenë sa më shumë mbrojtje. Oraganizimi është i dobishëm gjithashtu dhe, aftësia e tyre në pasim bën dallimin kur kundër-sulmoni.
Mbrojtësat e krahut:
Mbrojtja është më e rëndësishmja por ata përfitojnë kur dinë të luajnë dhe në krah. Ata kontribuojnë pak me aftësine e organizimit dhe pasimi ndihmonë kur kundër-sulmon.
Qendërmesfushorët:
Të keshë mesfushorë që dinë të kontrollojnë topin në qendër është një përbërës kyç i shumë ekipeve të suksesshëm. Ata gjithashtu përdorin pasimin dhe aftësinë mbrojtëse shumë herë, kurse shënimi influencon disi më pak.
Mesfushor Krahu:
Natyrisht që përfitojnë kur dinë të luajnë në krah por dhe organizimi është i rëndësishëm. Më tej, ata vën në përdorim pasimin dhe mbrojtjen gjithashtu.
Sulmuesit:
Objektivi kryesor i tyre është të shënojnë, rrjedhimisht shënimi është aftësia kryesore e tyre. Pasimi është i rëndësishëm, si gjithashtu edhe aftësitë në krah dhe organizimi.
Ndryshimet në aftësitë
Aftësitë ndryshojnë ngadal me kalimin e kohës. Të gjitha aftësitë mund të përmirësohen me anën e stërvitjes por kur lojtarët rriten ata fillojnë të humbasin pak nga aftësitë e tyre. Çdo gjë rreth ndryshimeve në aftësitë është shpjeguar tek kapitulli e stërvitjes.
Lojtarët: Veti të tjera
Mosha
Ju mund të shihni moshën e saktë të lojtarëve në faqen e tyre. Një vit “Hattrick” është 112 ditë, që do të thotë se të gjithë lojtarët kanë një moshë të caktuar nga 0-111 ditë.
Personaliteti
Të gjithë lojtarët kanë një personalitet. Ata mund të jenë të këndshëm ose të pakëndshëm, liderë ose vetmitar, tekanjozë ose të qetë. Kështu, personaliteti nuk ka shumë rëndësi në lojë, por është, për shembull një lëvizje e zgjuar për të vendosur në krye të një skuadre, një kapiten me aftësi të mira lideri. Më shumë informacione se si personaliteti ndikon në lojë mund të gjeni në kapitullin e psikologjisë.
Eksperienca
Lojtarët që kanë luajtur ndeshje të shumta dhe të rëndësishme, fitojnë shumë eksperiencë dhe kjo do ti ndihmojë në ndeshjet e ardhshme në mënyra të ndryshme. Eksperienca influencon, mbi të tjerat, ngjarjet speciale për të shënuar apo dhuruar raste për gol dhe për të ndihmuar ekipin në shmangjen e dizorganizimit. Eksperienca llogaritet veçantrisht dhe nuk lidhet me aftësitë e lojtarëve. Fitimi eksepiencës ndryshon në bazë të ndeshjeve të luajtura dhe të tipit të ndeshjes. Një lojtar ka nevojë për rreth 100 pikë eksperiencë për të fituar një nivel. Pikët e fituara për çdo lloj ndeshjeje mund ti shihni tek tabela në vijim.
Lloji i Ndeshjes |
Pikët e eksperiencës |
Ndeshje lige |
3.5 |
Ndeshje kualifikimi |
7 |
Ndeshje e Kupës Kryesore |
7 |
Ndeshje e Kupës Dytësore |
1.75 |
Ndeshje stërvitore |
0.35 |
Miqësore ndërkombëtare |
0.7 |
Ndeshje e HT Masters |
17.5 |
Ndeshje e Ligës Rinore |
3.5 |
Ndeshje miqësore të Ekipit Rinor |
0.35 |
(Ish) Ndeshja e Kupës së Botës |
35 |
(Ish) Finalja e Kupës së Botës |
70 |
(Ish) Ndeshjet Miqësore të Kombëtares |
7 |
Ndeshje e Kupës së Botës |
28 |
Kupa e Botës (Gjysmëfinale dhe Finale)
| 56 |
Botërori (Kualifikimet shtesë)
| 14 |
Kampionatet Kontinentale |
14 |
Kampionatet Kontinentale (çerekfinale, gjysmëfinale dhe finale) |
21 |
Kupa e Kombëve |
7 |
Kupa e Kombeve (Knockout) |
14 |
Ndeshje miqësore të Kombëtares |
3.5 |
Contender League |
7 |
Besnikëria
Lojtaret me një besnikëri të lartë ndaj klubit performojnë më mirë në fushë. Besnikëria rritet me kalimin e kohës që kalon në klub.
Ka dy lloje të besnikërisë:
Bonusi i besnikërisë së lojtarit
Për çdo ditë në vazhdim që të mbani një lojtar në ekipin tuaj, ai do të marrë pak më shumë besnik dhe lidhje me ekipin tuaj. Dhe sa më i lidhur dhe besnik ai bëhet, aq më mirë ai do të luajë.
Besnik fitohet shpejt në fillim, pastaj me kalimin e kohës më ngadalë. Besnikëria maksimale arrihet pas tre sezonesh, por gjysma e saj arrihet pas 12 javësh.
Bonusi Maksimal: +1 nivel në të gjitha aftësitë (përjashto staminën)
Shëmbull: Tommy Wright është një playmaker mirë me mbrojtje pranueshëm, dhe ai ka besnikërinë maksimale (hyjnore). Ai do të performojë sikur ai ishte një playmaker i shkëlqyer me mbrojtje të mirë (dhe kjo do të reflektohet në vlerësimin e tij të yjeve).
Kur një lojtar arrin besnikëri hyjnore ai merr bonus të plotë. Lojtarët tuaj të akademisë do të fillojnë me besnikërinë hyjnore.
Ju lutem vini re se një lojtar humbet besnikërinë e tij për klubin tuaj, nëse e shisni atë në një tjetër klub. Pra, nëse ju më vonë do ta ribleni atë përsëri, ju duhet të ndërtoni besnikërinë e tij nga e para përsëri.
Bonusi i klubit Nënë
Lojtarët që luajnë për klubin e tyre nënë, të tilla si lojtarët tuaj të akademisë, dhe kanë bërë këtë me gjithë karrierën e tyre gjithmonë japin pak shtesë në fushë, pasi ato kanë një vend të veçantë për klubin në zemrat e tyre.
Bonusi: +0.5 nivel në të gjitha aftësitë (përjashto staminën).
Lojtarët që kanë luajtur për klubin e tyre nënë gjithë karrierës së tyre do të tregohen me një ikonë zemre në faqen e tyre. Ju lutem vini re se çdo lojtarë i ri që ju keni shitur dhe pastaj ri-blerë nuk do të marri këtë bonus.
Fitimi i të dy Bonuseve
Eshtë krejtësisht e mundur që një lojtar të marrë dy bonuse. Pra, kur ju të promovoni një lojtar të ri (që natyrisht nuk ka rëndësi cilin sistem të të rinjve ju përdorni) për skuadrën tuaj tëparë, ai do të marrë një bonus nivelin 1,5 të aftësive për të gjitha aftësitë (duke përjashtuar rezistencën) deri sa ta shisni atë.
Indeksi Total i Aftësive (ITA)
Indeksi Total i Aftësive tregon sesa i aftë është lojtari. ITA shtohet nga stërvitja dhe gjiithashtu mund të shtohet (dhe të ulet) nga forma.
Forma
Sa më formë të mirë të ketë lojtari, aq më e mirë është paraqitja e tij. Nuk ka të bëjë me kontekstin fizik dhe nuk ka të bëjë me faktin se sa mirë është stërvitur ai. Forma në “Hattrick” pasqyron një kombinim të aspekteve që bëjnë të mundur, ose që ndalojnë lojtarin, për të arritur potencialin e tij më të madh, si për shembull siç është situata në jetën e tij private për momentin.
Në faqen e lojtarëve, ju mund të shihni “formën aktuale” të tij. Është një formë e aplikuar për ndeshje. Një lojtar “I shkëlqyer” por me formë "katastrofë" është zakonisht më keq se një lojtar “I pranueshëm”, në formën e tij “mirë”.
Forma aktuale ndikohet negativisht nga sasia e stërvitjes së rezistencës. Sa më shumë të stërvitësh “rezistencë” (në përqindje), aq më shumë efekt negativ ka në formën e lojtarit.
Gjithashtu, ka një formë personale të fshehur, që përdoret për të llogaritur deri ku arrin forma aktuale (e dukshme) e lojtarit dhe drejtimin. Çdo javë, gjatë stërvitjes, forma aktuale e çdo lojtari do të ndryshojë duke lëvizur drejt formës personale të fshehur.
Forma aktuale nuk ndryshon menjëherë drejt formës së fshehur. Ajo lëviz me hallka për disa javë radhazi, edhe sa më larg formës së fshehur të jetë, aq më të mëdha do jenë këto lëvizje.
Pasi forma aktuale të ketë ndryshuar gjatë stërvitjes, ekziston mundësia që forma e fshehur ka ndryshuar për çdo lojtar. Çdo lojtar ka të njëjtat shanse individuale për të pasur ndryshimin e formës së fshehur dhe nuk mund të bëni asgjë për të influencuar mbi këtë fat.
Sidoqoftë, kur bie fati që forma e fshehur e një lojtari të ndryshojë, ka disa faktorë që ndikojnë se cila do të jetë forma e re e fshehur e lojtarit:
-
Nëse një lojtar ka marrë pjesë në një ndeshje gjatë javës. Kjo është shumë e rëndësishme!
-
Intesisteti i stërvitjes - sa më fort të stërvitësh, aq më e mirë forma në përgjithësi
-
Trajneri juaj – sa më i aftë të jetë ai, aq më e mirë është forma në përgjithësi
-
Trajner Forme - një Trajner Forme është i specializuar në ngritjen e formës së lojtarëve.
-
Ndihmës trajnerët – Ndihmësit përmirësojnë formën gjithashtu
Veçuria
Rreth gjysma e të gjithë lojtarëve kanë një karakteristikë të quajtur "veçuri", e cila ka ndikim në ndeshje. Çdo lojtar me një veçuri merr një shtesë rroge prej 10%.
Ka 5 veçuri të ndryshme kryesore për lojtarët: "Teknik", "I shpejtë", "Me kokë", "I fuqishëm" dhe "I paparashikueshëm".
Çdo specialitet kryesor ka një anë të mirë dhe një anë të keqe, që shpjegohet në kapitullin e “rasteve speciale”. Specialitetet mund të jenë të nevojshëm për taktika të caktuara, që shpjegohet në kapitullin e “taktikave”.
Ekzistojnë gjithashtu dy specialitete të rrallë: Ripërtëritës dhe Suport. Lojtarët me specialitetin Ripërtëritës do të shërojnë dëmtimet e tyre pak më shpejt se lojtarët e tjerë dhe mund t'ia dalin një dëmtimi të lehtë gjatë lojës. Lojtarët Suport mund të ndihmojnë shokët e skuadrës që janë në pozicionet afër tij. Nëqoftëse kjo del e sukseshme, shokët e skuadrës do të performojnë më mirë, por nëqoftëse nuk ia del me sukses, kjo do të shkaktojë një rënie në organizim për gjithë ekipin.
Dëmtimet
Ndonjëherë lojtarët dëmtohen. Në këtë rast, dëmtimi, nëse nuk është shumë i vogël, do i vendosë ata në një shtrat kurimi për disa ndeshje. Rreziku i dëmtimeve shtohet me rritjen e intensitetit të stërvitjes së skuadrës ose me numrin total të nivelit të ndihmës trajnerëve.
Lojtarët e vjetër duan një kohë më të gjatë që të shërohen dhe mjekët mund të punësohen për të ndihmuar shërimin më të shpejtë të tyre. Mjekët gjithashtu ndihmojnë për reduktimin e riskut të dëmtimeve. Megjithatë, lojtarët, duke iu afruar moshës dyzetvjeçare, do tj’u duhet më shumë kohë për ta marrë veten. Gjithashtu, mbani mend se koha e dëmtimit përllogaritet me javë. Nëse supersulmuesi juaj është dëmtuar për një javë, atij mund t’i duhet deri në një javë kohë për t’u shëruar.
Kartonët e verdhë dhe të kuq
Lojtarët mund marrin kartonë të verdhë ose edhe mund të nxirren jashtë gjatë një ndeshje, sidomos lojtarët agresivë (veçanërisht ata me ndershmëri të vogël dhe me eksperiencë të paktë), më shpesh se lojtarët e tjerë. Dy kartonë të verdhë gjatë një ndeshje, automatikisht do e nxjerrin lojtarin nga ndeshja. Dalja jashtë e lojtarit do të thotë se ai është i pezulluar për ndeshjen tjetër të kompeticionit.
Gjithashtu, një lojtar pezullohet për një ndeshje, pasi ka akumuluar tre kartonë të verdhë në ndeshjet e zhvilluara gjatë një sezoni. Marrja e kartonëve në ligë, kupë dhe ndeshje kualifikuese, përllogaritet njëlloj në të gjithë rastet. Nëse një lojtar ka marrë karton dy herë në ndeshje të kampionatit gjatë një sezoni dhe merr një tjetër karton në një ndeshje kupe, ai do të pezullohet për ndeshjen konkurruese të radhës, qoftë ajo ndeshje lige, kupe apo kualifikuese.
Ju mund të kontrolloni listën e lojtarëve tuaj për kartonët e marrë përpara çdo ndeshje. Një lojtar, i cili ka akumuluar tre kartonë ose ka dalë jashtë në ndeshjen e fundit, do të tregohet me simbolin e kartonit të kuq te lista e lojtarëve, që tregon pezullimin e tij
Të dhenat lojtarëve të ndëshkuar fshihen pasi që të zhvillohet një ndeshje zyrtare. Gjithashtu, të gjithë ndëshkimet e lojtarëve fshihen në fundin e sezonit. Transferimet nuk ndikojnë në ndëshkimet e lojtarëve. Një lojtar nuk mund të ndëshkohet (ose ti fshihet prova e tij ndëshkuese) gjatë një ndeshje miqësore.
Rreshtimi: Elementaret
Si menaxher i ekipit, ju do të vendosni si do të luajë ekipi dhe çfarë formacioni do të përdorni. Para çdo ndeshje, ju do të merrni vendimet tuaja- udhezimet e ndeshjes- ku do të jepni udhëzimet, sipas formularit që gjendet te lista e ndeshjeve. Këto udhëzime duhet të jepen rreth 20 minuta para se ndeshja të fillojë, por mos harroni që ora e arbitrit nuk mund të pajtohet me tuajën, kështu që përpiquni të shmangni urdhrat në minutën e fundit, nëse mundeni.
Gjithashtu mund të zgjidhni të udhëzoni ekipin për një formacion standard (që ua rekomandojmë ta përdorni si masë paraprake për arsye të ndryshme). Kjo do të thotë se formacioni do të përshtatet për ndeshjet e ardhshme, por ju mund të ndërhyni gjithmonë për të bërë ndryshime në formacionet e ekipit.
Formacioni dhe zëvendësimet
Për çdo ndeshje, ju zgjidhni 11 lojtarët e parë të ekipit, zëvendësuesit, lojtarët për goditjet standarde dhe kapitenin e ekipit. Në formularin e udhëzimeve ju zgjidhni ku do pozicionohen lojtarët duke i tërhequr dhe lëshuar aty.
Kur një lojtar dëmtohet, zëvendësuesi për atë pozicion do të hyjë në fushë. Nëse nuk ke vendosur një zëvendësues për pozicionin përkatës, apo zëvendësuesi është i dëmtuar, një nga zëvendësuesit e tjerë do të futet automatikisht në lojë.
Nëse nuk keni rezerva në stol do ju duhet të vazhdoni lojën me 10 lojtarë. Nëse s'keni rezerva dhe portieri juaj dëmtohet (ose nuk e keni vendosur në formacion), një lojtar do marri vendin e portierit.
Ju keni mundësinë të vendosni zëvendësime të kushtëzuara. Shikoni kapitullin e zëvendësimeve për më shumë informacion.
Ndeshjet në tavolinë
Mos harroni se ju duhet të filloni ndeshjet tuaja të ligës ose kupës me të paktën 9 lojtarë.
Nëse rreshtimi juaj përmban më pak se 9 lojtarë, por në skuadrën tuaj ka edhe lojtarë të tjerë, atëherë zyrtarë e tjerë të klubit do të ndërhyjnë dhe do të vendosin një rreshtim për ndeshjen e caktuar. Në ndeshje të tilla, skuadra juaj do ta ketë shpirtin, formën, vetbesimin dhe përvojën e rreshtimit më të ulët, në krahasim me nëse do ta kishit vendosur vetë rreshtimin. Ndikimi zgjat vetëm për një ndeshje dhe lojtarët do të vazhdojnë të stërviten për ndeshjen.
Nëse nuk ka lojtarë të mjaftueshëm në skuadër për një rreshtim të vlefshëm, skuadra juaj do ta humb ndeshjen pa luftë. Kjo gjithashtu ndëshkon skuadrën në mënyrën e përshkruar më sipër, por në këtë rast ndikimet negative do të kalojnë edhe në ndeshjet e ardhshme. Në rastin e largimit, ndikimi në stërvitje gjithashtu humbet.
Nëse ju nuk do të keni në fushë të paktën 9 lojtarë në ndeshjet jo-konkurruese apo rinore, atëherë djemtë e lagjes do të zëvendësojë ekipin tuaj. Në kundërshtim me ndeshjet konkurruese, kjo nuk do të ketë një ndikim negativ në trajnimin e lojtarëve të cilët kanë qenë në fushë në një ndeshje konkurruese atë javë.
Të zgjedhësh formacionin e ekipit
Ju mund të luani me çdo formacion që mund të krijohet me faqen e urdhërave; faqja juaj e stërvitjes po ashtu përfshin listën e gjithë formacioneve.
Ja vlen të dini se kur më tepër se një lojtarë luan në një pozicion qëndror (mbrojtës qëndror, mesfushor qëndror ose sulmues); ata nuk do jenë në gjendje të kontribuojnë në vlerat e ekipit me gjithë kapacitetin e tyre. Kjo humbje në kontribut është më e madhe për tre lojtarë sesa për dy. Llogjika që qëndron pas saj është se kur më tepër se një lojtarë luan në të njëjtën zonë, ata fillojnë të mbështeten tek njëri tjetri rrjedhimisht nuk janë më të zotë të kontribuojnë me gjithë kapacitetin e tyre.
Shkurt, një lojtarë i vetëm qëndror kontribuon për 100%. Përdorimi i dy lojtarëve qëndror nënkupton një humbje në kontribut (prek të dy), dhe përdorimi i tre nënkupton një humbje më të madhe (prek të tre). Kjo humbje ndikon tek gjithë skillet e lojtarit.
Sasia e humbjes në kontribut është më e madhe për mesfushorët sesa për sulmuesit, dhe më e madhe për mesfushorët sesa për mbrojtësit. Më ekzaktësisht, humbja e mesfushorëve qëndror është gati dyfish e asaj për mbrojtësit, për sulmuesit pak a shumë është mes atyre të dyjave.
Taktika dhe qëndrimi i ekipit
Te forma e udhëzimeve, ju mund të vendosni edhe taktikat e ekipit dhe qëndrimin e tyre për ndeshjen e caktuar. Taktikat e ndryshme janë përshkruar te “Ndeshjet”: Kapitulli i taktikave dhe qëndrimi i ekipit janë shpjeguar në kapitullin e Psikologjisë.
Urdhëri i markimit të lojtarit
Me markimin e lojtarit, ju urdhëroni një prej lojtarëve tuaj të ndjekë këmba-këmbës dhe të përpiqet të neutralizojë një lojtar kyç të skuadrës kundërshtare. Urdhëri i markimit të lojtarit ka edhe rreziqe, kështu që përdoreni me kujdes - por kur përdoret me lojtarin e duhur dhe në momentin e duhur, mund të kthehet në metodë eficiente për të eleminuar epërsinë e kundërshtarit në ndeshje.
Ideja është që ju urdhëroni një lojtar tuajin që të mbajë në hije dhe të bllokojë një lojtar specifik të kundërshtarit. Nëse lojtari i kundërshtarit është në fushë, ky urdhër zbatohet pas 5 minutash dhe lojtari juaj do të kontribuojë shumë më pak se normalisht për ekipin tuaj. Më specifikisht, lojtari juaj kontribuon 50% më pak nëse kundërshtari është afër tij dhe 65% më pak nëse ai është larg. Përfitimi për ju është se, me shpresë, kontributi i lojtarit kundërshtar do të ulet. Kjo varet nga sa efikas është lojtari juaj si markues. Aftësia juaj është, sigurisht, që të gjeni situatat ku markimi i lojtarit ia vlen dhe të shmangni ato ku nuk do të keni përfitim.
Një lojtari që i janë dhënë urdhërat e markimit nuk mund t'i jepen urdhëra të tjera: Kjo do të thotë se t'i japësh një lojtari urdhër për markim anulon çdo urdhër tjetër të dhënë më parë qoftë për të shkuar ofensiv, difensiv, drejt krahut apo drejt qendrës.
Mund të jepni vetëm një urdhër për ndeshje për markim lojtari, tek një nga mbrojtësat, mbrojtësat e krahut ose mesfushorët qendror dhe vetëm kundrejt një sulmuesi, mesfushori krahu ose mesfushori qendror të kundërshtarit. Nëse lojtari i planifikuar për t'u markuar nuk luan, ose luan në një pozicion që nuk mund të markohet, urdhri bëhet i pavlefshëm, por lojtari juaj do të vuajë 10% të kontributit. Sidoqoftë, një urdhër i paaktivizuar mund të aktivizohet gjatë lojës, nëse lojtari i planifikuar për markim futet në lojë ose ndërrohet në një pozicion të markueshëm.
Gjatë kohës që urdhëri për të markuar një lojtar është i aktivizuar, lojtari nuk do të kontribuojë më me aftësitë e tij në taktikën e ekipit (psh në Presing apo Kundërsulm). Sidoqoftë, ai kontribuon në taktikë me aftësitë e tij nëqoftëse urdhëri i markimit nuk aktivizohet, por vetëm pasi penalltia e mësipërme prej 10% të jetë marrë parasysh.
Aftësia në mbrojtje është më e rëndësishmja për Markuesin e Lojtarit. Ajo krahasohet me aftësinë më të lartë të lojtarit të markuar. Kjo llogari do të vendosë se sa e lartë do të jetë handikapi i kontributit të lojtarit të markuar. Lojtarët e fuqishëm përfitojnë një rritje të madhe (10%) të aftësisë në mbrojtje gjatë përllogaritjes së markimit të lojtarit, ndërsa lojtarët pa specialitet marrin një rritje më të ulët (5%). Ndërsa lojtarët e markuar, nëse kanë specialitet Teknik do t'ju kushtojnë juve një handikap të aftësisë së tyre më të lartë (-8%) gjatë llogaritjes së markimit të lojtarit, ndërsa lojtarët e Paparashikueshëm do të përfitojnë një përmirësim (+8%). Forma, rezistenca, eksperienca, besnikëria, rritja në shtëpi dhe shëndeti janë të rëndësishëm si për markuesit ashtu edhe për të markuarit. Vini re se të gjitha këto bonuse dhe penallti nga specialitetet merren në konsideratë vetëm për llogaritjen e efektit të markimit të lojtarit, dhe nuk merren në konsideratë për përllogaritjet e tjera.
Çdo penallti për lojtarin që markon ndikon në të gjitha aftësitë e tij, përveç Portier dhe Goditje standarte. Ndërsa penalltitë për lojtarin e markuar përjashtojnë përveç këtyre edhe Mbrojtjen.
Udhëzimet individuale
Ju mund t'ju jepni udhëzime individuale të gjithë lojtarëve. Për shëmbull mund të udhëzoni qendërmesfushorin të luaj "i tërhequr".
Kjo do të thotë se lojtari është ende mesfushor qëndror, por ai mund të përqendrohet në mbrojtje më shumë sesa në një rast normal dhe akoma më pak në sulm. Ka katër lloje udhëzimesh individuale, shikoni këtë
tabelë për më shumë detaje rreth pozicioneve. Gjithashtu, ju mund t'i caktoni një lojtari që të markojë një super lojtar të kundërshtarit. Më shumë rreth kësaj shpjegohet tek seksioni i Markimit të lojtarit.
Pozicioni
|
Taktikat
|
Efekt
|
Mbrojtës krahu
|
I Avancuar
|
Disi më shumë Në Krah, disi më shumë Organizim, më pak Mbrojtje
|
I Tërhequr
|
Disi më shumë Mbrojtje, më pak Në Krah, disi më pak Organizim
|
Drejtë Qëndrës
|
Shumë më tepër Mbrojtje në qendër, më pak Mbrojtje në krah, shumë më pak Në Krah, disi më shumë Organizim
|
Qendërmbrojtës
|
I Avancuar
|
Më shumë Organizim, shumë më pak Mbrojtje
|
Drejtë Krahut
|
Shumë më tepër Mbrojtje në krah, shumë më pak Mbrojtje në qendër, një farë kontributi Në Krah, disi më pak Organizim
|
Mesfushor krahu
|
I Avancuar
|
Më shumë Në Krah, disi më shumë pasim, më pak Mbrojtje, më pak Organizim
|
I Tërhequr
|
Shumë më tepër Mbrojtje, më pak në Krah, më pak Organizim dhe disi më pak Pasim
|
Drejtë Qëndrës
|
Disi më shumë Organizim, më pak Në Krah, disi më shumë Mbrojtje në qendër, disi më pak mbrojtje në krah, disi më shumë Pasim në qendër, më pak Pasim në krah
|
Qendërmesfushor
|
I Avancuar
|
Më shumë Pasim, shumë më pak Mbrojtje, disi më pak Organizim, disi më shumë Shënim
|
I Tërhequr
|
Më shumë Mbrojtje, më pak Pasim, disi më pak Organizim, disi më pak Shënim
|
Drejtë Krahut
|
Një sasi e mirë Në krah, disi më pak Organizim, disi më shumë Pasim dhe Mbrojtje në krah, disi më pak Pasim/Mrojtje në qendër, jo Shënim
|
Sulmues
|
I Tërhequr
|
Disi më shumë Organizim, më shumë Pasime (dhe akoma më shumë akoma Pasime në krahë po të jetë sulmues Teknik), shumë më pak Shënim, disi më pak në Krah
|
Drejtë Krahut
|
Më shumë Në Krah, shumë më tepër Shënim dhe disi më shumë Pasim në atë krah, shumë më pak Shënim dhe disi më pak Pasim në qendër, disi më pak Shënim, Në Krah dhe Pasim në krahun tjetër, disi më pak Organizim
|
Ndeshja: Elementaret
Gjetja e formacionit të duhur është një ndër sfidat më të mëdha në “Hattrick”. Në këtë dhe në kapitullin tjetër të ndeshjeve, ne do të fokusohemi se si aftësitë e lojtarëve fitohen duke luajtur në një ndeshje. Ky kapitull do u japë juve bazat, gjërat më të rëndësishme që duhet të dini.
Elementaret e simulimit të ndeshjes
Në çdo pjesë loje raportohen disa sulme dhe mesfusha vendos se cili ekip i ndërton këto sulme. Ekipi me mesfushë më të fortë (skuadra që qarkullon më shumë topin), ka gjasa më shumë se ekipi tjetër për të pasur pjesën dërmuese të sulmeve.
Kur një ekip ndërmerr një sulm, vendoset edhe çfarë lloj sulmi është. Sulmi mund të zhvillohet gjatë krahut të djathtë, krahut të majtë, apo në qendër) por janë edhe goditjet standarde (goditje të lira dhe penallti). Sektori i sulmit të një ekipi do të bëjë përpjekje të depërtojë mes sektorit të mbrojtjes së ekipit tjetër.
Sulmet e thjeshta
Në çdo ndeshje ka disa sulme bazë (siç u shpjeguan më lart). Disa nga këto sulme mund t'i shkojnë kujt do ekipi (sulme të hapura), por disa prej tyre janë eskluzive vetëm për njërin nga ekipet.
Për sulmet e hapura, mesfusha dikton se cili ekip do t'i marri. Për sulmet eskluzive është e njëjta gjë por me një përjashtim; Nëse mesfusha juaj "fiton" një sulm eskluziv të kundërshtarit, nuk do jetë sikur ju ekzekutoni sulmin por ju e ndaloni sulmin e kundërshtarit. Ju nuk mund ta "vidhni" sulmin eskluziv të kundërshtarit dhe ai nuk mund të marrë të tuat.
Shumica e sulmeve të thjeshta raportohen në raportin e ndeshjes, por sulmet që janë shumë të dobëta për të sjellë gola nuk raportohen.
Gjithashtu, mund të fitoni sulme shtesë nga “rastet speciale” dhe nga kundërsulmet. Këto sulme shtesë janë përshkruar në dy kapituj të tjerë.
Përparësia e ekipit vendas
Skuadra vendase ndihmohet nga tifozët e saj. Zakonisht keni një përqindje më të lartë të zotërimit të topit kur luani brënda sesa jashtë.
Kur të dy ekipet që luajnë në ndeshje janë nga i njëjti rajon, loja është trajtuar si një derbi. Në këtë rast, ekipi i shtëpi përfiton nga avantazhi i fushës, por ekipi mik gjithashtu merr një nxitje rreth gjysmës së asaj që ka marrë ekipi i shtëpisë. Lojrat në fusha neutrale nuk japin ndonjë bonus avantazhi fushe, edhe kur një ekip është nga rajoni i njëjtë si në fushën neutrale.
Psikologjia dhe mentaliteti i trajnerit
Shpirti i skuadrës, vetëbesimi dhe qëndrimi i ekipit ndikojnë në paraqitjen e skuadrës. Mund të lexoni gjithçka se si Hattrick i simulon këto në kapitullin e "Psikologjisë".
Mentaliteti i trajnerit (nëse është me tipare sulmuese, mbrojtëse apo neutral) luan gjithashtu rol. Lexoni më shumë për këtë tek kapitulli “Trajneri”.
Vlerësimi i ekipit është vlerësimi të cilit ju duhet ti kushtoni vëmëndje
Pasi është luajtur një ndeshje, mund të shikoni vlerësimet e skuadrës për çdo repart të saj. Këto vlerësime ju tregojnë sa mirë ka luajtur çdo repart i skuadrës gjatë ndeshjes dhe këto vlerësime janë ato që kanë rëndësi në llogaritjen aktuale të ndeshjes.
Vlerësimet e ndeshjes (shkalla shkon nga zero me xhufkë deri në hyjnor) kanë dhe katër nën nivele gjithashtu: shumë ulët, ulët, lartë dhe shumë lartë. Në këtë mënyrë është më e lehtë për të ditur më saktë vlerësimin për një aftësi të caktuar. Për shëmbull një vlerësim "mirë shumë lartë" është pak më i keq sesa "shkëlqyer shumë ulët" por shumë herë më i mirë sesa "pranueshëm shumë ulët".
Vlerësimi i yjeve
Mbas ndeshje lojtarët tuaj marrin një vlerësim me yll për paraqitjen e tyre në ndeshje. Sa më tepër yje, aq më e mirë performanca.
Kini parasysh që vlerësimi me yje mat paraqitjen individuale të lojtarit në atë pozicion të veçantë dhe është e dobishme kur krahason lojtarë të ndryshëm që luajnë në të njëjtin pozicion. Nuk është aspak metodë e përkryer për të matur fortësinë e ekipit. Për tu informuar mbi paraqitjen e të gjithë ekipit (dhe ta krahasoni me ekipe të tjera), hidhini një sy vlerësimit të ekipit.
Mbani parasysh se ndikimet në ekip (si ato në humbjen në kontribut nëse luan më shumë se një lojtar në pozicion qëndror, shiko kapitullin për rrjeshtimet elementare) nuk do pasqyrohet në vlerësimet e yjeve.
Një shëmbull normal
Me pakë fjalë, gjëndja e mesfushës vendos sesa raste ekipi yt do ndërtoi gjatë ndeshjes. Pjesët e tjera të ekipit do vendosin probabilitetin e sulmeve për tu shndërruar në gol.
Tabela e mëposhtme do ju ndihmojë disi kur zgjidhni ekipin tuaj. Vini re që është me përafërsi vetëm.
Disa nivele të aftësive janë shumë afër, pra ka ndryshime të vogla në paraqitje, por për disa të tjera këto ndryshime mund të jenë më të medha. Gjithashtu, udhëzimet individuale ose humbjet në kontribut për dy ose më shumë lojtarë në pozicion qëndror (shikoni kapitullin e mëparshëm) nuk janë marrë në konsideratë.
Sektori i ekipit
|
Faktorët (më të rëndësishmit të parët)
|
Mesfusha
|
Organizimi qendërmesfushorët
Organizimi mesfushorët e krahut
Organizimi mbrojtësave qëndror
Organizimi i sulmuesve
Organizim nga mbrojtësit e krahut
|
Sulm nga krahu i majtë
|
Ne krah mesfushori i majtë
Në krah mbrojtësi i majtë
Shënim sulmuesit
Pasim qendërmesfushori i majtë
Pasim mesfushori i majtë
Në krah sulmuesit
Pasim sulmuesit
Pasim qendërmesfushorët
|
Mbrojtje në krahun e majtë
|
Mbrojtje mbrojtësi i krahut të majtë
Pritje topash portieri
Mbrojtje qendërmbrojtësi i majtë
Mbrojtje mesfushori i majtë
Mbrojtja e mbrojtësit qëndror
Mbrojtje portieri
Mbrojtje qendërmesfushori i majtë
Mbrojtja e mesfushorit qëndror
|
Sulm në qendër
|
Shënim sulmuesit
Pasim sulmuesit
Pasim qendërmesfushorët
Shënimi i mesfushorëve qëndror
Pasim mesfushorët e krahut
|
Mbrojtje në qendër
|
Mbrojtje qendërmbrojtësit
Pritje topash portieri
Mbrojtje qendërmesfushorët
Mbrojtje mbrojtësit e krahut
Mbrojtje portieri
Mbrojtje mesfushorët e krahut
|
Sulm në krahun e djathtë
|
Në krah mesfushori i djathtë
Në krah mbrojtësi i djathtë
Shënim sulmuesit
Pasim qendërmesfushori i djathtë
Pasim mesfushori i djathtë
Në krah sulmuesit
Pasim sulmuesit
Pasim qendërmesfushorët
|
Mbrojtje në krahun e djathtë
|
Mbrojtje mbrojtësi i djathtë
Pritje topash portieri
Mbrojtje qendërmbrojtësi i djathtë
Mbrojtje mesfushori i djathtë
Mbrojtja e mbrojtësit qëndror
Mbrojtje portieri
Mbrojtje qendërmesfushori i djathtë
Mbrojtja e mesfushorit qëndror
|
Stërvitja
Çdo javë ju mund të zgjidhni çfarë lloj stërvitjeje do të marrin lojtarët tuaj në seksionin e javës. Efektet e stërvitjes javore gjithmonë bëhen të qarta të enjten ose të premten, varet nga shteti. Lloji i stërvitjes së zgjedhur kur fillon azhornimi është stërvitja që do përfitohet nga lojtarët, pavarësisht sa herë mund të ndërrohet gjatë javës. Gjithashtu ndryshimet në formën aktuale dhe formën e fshehur të lojtarëve bëhen në të njëjtën kohë.
Mosha e lojtarit dhe niveli i afësisë
Lojtarët e rinj mesojnë më shpejtë në përgjithësi sesa lojtarët e vjetër por sesa shumë mëson lojtari juaj gjatë stërvitjes varet dhe nga niveli i aftësisë ku ai ndodhet - sa më i ulët niveli i aftësisë aq më shpejt stërvitet.
Stërvitja në aftësitë e niveleve të ulëta është shpesh herë më e shpejtë se ajo në aftësitë e niveleve mesatare apo të larta. Gjithashtu stërvitja në aftësitë e niveleve të larta është më e ngadaltë se ajo në nivelet mesatare.
Përveç moshës dhe aftësisë, ka gjithashtu edhe 4 faktorë të tjerë që vendosin mbi efektet e stërvitjes: intensiteti i stërvitjes, lloji i stërvitjes, sasia e stërvitjes në rezistencë, si dhe stafi i trajnerëve ( trajneri kryesor dhe ndihmësit).
Intesiteti i stërvitjes
Sa më intensive të jetë stërvitja, aq më e mirë do bëhet edhe forma e përgjithshme e ekipit. Gjithashtu edhe efektet e stërvitjes do të shënojnë rritje. Intensitetin e stërvitjes ju e vendosni duke zgjedhur një numër midis 0 dhe 100.
Dizavantazhi i një stërvitjeje me intensitet të lartë është rritja e probabilitetit të lëndimit të lojtarëve. Ju duhet të vendosni vetë mbi intensitetin e stërvitjes që i përshtatet skuadrës tuaj. Për këtë mund të informoheni edhe nëpër forume.
Nëse ju e ulni intensitetin e stërvitjes në mënyrë të ndjeshme, atëherë shpirti i skuadrës do të pësojë një rritje të menjëhershme. Por në momentin kur ju e rrisni intensitetin sërish, atëherë shpirti i skuadrës do të ulet dukshëm. Nëse doni të kryeni këtë veprim, mbani mend se vlera e re e intensitetit duhet të kryhet të paktën një azhornim më përpara azhornimit stërvitor.
Lloji i stërvitjes
Ju mund të zgjidhni midis 11 llojeve të ndryshme stërvitjesh. Të gjitha këto lloje i bëjnë lojtarët e tuaj më të mirë në një drejtim të caktuar. Llojet e stërvitjeve janë të listuara në tabelën e mëposhtme.
Stafi i stërvitjes
Nëse keni një trajner të mirë, atëherë stërvitja do të jetë më efikase se në rastin e një trajneri të keq. Efikasiteti rritet edhe nga ndihmësit e trajnerit.
Stërvitja në rezistencë
Stërvitja në rezistencë duhet të kryhet në çdo jave dhe duhet të zë një përqindje të caktuar të totalit të stërvitjes. Efikasiteti i saj bie në stërvitjet me intensitet të lartë. Është më mirë të stërvitni nga pak çdo javë se sa të vendosni përqindje të larta herë pas here.
Lojtarët e vjetër kanë nevojë për më shumë stërvitje në mënyrë që ta mbajnë rezistencën në një nivel të caktuar. Kjo do të thotë se menaxherët duhet të gjejnë një përqindje të caktuar të stërvitjes në rezistencë që të jetë sa më e përshtatshme me veçoritë dhe ambiciet e skuadrës.
Lojtarët që luajnë të paktën 90 minuta për ekipin tuaj gjatë javës marrin 100% në stërvitjen e rezistencës. Lojtarët që luajnë për më pak sesa 90 minuta (rezervat p.sh.) marrin 75% të stërvitjes plus një pjesë tjetër për çdo minutë të luajtur. Lojtarët e tjerë të ekipit që nuk luajtën gjatë javës, por që janë në kondicion për tu stërvitur (lojtarët e dëmtuar lehtë), marrin gjysmën e efektit të stërvitjes. Lojtarët e dëmtuar për 1 ose më shumë javë nuk marrin trajnim në rezistencë.
Stërvitja e rezistencës influencon negativisht në formën e përgjithshme të skuadrës tuaj: sa më e lartë të jetë stërvitja e rezistencës aq më e ulët do të jetë forma e lojtarëve.
Vlen të theksohet se vetëm forma aktuale e lojtarëve dhe jo ajo e fshehura influencohet nga stërvitja e rezistencës.
Principet Themelore
Sasia e stërvitjes që përfton një lojtar varet nga sa minuta lojë ka luajtur gjatë javës për ekipin tënd në një pozicion stërvitor në ndeshjet kompetitive ose miqësore. Ndeshjet e luajtura me ekip tjetër do kenë efekt vetëm për formën e tij, por asnjë grimë stërvitje s'do të përfitohet nga lojtari. Nëse lojtari nuk ka parë asnjë minutë 'aksion live', ose ka luajtur më pak se 1 minutë gjatë javës, ai nuk do të marrë asnjë lloj stërvitjeje.
Një lojtar mund të marrë 90 minuta stërvitje gjatë javës. Po të luajë më shumë se 90 minuta në një pozicion stërvitor, lojtari nuk stërvitet ekstra. Po të luajë më pak, psh: 50 minuta, lojtari do të stërvitet më pak – në këtë rast, 50 minuta nga 90.
Nëse një lojtar ka luajtur në pozicione të ndyshme gjatë javës, do të përzgjidhen për të llogaritur stërvitje që do të marri, vetëm 90 minutat që do ti japin efektin më të lartë. Urdhërat individuale të lojtarëve gjatë ndeshjes, nuk influencojnë efektin e stërvitjes.
Lojtarët në pozicionin e mesfushorit të krahut do të marrin vetëm gjysëm stërvitje kur stërvitet organizimi. E njejta gje vlen për mbrojtësit e krahut kur stervitet Në krah.
Nuk ka rëndësi nëse lojtari juaj luan në një ndeshje miqësore apo zyrtare - të gjitha janë po aq ndikuese nga pikëpamja stërvitore.
Megjithatë, nëse nuk keni mjaftueshëm lojtarë në skuadrën për ta vendosur rreshtimin në një ndeshje garuese, ju do ta dhuroni një fitore pa lëvizje. Në këtë rast, ju do ta humbni stërvitjen për atë ndeshje. Të gjitha stërvitjet e javës nuk do të humbasin.
Nga ana tjetër, nëse paraqiteni në një ndeshje garuese, por kundërshtari juaj jo, ju do ta fitoni pa luftë dhe, lojtarët tuaj do të marrin stërvitje të zakonshme por nuk do të marrin përvoje.
Kllapat tregojnë efektet e vogla. Dopio kllapa tregojne efektet shumë të vogla.
Lloji i stërvitjes
|
Përmirëson
|
...për...
|
Goditje standarte
|
Goditje standarte
|
Të gjithë lojtarët në fushë, 25% shpërblim për ekzekutuesin e goditjeve standarte dhe portierin
|
Mbrojtje
|
Mbrojtjen
|
Mbrojtësit ((Të gjithë lojtarët që luajnë ndeshjen))
|
Shënim
|
Shënimin
|
Sulmuesit ((Të gjithë lojtarët që luajnë ndeshjen))
|
Krosime
|
Në krah
|
Mesfushorët e krahut (Mbrojtësit e krahut) ((Të gjithë lojtarët që luajnë ndeshjen))
|
Shënim dhe Gjuajtje
|
(Shënimin)
|
(Të gjithë lojtarët që luajnë ndeshjen)
|
(Goditjet standarte )
|
((Të gjithë lojtarët që luajnë ndeshjen))
|
Pasime
|
Pasim
|
Qendërmesfushorët, mesfushorët e krahut dhe sulmuesit ((Të gjithë lojtarët që luajnë ndeshjen))
|
Organizim
|
Organizim
|
Mesfushorët e qëndrës (Mesfushorët e krahut) ((Të gjithë lojtarët që luajnë ndeshjen))
|
Port
|
Pritje topash
|
Portierët
|
Pasime (Mbrojtesat + Mesfushorët)
|
Pasim
|
Mbrojtësit, qendërmesfushorët dhe mesfushorët e krahut ((Të gjithë lojtarët që luajnë ndeshjen))
|
Mbrojtje (Mbrojtësat + Mesfushorët)
|
Mbrojtjen
|
(Portierët, mbrojtësit, qendërmesfushorët dhe mesfushorët e krahut) ((Të gjithë lojtarët që luajnë ndeshjen))
|
Krah (Mesfushora krahu + Sulmuesa)
|
Në krah
|
Sulmuesit dhe mesfushorët e krahut ((Të gjithë lojtarët që luajnë ndeshjen))
|
Individuale (Akademia e të Rinjve vetëm)
|
Aftësi e/të vlefshme për pozicionin e luajtur në lojë
|
(Të gjithë lojtarët që luajnë ndeshjen)
|
Shëmbull
Ekipi stërvit "Në krah" këtë javë. Kini parasysh që dita e ndeshjeve mund të luhasë – e djela përkufizon ndeshjet e kampionatit në fundjavë, ndërsa e mërkura, ndeshjet gjatë javës, miqësore dhe të kupës.
-
Turi i Sanijes luajti 90 minuta si mesfushor krahu të Djelën por nuk luajti të Mërkurën. Ai merr 90 minuta stërvitje Në Krah.
-
Gaz Dibroni luajti 90 minuta si mesfushor krahu të Djelën dhe 90 minuta si sulmues të Mërkurën. Ai merr 90 minuta stërvitje të plotë Në Krah.
-
Hasan Hasanbegu luajti 50 minuta si mesfushor krahu të Djelën dhe 90 minuta si mbrojtës krahu të Mërkurën. Ai merr 50 minuta stërvitje Në Krah dhe 40 minuta Në Krah por me efekte më të vogla. Pra efekti nuk është njësoj (shiko kllapat te tabela).
-
Aqif Kapertoni luajti 40 minuta si mesfushor krahu të Djelën dhe 90 minuta si sulmues të Mërkurën. Ai merr 40 minuta stërvitje Në Krah dhe 50 minuta stërvitje Në Krah por me efekt shumë të vogël.
-
Alfred Kaposhi luajti 90 minuta si mbrojtës krahu të Djelën dhe të Mërkurën. Ai do marrë vetëm 90 minuta stërvitje Në Krah por me efekt të vogël.
-
Tim Kaçurreli nuk luajti as të Djelën dhe as të Mërkurën. Aftësitë e atij nuk u përmirësuan. Timi duhet me shit fara mesa duket.
Rënie në aftësi
Kur një lojtar arrin moshën 30 vjeç, ai fillon të humbasë aftësitë e tij nga pak për çdo javë. Se sa e madhe është humbja varet nga mosha e lojtarit dhe niveli i aftësisë. Sa më i lartë niveli i aftësisë së lojtarit, aq më e madhe është rënia. Lojtarët më të vjetër humbasin më shumë aftësi se sa lojtarët më të rinj.
Trajneri
Trainieri është një person i rëndësishëm për stërvitjen dhe për motivimin e lojtarëve tuaj.
Aftësitë e trainierit
Aftësia: Një trajner i aftë njeh metodat e duhura për të stërvitur lojtarët me qëllim që t’i bëjë më të mirë. Sa më i talentuar të jetë trajneri juaj, aq më shumë do të japë efekt stërvitja. Një trajner nuk mund të jetë kurrë më i mirë se niveli 5 (i shkëlqyer). Të gjithë ekipeve të reja u jepet një trajner nivel 3 (pranueshëm) kur regjistrohen në lojë.
Karizma: Ndryshe nga aktivitetet stërvitore të planifikuara, trajneri juaj është gjithashtu një burim inspirimi për lojtarët tuaj. Shpirti i ekipit tuaj, përgjithësisht do të jetë më i mirë nëse trajneri juaj është një lider i mirë.
Taktikat: Trajneri juaj mund të jetë me tipare sulmuese, mbrojtëse ose neutral. Kjo jep efekt vetëm në paraqitjen e ekipit gjatë ndeshjes. Një trajner me tipare sulmuese do të ndikojë në përmirësimin e sulmit tuaj, duke dobësuar mbrojtjen ose e kundërta për një trajner me tipare mbrojtëse.
Një trajner me tipare mbrojtëse mund të përmirësojë mbrojtjen pak më shumë se sa një trajner sulmues përmirëson sulmin me të njëjtin efekt. Një trajner neutral nuk është as sulmues dhe as mbrojtës, që do të thotë se nuk ndihmon ndonjë sektor të ekipit apo nuk pëson ndonjë penalizim.
Rënia e aftësisë
Pasi trajneri juaj të ketë qenë në klubin tuaj për një sezon, niveli i karizmës të tij do të fillojë që dalëngadalë të shkatërrohet. Kur karizma e trajnerit shkon në nivelin e fundit, ulja fillon të ndodhë në aftësitë e tij si trajner.
Ndrysho trajnerin
Nëse nuk jeni të kënaqur me trajnerin tuaj atëherë ju mund të punësoni një të ri të nga jashtë ose ta bëni trajner një nga lojtarët tuaj. Një lojtar duhet të ketë qenë të paktën 16 javë në skuadrën tuaj, përpara se të bëhet trajner. Ju mund ta ndryshoni trajnerin tuaj në faqen "Ndihmës", që gjendet në lidhjen "Skuadra ime".
Mbani mend, të gjithë trajnerët e një aftësie të caktuar janë të barabartë. Nëse blini një trajner nivel 3 (pranueshëm) për shembull, ai do të jetë një trajner "mesatarisht" nivel 3 (pranueshëm).(Një trajner nivel 5, shkëlqyer është vetëm gjysmë niveli më i mirë sesa trajnieri nivel 4, mirë).
Kur punësoni një trajner të ri, trajneri i vjetër do të mbetet në ekip si një lojtar, por ai nuk mund të bëhet më trajner dhe ju nuk mund ta shisni kurrë atë. Nëse nuk doni t'a mbani, duhet t'a dëboni.
Punëso një trajner nga jashtë
Kur ju rekrutoni një trajner të ri, fillimisht ju duhet të vendosni stlin e lojës të cilin ai preferon, dhe më pas të zgjidhni se sa të mirë e doni. Secili kombinim i karizmës me shkallën e aftësisë stërvitore ka një çmim fiks, sa më i mirë trajneri aq më i lartë çmimi.
|
Karizma |
Niveli |
varfër (3) |
dobët (4) |
mediokër (5) |
pranueshëm (6) |
mirë (7) |
|
|
10 000 US$ |
10 000 US$ |
10 000 US$ |
10 000 US$ |
10 000 US$ |
|
|
10 000 US$ |
22 800 US$ |
41 200 US$ |
65 100 US$ |
94 600 US$ |
|
|
79 600 US$ |
182 800 US$ |
329 700 US$ |
521 000 US$ |
757 100 US$ |
|
|
268 700 US$ |
617 100 US$ |
1 112 900 US$ |
1 758 500 US$ |
2 555 500 US$ |
|
|
4 000 000 US$ |
4 388 400 US$ |
7 914 600 US$ |
12 505 200 US$ |
18 172 500 US$ |
|
Kthe një lojtar në trajner
Kur ju ktheni një lojtar në trajner, ai do të mbajë karizmën e tij aktuale. Eksperienca e tij përcakton se deri në çfarë niveli mund të bëhet si trajner dhe sa kushton të bësh një trajner në nivel të tillë. Kështu, nëse ju keni një lojtar me shumë eksperiencë dhe me karizëm të lartë, ky mund të jetë një pazar me leverdi. Sidoqoftë, lojtari nuk mund të bëhet një trajner më i mirë se sa eksperienca që ka në momentin e konvertimit dhe duhet të ketë qenë në ekipin tuaj për një sezon (16 javë), para se të mund të bëhet trajner.
Financat
Si menaxher i klubit ju jeni përgjegjës për gjëndjen financiare të skuadrës. Ju duhet të paguani shpenzimet dhe të mblidhni të ardhurat e javës çdo fundjavë. Për të parë momentin e saktë të azhornimit të ligës tuaj kontrollo
Kalendari Lokal.
Për shëmbull nëse blini një lojtar me çmim 10 000 US$ lojtari është menjëherë i disponueshëm, dhe “kostot e përkohshmë” do të rriten me 10 000 US$.
Të ardhurat dhe shpenzimet
Në faqen e financave ju mund të shikoni buxhetin tuaj për këtë javë dhe gjëndjen financiare të javës që shkoj. Ja çfarë kuptimi kanë këto të dhëna:
Të ardhurat
Të ardhura nga ndeshja: Të ardhurat tuaja nga ndeshja e ligës në fushën tuaj dhe nga ndeshja e mes-javës. Shikoni kapitullin 10 'Stadiumi' për më shum informacion rreth të ardhurave nga turrma.
Sponsorët: Çdo javë ju merrni një shumë parash nga sponsorët. Shikoni kapitullin "Fansat dhe sponsorët" për më shumë informacion.
Lojtarë të shitur: Kur ju shisni lojtarë, të ardhurat grumbullohen këtu. Shikoni kapitullin "Transfertat" për më shumë info.
Komision: Nëse ju merrni të ardhura si klubi mëm ose klubi i fundit i lojtarit, paratë do tregohen këtu. Shikoni kapitullin 'Transfertat' për më shumë info.
Të përkohshme: Këtu futen të ardhurat nga veprime të momentit si për shëmbull shitja e një lojtari, kuotat e abonimit të tifozëve dhe paratë nga çmimet.
Shpenzimet
Rrogat: Çdo javë ju paguani rrogat e lojtarëve tuaj. Për çdo lojtar ju paguani 250 US$ plus një shumë të caktuar bazuar në aftësitë e tij dhe moshën. Ju paguani 20% ekstra për lojtarët e huaj.
Stadiumi: Kostoja javore për mirëmbajtjen dhe menaxhimin e stadiumit tuaj. Shikoni kapitullin 10 'Stadiumi' për më shumë informacion.
Ndërtimi i Stadiumit: Kostoja e ndërtimit ose rrëzimit të stadiumit.
Stafi: Çdo anëtar i stafit do t'ju kushtojë midis 1 020 US$ dhe 33 840 US$ në javë, në varësi të nivelit të tij (1 deri në 5) dhe të kohëzgjatjes së kontratës (1 deri në 16 javë).
Shpenzimet e të rinjve: Shpenzimet javore për akademinë rionre ose për investimet në zbuluesit e talenteve.
Lojtarë të rinj: Kostoja juaj për të blerë lojtar të rinj. Shikoni kapitullin 'Transfertat' për më shumë info.
Të përkohshme: Këtu futen të gjitha kostot nga veprime të momentit si për shëmbull blerje lojtarësh, perjashtimi i specialistëve dhe promovimi i lojtarëve në skuadrën e parë.
Interes: Nëse jeni në borxhe atëherë do paguani interes për kredinë.
Fondet monetare dhe rezervat e Bordit
Bordi kufizon paratë në dispozicion në para të menaxherit për shpenzime të tilla si pagat, tarifat e transferimit të lojtarëve, apo projekte të stadiumit. Çdo pasuri përtej këtij kapitali punue do të rezervohet nga Bordi për të siguruar stabilitetin e ardhshëm të klubit. Nëse është e nevojshme, Bordi do të nxjerrë para nga rezervat në kapitalin e punuës, por vetëm në një normë të matur.
Drejtori Financiar, i cili mund të punësohet në stafin tuaj, mund të rrisë kapitalin qarkullues të punës dhe normën e kthimit nga rezervat e parave të gatshme.
Borxhet dhe falimentimi
Asgjë nuk ju pengon që të shpenzoni para, edhe nëse gjendja e llogarisë suaj është zero. Për shembull, ju mund të blini lojtarë ose të punësoni një trajner deri në një shumë prej 200 000 US$ edhe nëse jeni në borxh. Nëse e kaloni këtë vijë, aftësia juaj për të shpenzuar para është shumë e kufizuar, por gjithsesi keni një kredi 500 000 US$ nga banka. Jini të përgatitur për interesin e madh që do të duhet të paguani nëse hyni në humbje.
Nëse arrini borxhin prej 500 000 US$ do merrni një paralajmërim për falimentim. Nëse nuk e rrisni balancën tuaj në limitin 500 000 US$ brënda dy javëve nga paralajmërimi, ju do detyroheni të largoheni nga sistemi i serive të Hattrick! Nëse skuadra ka në listën e merkatos një lojtar në shitje të cilit i është bërë një ofertë e cila ju lejon të arrini "zonën e sigurtë" ose ekipi juaj ka një sasi të mjaftueshme lekësh në bordin e rezervës, atëherë skuadra nuk do të shpallet e falimentuar. (por do të vazhdojë të paguajë interes nga llogaria e tij).
Tifozët dhe sponsorët
Sponsorët dhe tifozat janë përgjegjës për burimin e disa të ardhurave të klubit. Për këtë arsye, është shumë e këshillueshme që të keni mardhenie të mira me ata duke mbajtur gjëndjen e tyre sa më lart – kjo do t’ju vlejë në fund.
Gjëndja e Tifozëve
Anëtarët e klubit tuaj vendosin shumë kur flitet për financat e ekipit. Pagesat e anëtarësimit (30 US$ / pjestar) pagohet një herë për çdo sezon, për më tepër, gjëndja e tyre ndikon të ardhurat nga biletat e stadiumit.
Mënyra më e lehtë për të mbajtur gjëndjen e tyre sa me lart, dhe të tërheqësh më shumë tifozë, është që të përmbushësh (ose edhe tejkalosh) pretendimet e tyre. Gjëndja aktuale e tifozave mund të vërehet në faqen e tifozave.
Shpresat për sezonin
Në fillim të çdo sezoni, tifozat do t’ju thonë se çfarë presin nga ekipi. Pretendimet e tyre varen më shumë nga çfarë ndodhi sezonin e kaluar, çfarë fansat pritën të ndodhi dhe çfarë ndodhi në të vërtetë.
Ndërsa skuadra juaj avancon (ose bie) nga liga, tifozat tuaj do të ambientohen gradualisht me ndryshimet e reja. Nëse ju sapo u ngritët në një seri të re, tifozat nuk do të presin shumë nga sezoni i ri. Nëse qëndron në të njëjtin division sezon mbas sezoni, atëhere tifozat do të kënë tendencën që të shpresojnë për më shumë.
Pretendimet për ndeshjen
Parashikimet e sezonit influencojnë parashikimet për çdo ndeshje. Në faqen e Tifozave, ju mund të shihni se çfarë pretendimesh kanë tifozat për çdo ndeshje. Zakonisht, tifozat presin më shumë nga ju kur ndeshja luhet në shtëpi.
Nëse rrezultati i ndeshjes është çfarë ata parashikuan, ata do t’ju pëlqëjnë në rast të një fitoreje (dhe nuk do të mërziten shumë nëse parashikimet e nje humbjeje dolën të vërteta dhe ekipi humbi). Nëse rrezultati i tejkaloi parashikimet, gjëndja i tyre do të jetë shumë më e mirë. Por nëse rrezultati është më i dobët sesa parashikimet, kjo do të influencojë gjëndjen e tyre negativisht. Për raundin e parë të sezonit, reagimi i fansave ndaj rezultatit do jetë më i qetë.
Në fillim të sezonit, parashikimet e ndeshjeve janë bazuar në pritjet sezonale e tifozëve të dy ekipeve. Ndërsa sezoni vazhdon, pozicioni në ligë dhe numri i pikëve të dy ekipeve bëhen shumë të rëndësishme. Ne ndeshjet e kupës, tifozat i bazojnë pretendimet e tyre vetëm në shpresat e sezonit (duke përfshirë ligën ku luajnë) për të dy ekipet.
Qëndrimi i ekipit dhe rezervat e parave influencojnë tifozët
Duke i urdhëruar lojtarët e juaj që të luajnë “Qetë” , ose të luajnë “Ndeshjen e Sezonit” gjithashtu influencon reagimin e tifozave ndaj rezultatit të ndeshjes. Nese rezultati është siç ishte pritur (ose më mirë), duke luajtur “Qetë” ju do të zvogëloni efektin pozitiv, dhe “Ndeshja e Sezonit” do të rris efektin pozitiv.
Nëse rrezultati është më i dobët se ai i parashikuar, duke luajtur “Qetë” ju do të rrisni efektin negativ dhe “Ndeshja e sezonit” do ta zvogëlojë efektin negativ.
Nëse ju keni shumë para, tifozat tuaj do të jenë më të vështirë për tu kënaqur sepse ata mendojnë qe ju i keni paratë për të investuar në ekip, që të jeni të suksesshëm. Tifozet e ekipeve të pasura reagojne shumë ndaj humbjeve, dhe më pak ndaj fitoreve se sa tifozët e ekipeve të varfëra. Sa më shumë para që ekipi juaj të ketë, aq më e madhe influenca e këtyre ndjenjave të tifozëve.
Sponsorët
Përkrahësit ofrojnë një burim të rëndësishëm të ardhurash edhe për skuadrën tuaj, ashtu si edhe me tifozët. Kjo do të thotë që skuadrat më të suksesëshme paguhen edhe më shumë. Përkrahësit gjithashtu shtyhen me njëri tjetrin dhe kanë drejtime të ndryshme për mënyrën se si duan ta shpërblejnë skuadrën tuaj, dhe kjo është diçka që një drejtues i zgjuar mund ta përdorë për përparsinë e tij.
Në javën e 16-të, në javën para fillimit të sezonit të ri , drejtuesit i paraqiten një sërë mundësira përkrahëse për sezonin e rradhës.
Të gjitha skuadrat në një ligë kanë të njëjtën mundësi për të marrë një përkrahje të caktuar, por shumat mund të ndryshojnë pasi që përkrahësit mbështesin përkrahjet e tyre në madhësine e shoqatave të tifozëve dhe shkallën e ligës. Kjo do të thotë që për të gjitha skuadrat do të paraqiten me një përzierje vetjake, duke kërkuar që drejtuesit të mendojë me kujdes se çfarë do të ishte më e mirë për skuadrën e tij ose të saj.
All contracts come with a fixed income every week. In addition to this, they also have one or several bonus payouts. Some of these will be very easy to complete in exchange for a set reward, while others are riskier but also come with a larger potential bonus. Contracts expire at the end of each season and you’ll then get new contracts to choose from.
If you don’t select a contract, the Board will do it for you. They’ll always select the contract with the least amount of risk, and thus less potential reward.
Stadiumi
Klubi juaj do të fillojë me një stadium të vogël, me të cilin ju do të keni fatin të përmirësoni gjatë karrierës në “Hattrick”. Në faqen e stadiumit, ju mund të lexoni të gjithë detajet për menaxhimin e tij.
Të ardhurat dhe shpenzimet
Stadiumi juaj mund të ketë katër lloje vendesh të ndryshme, të cilat kanë mundësitë e tyre për të ardhura, por ka edhe koston javore.
|
Të ardhurat
|
Kostoja javore
|
Vende në shkallë
|
7 US$
|
0.5 US$
|
Stola plastik
|
10 US$
|
0.7 US$
|
Stola të mbuluar
|
19 US$
|
1 US$
|
Kolltukë VIP
|
35 US$
|
2.5 US$
|
Në raportet e ndeshjeve për ato që luhen brenda, ju mund të keni mundësinë të shikoni sa vende janë shitur në secilin prej llojeve të tyre. Të ardhurat nga ndeshjet janë të ndryshme për secilin klub, duke u varur nga lloji i ndeshjes që është.
Ndeshjet e ligës: Vendasit marrin të gjitha të ardhurat.
Ndeshjet e kupës: Ekipi vendas merr 67 % të të ardhurave dhe miqtë marrin 33 %, përveç gjashtë raundeve të fundit që luhen në vende neutrale dhe të ardhurat ndahen në mënyrë të barabartë.
Ndeshjet Miqësore dhe Kualifikuese: Të ardhurat ndahen për gjysëm.
Ardhja e turrmës
Sesa shikues vinë në stadiumin tuaj varet në rradh të parë nga fansat tuaj. Gjëndja e fansave dhe madhësia e tifo-klubit tuaj janë faktorët më të rëndësishëm për turrmën. Pozicioni juaj aktual në ligë dhe diferenca ndërmjet ktij pozicioni dhe atij të kundërshtarit kanë rëndësinë e tyre gjithashtu (për ndeshjet e ligës).
Deri në një farë pike, fansat e kundërshtarit tuaj (gjëndja dhe madhësia e tifo-klubit) ka ndikim sepse disa prej tyre vijnë në stadium gjithashtu. Duhet ditur që më shumë njerëz interesohen për të ardhur në stadium me kalimin e javëve të sezonit. Në përgjithësi do merrni turrma më të mëdha nga fundi i sezonit sesa në fillim.
Moti ka rëndësi gjithashtu. Nëse është kohë e keqe do vijnë më pak shikues por ata që vijnë do interesohen të blejnë bileta më të shtrenjta për vende të mbuluara. Rrjedhimisht ka mundësi që totali i të ardhurave mund të jetë afërsisht njësoj për çfarëdo lloj moti, nëse keni stola të mjaftueshëm në sektorët e duhur.
Përmirësimi i stadiumit
Për të përmirësuar stadiumin tuaj, ju punësoni një kompani ndërtuese, për të shtuar vende të tjera. Kjo do zgjasë një javë ose më shumë në varësi të vendeve që doni të shtoni në stadium. Të gjitha vendet ekzistuese janë të disponueshme në ndeshjet që zhvillohen gjatë rikonstruksionit. Ju paguani një çmim të caktuar prej 10 000 US$ për ndërtim, bashkë me një kosto për çdo vend që doni të shtoni apo të hiqni:
|
Kostoja e ndërtimit
|
Kostoja e rrëzimit
|
Vende në shkallë
|
45 US$
|
6 US$
|
Stola plastik
|
75 US$
|
6 US$
|
Stola të mbuluar
|
90 US$
|
6 US$
|
Kolltukë VIP
|
300 US$
|
6 US$
|
Është ide e mirë të keni një përzjerje me stile te ndryshme vendesh për tifozët tuaj. Shumica e njerëzve duan te blejnë bileta për tek shkallët, rrjedhimisht ky lloj duhet të ketë numrin më të madh në stadium.
Disa njerëz frekuentojnë ndeshjet vetëm nëse ata mund të gjejnë vende të rehatshme (dhe disa mund të kërkojnë strehë në vendet ku qëndrojnë për shkak të diellit ose shiut), kështu që ju duhet të plotësoni stadiumin edhe me këto lloj vendesh. Gjithashtu kemi shtresën e lartë të njerëzve, të cilët duan të ulen vetëm në kabinat e VIP-ëve, ata nuk janë shumë, por nuk duhet të lini stadiumin pa këto vende. Vendet me strehë dhe kolltukët e VIP-ave nuk pësojnë ndonjë efekt shumë të madh në krahasim me vendet e tjera gjatë ndryshimit të motit.
Ndihmës
Është e rëndësishme të punësosh anëtarët e duhur të stafit për ekipin tuaj. Stafi juaj nuk mund të gjendet në gropë në ditën ndeshje, por ata do të punojnë me lojtarët gjatë javës duke përmbushur detyra të tjera të rëndësishme për klubin. Ata plotësojnë trajnerin kryesor dhe për ju si menaxher është e rëndësishme për t'u siguruar që ju keni njerëzit e duhur në ekip.
Efektet e stafit dhe nivelet e aftësive
Çdo kontribut që ju merrni nga punësimi i një anëtari të stafit është aplikuar si një bonus në krye të një statistike ekzistuese të ekipit. Ky bonus do të jetë gjithmonë i dukshëm për ju. Por, pasi që statistikat e ekipit janë të ndikuara nga faktorë të ndryshëm, efekti përfundimtar mund të jetë i vështirë të parashikohet saktësisht. Për çfarë ju mund të jeni të sigurt është se ju jeni duke lëvizur në drejtimin e duhur. Anëtarë stafi me nivele më të larta të aftësive natyrisht japin një kontribut më të lartë. Këto bonuse janë drejtvizore - që do të thotë se secili nivel shtesë në aftësi gjithmonë kontribuon më shumë se niveli paraardhës. Nëse ju keni disa anëtarë të stafit brenda të njëjtës kategori, bonuset e tyre janë të kombinuara dhe do të aplikohen vetëm një herë. Në këtë mënyrë, një Ndihmës Trainer i nivelit 4 ka të njëjtin efekt si dy Ndihmës Trainer të nivelit 2. Për t'i bërë gjërat më të lehta, ju gjithmonë do të shihni bonuset aktuale të dhëna nga stafi juaj. Një tabelë me të gjitha kategoritë e stafit dhe bonuset mund ta gjeni në fund të këtij seksioni.
Përmasat e stafit
Ju mund të punësoni deri në 4 anëtarë të stafit në total. Ju mund të punësoni deri në 2 Ndihmës Trainer njëkohësisht. Për të gjitha kategoritë e tjera të personelit bordi juaj do të lejojë vetëm një punonjës.
Punësimi dhe pushimi
Kur ju punësoni një anëtar të ri të stafit, ju do keni mundësinë të zgjidhni sa kohë do të zgjasi kontrata. Maksimumi është 16 javë. Sa më e gjatë do jetë kontrata, aq më e lirë do jetë rroga javore. Nëse dëshironi mund ta prishni kontratën para kohe por, në këtë rast, do duhet të paguani dyfishin e shumës që keni kursyer deri atëherë. Pra të ndryshoni mendjen do tju kushtojë shumë shtrenjtë. Gjithashtu, nuk do jetë e mundur që të prishni një kontratë gjatë javës së parë apo të fundit. Përveç kësaj, nuk ka limite të tjera mbi sa herë do keni dëshirë të bëni ndryshime në stafin tuaj.
Prishja e një kontrate
Kur prishni një kontratë, ju do duhet të paguani një gjobë që do jetë e barabartë me dyfishin e gjithë shumës që keni kursyer deri atëherë. Për shembull, ju keni një kontratë 13 javë-she me një anëtar stafi nivel 3 dhe doni ta prishni atë në javën e 8-të. Ju keni paguar deri tani 8 herë rrogën javore që është 4 800 US$ ose 38 400 US$ gjithsej. Mirëpo, nëse ju do kishit një kontratë 8 javore, ju do kishit paguar 8 herë rrogën që do ishte 6 000 US$ ose 48 000 US$. Kursimi është i barabartë me 9 600 US$ dhe gjoba do jetë pra 19 200 US$.
Kostoja/javë
Gjatësia e kontratës |
Niveli 1 |
Niveli 2 |
Niveli 3 |
Niveli 4 |
Niveli 5 |
|
1 javë |
2 115 US$ |
4 230 US$ |
8 460 US$ |
16 920 US$ |
33 840 US$ |
|
2 javë |
2 055 US$ |
4 110 US$ |
8 220 US$ |
16 440 US$ |
32 880 US$ |
|
3 javë |
1 890 US$ |
3 780 US$ |
7 560 US$ |
15 120 US$ |
30 240 US$ |
|
4 javë |
1 770 US$ |
3 540 US$ |
7 080 US$ |
14 160 US$ |
28 320 US$ |
|
5 javë |
1 710 US$ |
3 420 US$ |
6 840 US$ |
13 680 US$ |
27 360 US$ |
|
6 javë |
1 650 US$ |
3 300 US$ |
6 600 US$ |
13 200 US$ |
26 400 US$ |
|
7 javë |
1 575 US$ |
3 150 US$ |
6 300 US$ |
12 600 US$ |
25 200 US$ |
|
8 javë |
1 500 US$ |
3 000 US$ |
6 000 US$ |
12 000 US$ |
24 000 US$ |
|
9 javë |
1 440 US$ |
2 880 US$ |
5 760 US$ |
11 520 US$ |
23 040 US$ |
|
10 javë |
1 380 US$ |
2 760 US$ |
5 520 US$ |
11 040 US$ |
22 080 US$ |
|
11 javë |
1 320 US$ |
2 640 US$ |
5 280 US$ |
10 560 US$ |
21 120 US$ |
|
12 javë |
1 260 US$ |
2 520 US$ |
5 040 US$ |
10 080 US$ |
20 160 US$ |
|
13 javë |
1 200 US$ |
2 400 US$ |
4 800 US$ |
9 600 US$ |
19 200 US$ |
|
14 javë |
1 140 US$ |
2 280 US$ |
4 560 US$ |
9 120 US$ |
18 240 US$ |
|
15 javë |
1 080 US$ |
2 160 US$ |
4 320 US$ |
8 640 US$ |
17 280 US$ |
|
16 javë |
1 020 US$ |
2 040 US$ |
4 080 US$ |
8 160 US$ |
16 320 US$ |
|
Kategoritë e stafit
Ndihmës trajner
Shpejtësia bonus e trajnimit të dhënë nga Ndihmës Trajnerët është shtuar në efikasitetin ekzistuese të trajnimit të ekipit tuaj. Sigurohuni që ju keni një trajner të mirë para se të merrni parasysh të shpenzoni shumë për ndihmës trajnerët. Por kur ju keni një trajner kompetent, punësimi i shumë Ndihmës Trajnerë të aftë mund të jetë një strategji e mirë për çdo ekip të fokusuar në stërvitje.
Niveli |
Shpejtësia stërvitjes |
Rreziku për dëmtim |
Forma |
|
Ska bonus |
40% |
Ska bonus |
|
+3,5% |
+2,5% |
+0,05 |
|
+7% |
+5% |
+0,1 |
|
+10,5% |
+7,5% |
+0,15 |
|
+14% |
+10% |
+0,2 |
|
+17,5% |
+12,5% |
+0,25 |
Detajet e efektit
Ky bonus është shtuar si një shumëzues në krye të efikasitetit ekzistuese të stërvitjes siç vendoset nga aftësitë e stërvitjes së trajnerit tuaj, duke zgjedhur intensitet e stërvitjes, si dhe pjesën e rezistencës. Për shembull, nëse keni një trajner Mirë, 100% intensitetin e stërvitjes, dhe 10% pjesën e rezistencës, shpejtësia e stërvitjes në vijim do të arrihet për një lojtar 22 vjeçar fenomenal në organizim:
Pa ndihmës trajner: 8 javë deri në nivelin e ardhshëm.
Kombinimi deri në nivelin 5 : 7 javë deri në nivelin e ardhshëm.
Kombinimi deri në nivelin 10: 6 javë deri në nivelin e ardhshëm.
Ju mund të punësoni deri në 2 Ndihmës Trajnerë në të njëjtën kohë. Nëse ju keni disa Ndihmës Trajnerë, nivelet e aftësive të tyre do të krijojë një bonus të vetëm. Kjo do të thotë se një Ndihmës Trajner Niveli 4 kontribuon njësoj si dy Ndihmës Trajner Niveli 2.
Krahas efekteve në trajnim, Ndihmës trajnerët gjithashtu kanë dy efekte anësore. Forma është rritur, por ka rrezik dëmtimi.
Rreziku i dëmtimit llogaritet si numri mesatar i dëmtimeve për lojë, jo për lojtar por për ekip. Vlera bazë është 0,4 dëmtime per ndeshje për ekipin tuaj. Me një Mjek nivel 5 kjo mund të reduktohet në 0,025. Ndihmës trajnerët kontribuojnë për një rrezik më të lartë të dëmtimit me 0,025 dëmtime për ndeshje në çdo nivel aftësie të punësuar. Kjo do të thotë një Ndihmës trajner nivel 5 rrit rrezikun e dëmtimit bazë me 0,525 dëmtime në ndeshje (0,15 me një Mjek nivel 5), dhe me dy Ndihmës trajnerë niveli 5 ke një rrezik dëmtimi bazë 0,65 dëmtime në ndeshje (0.275 me një Mjek nivel).
Siç është përmendur tashmë, nga ana pozitive Ndihmës trajnerët rrisin formën e lojtarëve tuaj. Nëse ju keni plotë 10 nivele aftësish të Ndihmës trajnerëve, forma do të rritet me 0.5 nivele. Me fjalë të tjera, dy Ndihmës trajnerë të nivelit 5 kontribuojnë sa gjysma e kontributit të Trajnerit të Formës nivel 5.
Prapa tek kategoritë
Mjeku
Mjekët janë përgjegjës për gjendjen e përgjithshme fizike të lojtarëve tuaj. Kjo do të thotë se ata punojnë në mënyrë proaktive për parandalimin e lëndimeve, si dhe me rehabilitimin e çdo lojtari të dëmtuar. Duke pasur një Mjek në ekip ju do të zvogëloni rrezikun e lëndimit, si dhe zvogëlimin e kohës së shërimit për lojtarët e lënduar.
Niveli |
Shpejtësia rekuperimit |
Rreziku për dëmtim |
|
Ska bonus |
40% |
|
|
+20% |
-7,5% |
|
|
+40% |
-15% |
|
|
+60% |
-22,5% |
|
|
+80% |
-30% |
|
|
+100% |
-37,5% |
|
Detajet e efektit
Sa herë që ekipi juaj luan një ndeshje, ka një rrezik të caktuar lëndimi për lojtarët tuaj. Duke pasur një Mjek në staf, do të zvogëlohet rreziku bazë i lëndimit për ekipin tuaj. Një Mjek i nivelit 5 do të zvogëlojë rrezikun e lëndimit bazë nga 0,4 lëndime në ndeshje në 0,025 lëndime në ndeshje, por duhet të jeni të vetëdijshëm se faktorë të tjerë - si punësimi i Ndihmës trajnerëve - mund të rrisë rrezikun.
Nëse një lojtar përjeton një lëndim, Mjekët ndihmojnë në përshpejtimin e rimëkëmbjes së tij. Në Hattrick, dëmtimet shfaqen me një kohë shërimi në javë. Gjatë çdo përditësimi të përditshëm, lojtari rimëkëmbet pak nga pak deri sa shërohet 90% (kur ai mund të luajë sërish, por është ende i lënduar) dhe pastaj, kur shërohet 100%, ai nuk ka asnjë shenjë lëndimi të ngelur.
Grafiku tregon se sa shpejt një lojtar do të shërohet plotësisht nga i njëjti lëndim, në varësi të Mjekut që keni. Pa asnjë Mjek, një lojtar 19 vjeçar do të marrë 3 javë për t'u shëruar. Me një Mjek nivel 2, lojtari do të marrë rreth 2 javë për t'u shëruar. Një Mjek nivel 5 zvogëlon përafërsisht në një javë e gjysmë.
Një lojtar 29 vjeçar me të njëjtin lëndimit do të marrë 6 javë për t'u shëruar pa Mjek. Një Mjek nivel 1 e redukton në rreth 5 javë. Një Mjek nivel 5 e zvogëlon atë më tej për vetëm 3 javë.
Prapa tek kategoritë
Psikologu sportiv
Loja mendore është pothuajse aq e rëndësishme sa ajo fizike. Punësimi i një psikologu sportiv mund të ju ndihmojë të krijoni një atmosferë të mirë. Ky anëtar i stafit do të ju ndihmojë të mbani vetëbesimin e ekipit tuaj në lojë, si dhe do të ndihmojë të ushqejë shpirtin e ekipit në të gjithë skuadrën.
Niveli |
Shpirti i skuadrës |
Vetëbesimi |
|
Ska bonus |
Ska bonus |
|
|
+0,1 |
+0,24 |
|
|
+0,2 |
+0,48 |
|
|
+0,3 |
+0,70 |
|
|
+0,4 |
+0,92 |
|
|
+0,5 |
+1,12 |
|
Detajet e efektit
Shpirti i ekipit vendoset nga qëndrimi i ekipit në lojërat e mëparshme. Menjëherë pas një ndeshje shpirti i ekipit mund të rritet ose të ulët, në varësi të qëndrimit të ekipit. Por në çdo përditësimin ditor ekipi ka tendencën për të normalizuar shpirtin e ekipit, që do të thotë se në qoftë se është i lartë, atëherë do të bjerë ngadalë dhe në qoftë se është i ulët, atëherë do të shërohet ngadalë. Një psikolog sportiv mund t'ju ndihmojë të përmirësoni këtë proces duke ngritur vlerën bazë drejt të cilit shpirti i ekipit lëviz natyrshëm. Një vlerë më e lartë bazë do të thotë se vlerat e larta të shpirtit të ekipit do të bien më ngadalë dhe ato të ulëta do të rriten më shpejt. Bonusi i marrë është një e dhjeta e një niveli të shpirtit të ekipit për çdo nivel aftësie të punësuar. Kjo do të thotë se një psikolog sportiv në nivel 5 do të rrisë vlerën bazë të shpirtit të ekipit tuaj një gjysmë niveli.
Vetbesimi i skuadrës suaj drejtohet kryesisht nga rezultatet e skuadrës dhe sa gola keni shënuar. Në çdo përditësim ditor, vetbesimi i skuadrës lëviz drejt një pike të mesme. Për çdo nivel të psikologut sportiv, kjo pikë e mesme rritet, duke rezultuar në një shkallë më të lartë vetbesimi në përgjithësi. Megjithatë, ndikimi nuk është linear dhe varet nga shkalla e tanishme e vetbesimit. Tabela është një shembull se si do të rritet pika e mesme për një vetbesim në shkallë më të fortë (5). Psikologu sportiv gjithashtu ndikon në shkallën e ndryshimit drejt kësaj pike të mesme. Me një nivel më të lartë të stafit, rëniet e besimit janë më pak të rënda pas një humbje të rëndësishme, duke e bërë më të lehtë për të mbajtur një shkallë të lartë vetbesimi. Me shkallët më të ulëta të ndihmësve ose asnjë ndihmës, rëniet e vetbesimit janë më të dukshme.
Prapa tek kategoritë
Performanca e lojtarit nuk është vetëm për shkak të aftësive teknike dhe qëndrueshmërisë fizike. Lojtarët kanë tendencë për të qënë në formë dhe jashtë forme, dhe shumë faktorë mund të ndikojnë në këtë, jo më pak ato mendore.
Trajneri Formës është specializuar në marrjen maksimale të kontributit të lojtarit që ju keni. Ai mban skuadrën të përgatitur dhe të motivuar. Të punësosh një Trajner Forme nuk është një zgjidhje e shpejtë dhe nuk ka efekt të përhershëm - por për disa ekipe dhe disa situata mund të jetë një zgjidhje e mirë.
Niveli |
Forma |
|
|
Ska bonus |
|
|
|
+0,2 |
|
|
|
+0,4 |
|
|
|
+0,6 |
|
|
|
+0,8 |
|
|
|
+1 |
|
|
Detajet e efektit
Forma e lojtarit është një matje se sa afër është ai që të performojë në potencialin e tij maksimal. Vlera që ju shihni tek lojtarët është forma aktuale, dhe kjo është ajo që është përdorur në simulimin e ndeshjes. Megjithatë, forma aktuale gjithmonë ka një prirje dhe vlerat e formës që lëvizin në një drejtim të caktuar quhen sfondi i formës. Duke përdorur një Trajner Forme ju do të merrni një bonus për sfondin e formën tuaj. Sido që sfondi i formës të rillogaritet (kjo ndodh mesatarisht çdo javë të dytë) çdo nivel i aftësive të Trajnerit të Formës do të ndeshet me sfondin e formës me 0.2 nivele më lart. Kjo do të thotë se një Trajner Forme i nivelit 5 do të shtojë një nivel të plotë në sfondin e formës. Ju lutem vini re se sfondi i formës mund të bjerë, por mesatarja juaj me kalimin e kohës do të jetë më e lartë.
Prapa tek kategoritë
Drejtori Financiar
Drejtori Financiar rrit fleksibilitetin ekonomik të manaxherit. Kjo është e dobishme vetëm për menaxherët e klubeve të pasur.
(Nëse ju jeni një përdorues i ri, nuk ka nevojë të merrni në konsideratë një Drejtor Financiar.)
Normalisht, Bordi do të caktojë një afat për paratë në dispozicion ndaj menaxherit për shpenzime të tilla si pagat, taksat e transferimit për lojtar, apo projekte të stadiumit. Çdo aset përtej këtij kapitali pune do të jetë i rezervuar nga Bordi për të siguruar stabilitetin e ardhshëm të klubit. Nëse është e nevojshme, Bordi do të nxjerrë para nga rezervat në kapitalin e punës, por vetëm në një normë të matur. Teprica e kapitalit të punës do të konvertohet në rezerva me një normë prej 2% të parave të përgjithshme në javë.
Me punësimin e një Drejtori Financiar, Bordi do të lejojë edhe një kapital më të lartë të punës dhe një normë më të shpejtë të kthimit në rezervat e parave të gatshme. Nga ana tjetër, kjo do të lejojë menaxherin të investojë më shumë. Punësimi i një Drejtori Financiar mund të jetë i nevojshëm për ekipet që kanë kursyer para për disa sezone dhe tani duan të investojnë shpejt dhe fuqishëm për Kupën ose titullin e ligës.
Niveli |
Fondet maksimale |
Kthimi/javë |
|
15 000 000 US$ |
50 000 US$ |
|
|
17 000 000 US$ |
100 000 US$ |
|
|
19 000 000 US$ |
200 000 US$ |
|
|
21 000 000 US$ |
300 000 US$ |
|
|
23 000 000 US$ |
400 000 US$ |
|
|
25 000 000 US$ |
500 000 US$ |
|
Shembull: Ekipi Tycoon ka grumbulluar 40 000 000 US$. Pa Drejtor Financiar, Bordi do t'i lejojë akses menaxherit vetëm në 15 000 000 US$ njëherësh. Nëse menaxheri shpenzon 2 000 000 US$, dhe bilanci i ri i parave është 13 000 000 US$, Bordi do të bëjë investime në dispozicion të menaxherit, por vetëm me një normë të ngadaltë me 50 000 US$ në javë.
Tani Ekipi Tycoon punëson një Drejtor Financiar të nivelit 3. Bordi bindet se paratë duhen trajtuar me më përgjegjësi. Kapitali i lejuar i punës është rritur në 21 000 000 US$ dhe norma javore e kthimit ka shkuar deri në 300 000 US$. Për sa kohë që llogaria e klubit qëndron poshtë 21 000 000 US$, një shtesë 300 000 US$ në javë do të transferohen automatikisht nga Bordi tek rezervat. Nëse paratë rriten përtej 21 000 000 US$, për shembull, nëpërmjet shitjes së lojtarëve, paratë fillojnë të rrjedhin tek rezervat me një normë prej 2% të parave të gatshme të përgjithshme, në javë.
Prapa tek kategoritë
Ndihmës Taktik
Punësimi i një ndihmësi taktik do t'ju lejojë një menaxhim më të mirë të ekipit, duke pasur më shumë lëvizje stategjike dhe rreshtime më të përparuara. Efektet e tij janë kryesisht afatshkurtra sepse influencojnë vetëm ndeshjen e rradhës, pra kujdesuni që ta punësoni një të tillë vetëm kur të ketë nevojë klubi juaj.
Niveli |
Zëvendësime / urdhëra shtesë |
Fleksibilitet i stilit të lojës |
|
Ska bonus |
Ska bonus |
|
|
+1 |
+20pp |
|
|
+2 |
+40pp |
|
|
+3 |
+60pp |
|
|
+4 |
+80pp |
|
|
+5 |
+100pp |
|
Detajet e efektit
Normalisht ju keni në dispozicion 5 urdhëra për lojtarët në fushë (mund të zgjidhni midis zëvendësimeve, sjellje të re, ndryshim pozicioni). Duke patur një ndihmës taktik, ju do keni në dispozicion një urdhër më shumë për çdo nivel të ndihmësit tuaj, pra deri në 10 urdhëra nese e keni nivel 5. Kini parasysh ama që, edhe me një ndihmës taktik, mbetet regulli i maksimumi 3 zëvendësimesh për ndeshje.
Stli i lojës shkon nga 100% mbrojtës (për ato që kanë një tranjer me tipare mbrojtëse) deri te 100% sulmues (për ata që kanë një tranjer me tipare sulmuese), kurse tranjeri neutral arrin vlera mesatare midis këtyre. Ju do mund ta impostoni këtë në faqen e formacionit për ndeshjen e rradhës. Duke pasur parasysh stilin e lojës të preferuar nga trajneri juaj, ju do keni mundësine të ndyshoni mentalitetin e ekipit tuaj deri ne 20% të vlerave bazë për çdo nivel të ndihmësit taktik.
Për shembull, nëse ju keni një trajner me tipare mbrojtëse dhe gjithashtu një ndihmës taktik me nivel 5, ju do keni mundësi të ndryshoni mentalitetin e lojës së ekipit tuaj nga 100% mbrojtës në neutral. Nëse keni një tranjer neutral (pra pa tipare mbrojtëse ose sulmuese) me një ndihmës taktik me nivel 5, ju do mund të ndyshoni vlerat e ekipit tuaj nga neutral bazë në 50% mbrojtës ose 50% sulmues.
Ju duhet ta keni të punësuar ndihmësin taktik në momentin kur luhet ndeshja. Nëse keni vendosur urdhërat e ndeshjes duke patur një ndihmës taktik, por më vonë e keni pushuar nga puna apo atij i ka skaduar kontrata dhe nuk ja keni shtyrë, ndeshja do simulohet pa llogaritur urdhërat shtesë dhe duke përdorur vetëm stilin e lojës të tranjerit tuaj.
Rreshtimi: Eksperienca dhe konfuzioni
Eksperienca e formacionit
Ekipi juaj mund të luajë çdo lloj formacioni që doni, por lojtarët tuaj mund të bëhen konfuzë dhe të luajnë më pak se kapaciteti maksimal nëse ju luani një formacion që ata nuk e kanë eksperimentuar më parë. Për të fituar eksperiencën e mjaftueshme që ekipi mos të bjerë në konfuzion, ekipi duhet të praktikohet me formacionet e caktuara.
Ju fitoni përvojë për një rreshtim sa herë që luani ndeshje zyrtare ose miqësore ( por jo në turnetë, shkallët, përballjet ose në Hattrick Master). Sasia e përvojës që merrni për çdo rreshtim të përdorur mbështetët në minutat (më shumë 90 minuta për ndeshje), ashtu edhe si stërvitja. Megjithatë, nëse fitoni një ndeshje pa lojë dhe i keni të paktën 9 lojtarë në rreshtimin tuaj fillestar, ju gjithashtu merrni përvojën në rreshtim sikur ndeshja të luhej për 90 minuta. Nëse nuk vendosni një rreshtim të vlefshëm me të paktën 9 lojtarë, duke i detyruar zyrtarët e tjerë të klubit të emërojnë rreshtimin fillestar për ju, lojtarët tuaj nuk do të jenë aspak të përpikur në rreshtim.
Kur ka një shkallë të lartë përpikje, bëhet më e vështirë të fitosh më shumë përvojë në rreshtim. Nëse nuk përdorni një rreshtim të caktuar, përvoja do të ulet me kalimin e kohës. Sa herë që shisni një lojtar, rrezikoni gjithashtu që përvoja e rreshtimit të bjerë pak.
Konfuzioni
Nëse ekipi juaj nuk ka eksperiencën e duhur me një formacion, ata rrezikojnë të bëhen konfuzë në çdo moment gjatë ndeshjes, gjë që ndikon negativisht në paraqitjen e tyre. Një nivel eksperience formacioni në shkëlqyer (ose më lart) do jetë mëse i mjaftueshëm për mos rrezikuar asgjë. Për nivelet më të ulta, rreziku i vajtjes në konfuzion rritet sa më e ulët të jetë eksperienca e formacionit. Nëse lojtarët tuaj kanë arritur eksperiencë të lartë individuale (shiko më poshtë), rreziku është më i vogël.
Në rast konfuzioni, eksperienca juaj me atë formacion gjithashtu do vendosë sa të çoroditur do jenë lojtarët tuaj; sa më e ulët eksperienca juaj e formacionit aq më shumë konfuz do jenë lojtarët tuaj. Nëse lojtarët tuaj shkojnë në konfuzion, një mesazh që tregon nivelin aktual të organizimit të ekipit tuaj do shfaqet në raportin e ndeshjes. Një ngjarje konfuzioni që thotë se organizimi i ekipit tuaj ra në "pashpresë" do të thotë që ishte situat më e keqe kurse një rënie në "mirë" ka efekt të limituar. Nëse lojtarët tuaj janë konfuz në pushimin e ndeshjes (ose para kohës-shtesë), traineri juaj mund ta përmirësoj situatën duke bërë një konsultë të shkurtër.
Eksperienca individuale e lojtarëve
Eksperienca ndikon pozitivisht lojtarët në fushë. Lojtarët marrin eksperiencë kur luajnë ndeshjet. Ndeshjet e kupës Kombëtare apo të Divizioneve janpin rreth dyfishin e eksperiencës sesa ato të ligës. Kupat e Sfidës dhe ajo e Ngushëllimit japin gjysmën e eksperiencës në krahasim me ndeshjet e ligës.
Një ndeshje miqësore ndërkombëtare jep 1/5 e eksperiencës së një ndeshjeje të ligës, ndërsa një ndeshje miqësore brenda të njëjtit shtet jep ½ e eksperiencës së një miqësoreje ndërkombëtare. Ndeshjet me ekipin kombëtar japin eksperiencën më të madhe, që ndiqet nga ndeshjet e Hattrick Masters.
Sasia e eksperiencës që një lojtar merr bazohet në minutat e luajtura ashtu si dhe stërvitja. Një lojtar nuk mund të marrë më shumë se 90 minuta eksperiencë nga një ndeshje e vetme.
Kapiteni i skuadrës dhe eksperienca totale
Ju mund të zgjidhni një kapiten ekipi për çdo ndeshje. Eksperienca dhe karizma janë faktorët më të rëndësishëm për një kapiten ekipi, ndërkohë që kapiteni me këto aftësi jep një bonus në llogaritjen totale të eksperiencës, që mund të ndalojë ekipin për të vuajtur konfuzionin dhe nervat gjatë ndeshjeve shumë të rëndësishme.
Në raste të tilla, vetëm ekipi me nivelin më të ulët të eksperiencës, në atë moment të ndeshjes, rrezikon të nervozohet dhe të pësojë një ngjarje negative. Diferenca e eksperiencës midis dy ekipeve vendos sa nervoz do të jenë lojtarët. Ekipet nuk do të vuajnë kurrë nga kjo në ndeshje lige ose miqësore.
Kapiteni i skuadrës duhet të jetë në formacioni e parë. Nëse nuk i keni dhënë shiritin ndonjërit, lojtarët do të zgjedhin njërin prej tyre që mendojnë se do të bëjë një punë të mirë.
Gjuajtësit e penalltive
Ndeshjet kualifikuese dhe ato të kupës përfundojnë me penallti, nëse janë ende barazim edhe pas kohës shtesë. Ju zgjidhni pjesën tjetër të gjuajtësve të penalltive nëpërmjet një nën faqeje tek formulari i udhëzimeve të ndeshjes.
Kur zgjidhni lojtarët për penallti mos harroni që nuk ka gjë tjetër më emocionuese sesa gjuajtja e penalltive, dhe në çdo penallti ( jo gjatë minutave të rregullta të lojës) eksperienca e gjuajtësit të penalltisë vihet në testim.
Përveç eksperiencës, merret parasysh edhe aftësitë e gjuajtësit në shënimin dhe në goditje standarte (gjithashtu dhe specialiteti teknik). Për portierët, aftësia e portierit dhe specialiteti i shpejtë janë gjithçka që ka rëndësi.
Ndeshja: Goditjet standarte dhe evenimentet speciale
Në kapitullin e ndeshjeve, ne do të hymë më thellë dhe do të fokusohemi në dy detaje të rëndësishme të ndeshjeve: si mund të shënojmë gola nga goditjet standarte dhe si mund të përfitojmë nga “rastet speciale” (dhe ngjarje të tjera të ndeshjes).
Goditjet Standarte
Disa nga sulmet bazë do të japin rezultat gjatë mundësive të goditjeve standarde. Tamam si në futboll real, ju mund të keni benefit, duke qenë i mirë në goditjet standarde. Ka dy lloje të goditjeve standarde, direkt dhe indirekte.
Goditjet e lira direkte
Penalltitë dhe goditjet e lira janë goditjet standarde direkte. Për të shënuar në goditjet standarde, të dhëna gjatë ndeshjes, lojtari duhet të arrijë të mund portierin kundërshtar duke përdorur aftësitë e tij të goditjeve standarte. Portieri juaj, përtej aftësisë pritje, gjithashtu përdor aftësinë e tij në goditjet standarte për t'ju mbrojtur nga goditjet standarte direkte të kundershtarëve. Portieri nuk mund të jetë ekzekutuesi i goditjeve të lira për ekipin tuaj.
Goditje standarde indirekte
Rreth 1/3 e shanseve për goditje standarte do jenë indirekte. Goditjet standarde indirekte janë goditjet e lira indirekte dhe rezultati varet nga aftësia e ekipit. Për të sulmuar ju përdorni (sipas rëndësisë), aftësinë mesatare të shënimit te gjithë lojtarët e fushës, mesataren e goditjeve standarte të tyre dhe aftësinë e goditje standarte të ekzekutuesit tuaj.
Për t’u mbrojtur, ju përdorni (sipas rëndësisë) te lojtarët tuaj, aftësitë mesatare mbrojtëse, mesatarja e goditjeve standarde, aftësia pritëse e portierit dhe të goditjeve të tij standarte.
Penalty kicks and Penalty Shoot-Outs
There are two types of penalty kick situations in Hattrick, and they work differently.
Regular penalty kick
If the referee calls for a penalty for a foul during the match, your designated Set pieces taker (see below) will step up. The following skills and specialities matter:
For the penalty kick taker: Set Pieces and Experience
For the goalkeeper: Set Pieces, Goalkeeping, and experience. Quick specialty.
Penalty shoot-outs
Some matches, such as Cup matches or qualifiers, can not end in a draw. If such a match has not been decided after full-time and extra time, it will go to a penalty shoot-out. Each team gets five penalties in the initial round. If the match still needs to be decided after this, the teams will get one penalty each until one has outscored the other.
In a shoot-out, momentum matters. A player who scored a penalty earlier in the match will have a 10 % bonus during the shoot-out. Keepers who saved a penalty earlier in the game, including in the shoot-out, will get a 10 % bonus to save the subsequent penalty. This momentum is lost when the streak is broken.
The following skills and specialities matter during a Shoot-Out:
For the penalty kick taker: Set Pieces, Scoring, and Experience. Momentum bonus, as described above, matters, as does Technical speciality.
For the goalkeeper: Goalkeeping, momentum bonus. Quick speciality.
Picking your set piece takers
Your nominated Set pieces taker will, in most cases, be in charge of penalties, direct free kicks and corner special events during the match.
If you do not select a player for this role in the match order form, the coach will pick the player with the highest set pieces skill to do the job instead.
If your chosen player is injured, sent off or substituted, another player will assume his role. In this situation, the first player of your penalty kick order (see below) will be used. If you have not set a penalty kick order, the coach will pick a player for the role.
For penalty shoot-outs, the list on the Penalty Kick Takers tab in the match order form becomes important. It is used to decide in advance by who and in which order any penalty shoot-out kicks will be taken. If this list has not been set, the coach will pick the players based on their set pieces and scoring skills.
Corner special event
Corners are handled as a team special event. Your designated set pieces taker will take the corner.
To score from a corner kick, you can improve your chances by having a high set pieces skill on the player that takes the corner and by having a high offensive indirect set pieces rating against the opponent's defensive indirect set pieces rating.
There are two types of corner kicks. In one, the higher the number of outfield head specialists in your team (your set pieces taker does not count), and the lower the number of head specialists among your opponent's, the better your chances to score. Having no head specialists at all will make you very weak at defending against corners and very weak at scoring from your own corners.
In the other, the chance to score will depend on the scoring skill of the player that receives the ball. Note that corners might lead to a yellow card for the offensive team, but if your player is already carded, he will be extra careful, so the risk of a second yellow is lower than it would otherwise have been.
Rastet speciale
Përveç sulmeve bazë, ju gjithashtu mund të keni "raste speciale". Rastet speciale janë rastet e ndeshjeve që varen nga atributet e lojtarëve, nga specialitetet e tyre në mënyrë të veçantë, gjë që bën këtë një strategji më vete se si të krijosh një ekip që ka balanca të mira të specialiteteve të lojtarëve.
Ka 2 lloje rastesh speciale, ato që i merr gjithë ekipi dhe ato që janë individuale. Mundësia që të keni një rast special të ekipit vendoset nga mbajtja e topit (nëqoftëse keni 55% mbajtje topi, keni gjithashtu 55% mundësi që të merrni një rast special të ekipit).
Rastet speciale individuale varen nga çfarë specialitete kanë lojtarët në fushë. Të kesh lojtarë me specialitete mund të jetë një avantazh, por nuk është e mjaftueshme. Duhet të keni gjithashtu lojtarë me specialitetin e duhur në pozicionin e duhur që një nga rastet speciale të kryhet. Është e rëndësishme që të gjeni balancën e duhur të specialiteteve në ekip.
Për çdo rast special që ndodh në një ndeshje, shancet për të pasur një tjetër ulen.
Kushtet e motit
Disa specialitete përshtaten më mirë me disa kushte të motit. Performanca e çdo lojtari ndikohet në kushte specifike të motit që nga nisja e lojës.
Lojtarët Teknikë fitojnë 5% të aftësive të tyre kur luajnë nën diell, por humbasin të njëjtën përqindje kur luajnë nën shi.
Lojtarët e Fuqishëm fitojnë 5% kur bie shi, dhe humbasin 5% kur ka diell.
Lojtarët e Shpejtë humbasin 5% në diell dhe në shi.
Kur moti ka një ndikim te lojtarët, ju do të merrni informacione rreth tij në raportin e ndeshjes, dhe vlerësimi i yjeve të lojtarëve të prekur gjithashtu do të pasqyrojë performancën e tyre në përputhje me rrethanat.
Rastet e golave
Specialitetet (dhe atributet e tjera të lojtarëve) mund të sjellin raste sulmi ekstra. Veç atyre të listuara më poshtë, lojtarët që përfundojnë këto raste (shpesh herë por jo gjithmonë, i njëjti lojtar që krijon këto raste), kanë nevojë për aftësinë shënuese të tyre me qëllim që të shënojnë gola në këto raste.
Lojtarët e paparshikueshëm mund të përdorin aftësitë e tyre të pasimit për të krijuar pasime të gjata të befasishme nëqoftëse janë portiera, mbrojtës krahu ose qendër mbrojtës, dhe aftësinë e tyre të shënimit për të ndërprerë topin e kundërshtarëve nëqoftëse janë mesfushorë qendror, sulmues ose mesfushorë krahu. Sa më e vogël aftësia në mbrojtje e një mbrojtësi ose mesfushori qendror të paparashikueshëm, aq më i lartë është probabiliteti që të bëjnë gabime dhe t'u japin mundësinë kundërshtarëve për të shënuar. Përveç kësaj, një mesfushor krahu ose sulmues i paparashikueshëm me aftësi të ulët pasimi, ka shumë mundësi të shkaktojë një kaos në mbrojtje, gjë që mund të rezultojë në një autogol.
Anësorët, mesfushorët dhe sulmuesit e shpejtë mund të krijojnë një shans duke përdorur shpërthim shpejtësie së tyre. Kjo mund të kundërvihet nga ekipi kundërshtar duke përdorur një lojtar mbrojtës (mbrojtës qendror ose mbrojtës krahu) i cili është gjithashtu i shpejtë. Ju gjithashtu do të keni një rritje në shkallën e taktikës suaj të sulmeve për çdo anësor të shpejtë, mesfushor dhe sulmues në ekipin tuaj. Kundërshtari juaj ende mund ta zvogëlojë këtë rrjedhim me një mesfushorë, mbrojtës krahu apo me një mbrojtës ose portier të shpejtë (vetëm rritja shtesë mund të shfuqizohet, por jo shkalla fillestare e taktikës).
Mesfushorët e krahut, mesfushorët e qendrës dhe sulmuesit teknikë mund të krijojnë raste kur një portier, një mbrojtës apo mesfushor qendre kundërshtar ka specialitet "me kokë" (lojtari kundërshtar nuk duhet të jetë doemos në pozicionin e kundërt në rreshtimin në fushë). Për më tepër, çdo mbrojtës apo mbrojtës krahu teknik do t'ju japi një shanc të vogël që të krijohet një kundërsulm, jo nga taktika, nga një mundësi e humbur e kundërshtarit. Sa më e lartë aftësia në pasim e mbrojtësit, aq më i madh është shanci.
Mesfushorët e krahut me aftësi të mjaftueshme në krah mund të krijojnë raste që duhet të përfundohen nga lojtarët e tjerë të krahut, mesfushorët ose sulmuesit. Nëse lojtari tjetër ka aftësi sulmuese të mjaftueshme, ai do të ketë më shumë mundësi për të shënuar; nëse ka specialitet me kokë, do të jetë akoma më e lehtë për të që të shënojë.
Këndoret: Për të shënuar nga një këndore, ju mund ta përmirësoni mundësinë tuaj nëqoftëse lojtari juaj e ka aftësinë e lartë të goditjeve të lira si dhe sulmi juaj duhet të ketë një vlerësim të lartë në goditjet e lira në krahasim me mbrojtjen e kundërshtarit në goditjet e lira. Ka dy lloje goditjesh nga këndi. Në llojin e parë, numri i lojtarëve në fushë me veçurinë me kokë (minus lojtarin që gjuan nga këndi) krahasohet me numrin e lojtarëve me veçurinë me kokë të kundërshtarit tuaj (përfshirë edhe portierin). Sa më i madh të jetë dallimi, aq më shumë ka të ngjarë ose nuk ka gjasa që një nga lojtarët tuaj me kokë të shënojë gol. Pra, nëse skuadra juaj nuk ka fare lojtarë të veçurisë me kokë, ju do të jeni shumë më i prekshëm në mbrojtje, kur bëhet fjalë për këndoret e kundërshtarit dhe jo shumë kërcënues për për të shënuar, kur bëhet fjalë për këndoret tuaja. Në llojin e dytë të këndoreve, mundësia e juaj për të shënuar varet nga aftësia e lojtarit tuaj për të shënuar, i cili do të merr topin. Këndoret mund të përfundojnë gjithmonë me ndëshkim të verdhë, për lojtarët sulmues. Nëse njëri nga lojtarët tuaj tashmë është paralajmëruar, ai do të jetë shumë më i kujdesëshëm. Rreziku për tu ndëshkuar prapë të verdhë dhe për t'u përjashtuar do të jetë më i ulët.
Eksperienca: Sulmuesit me eksperiencë mund të shënojnë duke përdorur këtë aftësi. Mbrojtësit qëndrorë dhe mbrojtësit anësorë pa eksperiencë mund t’i japin kundërshtarit shanse shtesë.
Lodhja: Mbrojtësit qëndrorë mund të bëjnë gabime kur janë të lodhur. Nëse sulmuesi kundërshtar nuk është kaq i lodhur, kjo mund të sjellë raste për kundërshtarët.
Ngjarje të tjera shtesë të lojës
Gjithashtu ka dhe disa ngjarje të tjera që ju mund të merrni gjatë ndeshjes. Probabiliteti për të marrë këto ngjarje nuk varet nga mesfusha, pra ky probabilitet nuk rritet nëse ju po dominoni mesfushën.
Kundër sulmet: Edhe pse ju nuk po luani me kundër sulme, ka mundësi që ekipi të ekzekutoi një kundërsulm. Këto raste që nuk varen nga taktika juaj, nuk kërkojnë që ju të keni një mesfushë inferiore. Shikoni kapitullin e taktikës për më shumë informacion rreth kundër sulmeve.
Goditje nga distanca: Edhe pse ju nuk përdorni taktikën goditje nga distanca, ka një probabilitet të vogël që ekipi juaj do ketë mundësinë të godasi nga distanca. Lexoni kapitullin e taktikës për më shumë informacion rreth goditjeve nga distanca.
Mesfushorët qendrorë të fuqishëm, nëse luajnë difensivë (të quajtur gjithashtu mesfushorë shkatërrues) mund të përqendrohen tek prishja e sulmeve të kundërshtarit dhe të rifitojnë topin. Nëse presingu funksionon, sulmi i kundërshtarit ndërpritet. Për t'a arritur këtë, lojtarit do t'i duhet mbrojtje dhe rezistencë.
Sulmuesit e fuqishëm, nëqoftëse luajnë normal (të quajtur gjithashtu sulmuesit e fortë fizikisht) mund të vendosin trupin e tyre në vendin e duhur, duke krijuar kështu një mundësi të dytë për të gjuajtur dhe për të shënuar pas një shanci normal të humbur nga ekipi. Për të arritur këtë, atyre u duhet aftësi e mjaftueshme në organizim dhe shënim. Mbani mend se loja fizike e tyre mund të rezultojë në kartona të verdhë; gjithsesi, nëqoftëse lojtari ka marrë tashmë një karton të verdhë, ai do të tregohet më i kujdesshëm në këto situata.
Ju do të vuani nga një penalitet mbingarkimi nëse rreshtoni dy ose tre lojtarë që kanë të njëjtat kombinime specialitetesh dhe pozicionesh, mes tipeve të mëposhtëm: sulmues difensiv teknik, sulmues normal i fuqishëm dhe mesfushor qendror difensiv i fuqishëm. Nëqoftëse rreshtoni dy lojtarë të të njëjtit lloj, do të vuani një penalitet tek kontributet e tyre (4% secili). Nëqoftëse do të rreshtoni 3, penaliteti do të jetë më i madh (7.5% secili).
Ndeshja: Taktika
Ju mund të urdhëroni skuadrën tuaj të përdorë një taktikë të veçantë për çdo ndeshje. Seicila taktikë ka avantazhet e veta, por gjithashtu ka edhe dizavantazhe – kështu që zgjidhni me kujdes.
Janë në disponibilitet gjashtë tipe të ndryshme taktikash (dhe normale). Në qoftë se nuk specifikoni asnjë taktikë atëherë do të luani “normalisht”.
Aftësia për taktikën
Se sa mirë e zotëroni një taktike varet nga aftësia taktike për atë taktikë të veçantë. Kjo aftësi llogaritet mbi bazën e aftësive të lojtarëve të ndryshëm me një bonus eksperience për çdo lojtar të përfshirë.
Sa efektive janë taktikat tuaja gjithashtu varet nga sa të mirë janë lojtarët në fushë. Sa më të mirë lojtarët në fushë, aq më të larta vlerësimet taktike që ju duhet të arrini për të njëjtin efikasitet. Në praktikë kjo do të thotë që ju duhet nivele të mira taktike kur ju dhe kunërdhtari juaj keni lojtarë të fortë në fushë.
Presing
Presing do të thotë që lojtarët e skuadrës tuaj bëjnë presion mbi kundërshtarin tuaj dhe fokusohen më shumë në prishjen e sulmeve të kundërshtarit se sa në krijimin e aksioneve. Presioni mund të jetë një opcion i mirë kur ndiheni inferiorë dhe doni të ulni nivelin e lojës.
Avantazh: Ju mund të zvogëloni numrin e shanseve të mundëshme (për të dyja ekipet) në ndeshje.
Disavantazh: Do uli rezistencën e lojtarëve tuaj më shpejtë se normalisht.
Aftësitë përkatëse: Aftësia totale e mbrojtjes dhe qëndrueshmëria totale e të gjithë lojtarëve tuaj përcaktojnë aftësinë tuaj taktike "Presing". Nëse një lojtar ka specialitetin "I Fuqishëm", aftësia e tij mbrojtëse llogaritet dy-fish. Sa më shumë të lodhen lojtarët tuaj, aq më pak janë në gjendje të ushtrojnë presion mbi kundërshtarët e tyre
Sa herë që një rast i mundshëm prishet nga një skuadër duke përdorur taktikën e presingut atëherë ajo raportohet në raportin e ndeshjes. Nuk do ta zbuloni kurrë se cila skuadër mund të kishte përfituar nga rasti. Nëse të dyja skuadrat luajnë me presing atëherë rrjedhoja mesatarisht dyfishohet. Për më tepër, kur skuadra kundërshtare luan me goditje nga largësia atëherë një skuadër që luan me presing e ka mundësinë për të parandaluar një rast të goditjeve nga largësia.
Kundër sulmet
Kundërsulm do të thotë që ju e lini qëllimisht kundërshtarin tuaj të kontrollojë topin, dhe sa herë që ata dështojnë një sulm skuadra juaj mundohet të kryejë një kundërsukm të shpejtë.
Loja në kundërsulm mund të jetë një opcion i mirë nëse keni një mbrojtje dhe një sulm shumë të fortë (por keni një mesfushë të dobët), dhe veçanërisht në kombinim me faktin që kundërshtari juaj të ketë një sulm jo efektiv.
Avantazh: You përfitoni më shumë sulme (keni mundësi të kundërsulmoni kur mbrojtja juaj arrin të bllokojë sulmin e kundërshtarit).
Disavantazh: Ju humbisni 7% të kapacitetit tuaj në mesfushë.
Aftësia për taktikën varet nga: Shuma totale e aftësive mbrojtëse dhe pasuese të mbrojtësve tuaj përcaktojnë aftësinë taktike tuaj për kundërsulme. Pasimi është dyfish më i rëndësishëm se mbrojtja.
Vetëm ekipi që nuk është dominues në mesfushë në kohën e një sulmi të dështuar është në gjendje të përdori avantazhin e kësaj taktike (dhe vini re që ju duhet të humbni mesfushën përpara aplikimit të dënimit 7% taktik). Nëse ju dominoni mesfushën, atëherë ju vetëm do të vuani disavantazhin.
Të gjitha kundërsulmet raportohen në raportin e ndeshjes. Sa herë që skuadra juaj të merr një mundësi kundërsulmi atëherë mundësia për të pasur një tjetër do të ulet.
Sulmo në qendër
Sulmo në qendër (SNQ) do të thotë se skuadra juaj përqëndrohet në sulmet në qendër të fushës, duke hequr dorë nga sulmet në krahë. Në emërtimin e përfillt, kjo do të thotë se skuadra juaj mund të shkëmbejë me sukses atë që do të ishte një sulm krahu për një sulm në qendër. Nëse kjo ndodh, megjithatë, mundësia që ajo të ndodhë përsëri do të ulet më tej.
Avantazh: Rreth 15-30% të sulmeve në krah do kthehen në sulme në qendër.
Disavantazh: Mbrojtja e krahut tuaj (të dyja anët) keqësohet disi.
Aftësitë e duhura: Aftësia totale pasuese e të gjithë lojtarëve të fushës përcakton nivelin tuaj të taktikës për të sulmuar në qendër.
Sa herë që një sulm do të kalojë nga krahët në qendër, do të tregohet në raportin e ndeshjes.
Sulmo nga krahët
Sulmo nga krahët (SNK) vepron në të njëjtën mënyrë si "Sulmo në qendër", vetëm në të kundërt; që do të thotë se ka mundesi që sulmet në qendër të shkëmbehen me sulmet nga krahët. Meqënëse se zakonisht ka më pak sulme në qendër sesa në krahë, ju i shëndroni në përqindje pak më shumë ata. Gjithashtu edhe këtu, për çdo herë që të ndodhë, mundësia që ajo të ndodhë përsëri do të ulet më tej.
Avantazh: Rreth 20-40% e sulmeve në qendër do kthehen në sulme nga krahët.
Disavantazh: Mbrojtja juaj qëndrore keqësohet disi.
Aftësia për taktikën varet nga: Aftësitë totale pasuese e të gjithë lojtarëve të fushës tuaj përcakton aftësinë e taktike për të sulmuar nga krahët.
Sa herë që një sulm është kthyer nga mesi në krahë do të tregohet në raportin e ndeshje.
Lojë me fantazi
Të luash me fantazi do të thotë të udhëzosh lojtarët të vën në përdorim specialitet e tyre dhe aftësi të tjera.
Avantazh: Rrisni numrin maksimal për raste speciale gjatë ndeshjes - për të dyja ekipet, por ekipi juaj do të ketë pak me shumë shance që të marri shancet (pozitive dhe negative).
Disavantazh: Mbrojtja e ekipit tuaj bëhet disi më e dobët.
Aftësia për taktikën varet nga: Loja me fantazi kerkon që lojtarët në fushë të kenë aftësi pasimi dhe eksperiencë të lartë (ku aftësia e parë është më e rëndësishmja). Nëse një lojtar në fushë është i paparashikueshëm, kontributi i tij në taktikë do të dyfishohet. Për ta shfrytëzuar sa më mirë këtë taktikë, rekomandohet një ekip i aftë për RS (i.e. një ekip me shumë lojtarë me specialitete, dhe me kombinimin e duhur të aftësive).
Goditje nga distanca
Kur ju zgjidhni goditje nga distanca, lojtarët marrin udhëzimin që të godasin portën në vend që të kryejnë të gjithë sekuencën e sulmit. Me pak fjalë, ju këmbeni sulmet nga krahët dhe në qendër me goditjet nga distanca. Pra kjo taktikë fut në ring goditësin e topit kundra portierit. Kjo mund të jetë e dobishme kur ju keni vështirësi të shënoni në qendër ose nga krahët edhe pse keni goditës të mirë të topit.
Avantazh: Taktika goditje nga distanca kthen rreth 30% të sulmeve të krahut dhe të qëndrës.
Disavantazh: Sulmi juaj i krahëve dhe i qëndres, gjithashtu dhe mesfusha, keqësohen disi.
Aftësia për taktikën varet nga: Aftësia e shënimit dhe e goditjeve standarte të lojtarëve të fushës. Shënimi është tre herë më i rëndësishëm sesa goditjet standarte.
Kur një sulm kthehet në goditje nga distanca, ekipi që ushtron taktikën e presingut ka mundësinë që ta evitojë gjuajtjen e topit nga kundërshtarët. Nëse nuk evitohet, një nga lojtarët (qendërmesfushorët dhe mesfushorët e krahut kanë shanc të dyfishtë) gjuan topin. Kualiteti i goditjes varet nga aftësia e shënimit dhe e goditjeve standarte të lojtarit që kryen goditjen dhe portieri do mundohet ta pres topin me anën e aftësive pritëse dhe të goditjeve standarte që ka. Për goditësin e topit dhe për portierin: Të dyja aftësitë janë të dobishme dhe është më mirë të kesh pak nga të dyja sesa shumë nga njëra dhe shumë pak nga tjetra.
Të gjitha goditjet nga distanca do raportohen në ndeshje duke përfshirë ato të humburat.
Zëvendësimet
Siç është përmendur edhe në kapitullin e formacionit; Nëse një nga lojtarët dëmtohet, zëvendësuesi për atë pozicion do të hyrë në fushë automatikisht. Por, ju mund të vendosni dhe zëvendësime të kushtëzuara.
Zëvendësimet e kushtëzuara
Ju mund të vendosni zëvendësimet që përpara ndeshjes, qoftë për të provuar lëvizjet taktike ose për të shkëmbyer një lojtar të lodhur me një të freskët.
Ju mund të ndryshoni një sulmues me një mbrojtës qëndre për të siguruar udhëheqjen në ndeshje, ose të shkëmbesh një mbrojtës me një sulmues nëse je duke humbur. Gjithashtu, ju mund të zgjidhni ndryshimin e udhëzimeve të një lojtari.
Duke shtuar një zëvendësim të kushtëzuar
Për të shtuar një zëvendësim, ju shkoni te “Zëvendësimet/Urdhërat” në tabelën e udhëzimeve për ndeshjen. Zgjidhni lojtarin që doni të dalë nga fusha dhe e zëvendësoni me atë që doni të fusni në fushë. Më pas, vendosni kushtet e zëvendësimit.
Ju mund të vendosni që zëvendësimi të ndodhë pas një kohe të caktuar, dhe/ose në varësi të rezultatit në lojë duke hapur "kushtëzime speciale". Veç kësaj, në kushtëzimet speciale ju mund të shtoni kushtin nëse një lojtar i juaji (ose i kundërshtarit) merr karton të kuq dhe i ndryshoni pozicionin lojtarit.
Të ndryshosh udhëzimin e lojtarit
Gjithashtu mund të shtoni një ndryshim sjelljeje në tabelën "Zëvendësimet/Urdhërat". E njëjta gjë sikur shtoni një zëvendësim, zgjidhni kë lojtar dhe shtoni kushtin se kur doni që ai të ndryshojë sjelljen.
Ju mund të shtoni pesë udhëzime lojtarësh
Ju mund të vendosni pesë udhëzime për lojtarë të ndryshëm, (për zëvendësim dhe për ndryshime sjelljesh). Por mos harroni, se gjyqtari nuk do ju lejojë të bëni më shumë se tre zëvendësime.
Udhëzimet kryhen kur plotësohen kushtet
Udhëzimet e gjithë lojtarëve tuaj do të përshtaten në fushë sapo të gjithë kushtet e vendosura të plotësohen përpara se ndeshja të mbyllet. Nëse një kusht i vendosur për një lojtar të caktuar nuk plotësohet, udhëzimi nuk do të kryhet.
Nëse ju udhëzoni një zëvendësim në minutën e 65-të për çdo lloj rezultati, ai do të ndodhë pikërisht në atë minutë. Nëse ju udhëzoni një zëvendësim në minutën e 70-të dhe nëse je në fitore, zëvendësimi do të ndodhë mbas minutës 70-të vetëm kur dhe nëse plotësohet kushti. Kështu, nëse ti kalon në avantazh në minutën e 80-të, zëvendësimi do të ndodhë në atë minutë.
Nëse keni vendosur dy udhëra për në minutën e 70-të, një nëse je në fitore dhe një tjetër nëse je në fitore me më shumë se një gol, dhe nëse je 3-0 kur të vijë koha, të dy urdhërat do të zbatohen.
Kujdes: Nëse keni vendosur dy urdhëra në të njëjtat kushte (për shembull, minuta e ndeshjes dhe rezultati) ato NUK do të ekzekutohen në të njëjtin moment, por sipas rendit të krijimit të tyre.
Pas ndeshjes, ju mund të shikoni (por jo për kundërshtarin), një listë për të gjithë udhëzimet e lojtarëve tuaj, nëpërmjet një linku në faqen e vlerësimit të yjeve, bashkë me informacionin se kur janë kryer këto ndryshime ose pse nuk kanë ndodhur.
Ju nuk mund të bëni gjë ndaj dëmtimeve
Nuk mund të ndryshoni ndonjë kusht për dëmtimet. Nëse një nga lojtarët tuaj dëmtohet gjatë një ndeshje, sistemi e merr në konsideratë dëmtimin. Kjo do të thotë se një dëmtim mund prishë planet e zëvendësimit tamam si në jetën e vërtetë të futbollit.
Psikologjia
Të drejtosh një skuadër futbolli nuk do të thotë vetëm stërvitje dhe taktika, por ka të bëjë edhe me psikologjinë. Skuadra juaj duhet të ketë dëshirën për fitore dhe të besojë në vetvete. Gjëndja psikologjike e skuadrës tuaj ndikon në rezultatet e ndeshjeve, dhe anasjelltas rezultatet e ndeshjeve tuaja ndikojnë në gjëndjen psikologjike të skuadrës.
Shpirti i ekipit
Atmosfera në klubin tuaj ka influencë të madhe në performancën e ekipit tuaj. Shpirti i ekipit ndikon në vlerat e mesfushës, dhe, sa më i lartë të jetë shpirti i ekipit, aq më mirë e mirë do jetë performanca e mesfushës. Kjo, si rrjedhojë, do vendosë sasinë e zotërimit të topit që ju do merrni.
Vetë shpirti i ekipit mund të ndikohet nga shumë faktorë, në veçanti varet nga karizma e trainerit tuaj, nga qëndrimi i ekipit që vendoset për çdo ndeshje, nga transferimet dhe psikologu.
Vetëbesimi
Lojtarët tuaj duhet të besojnë në vetvete për të luajtur mirë. Një skuadër me vetëbesim të ulët do të ketë probleme duke shpërdoruar mundësitë e ndryshme. Vetëbesimi i lartë zakonisht është diçka e mirë, por nëse ai arrin nivele shumë të larta lojtarët mund t'i nënvlerësojnë skuadrat e tjera që nuk janë aq të forta sa vetë ata (shih më poshtë për më shumë info).
Vetbesimi i skuadrës reflektohet në vlerësimet e sektorit të sulmit. Besimi është kryesisht i varur nga rezultatet e ndeshjeve të mëparshme dhe pritshmëritë e tifozëve për ato ndeshje, por një psikolog ose një trajner me aftësinë e larta udhëheqëse është gjithashtu i njohur për të rritur vetbesimin.
Qëndrimi i ekipit
Përpara çdo ndeshjeje zyrtare ju mund t'i tregoni skuadrës se sa e rëndësishme është ajo ndeshje. Lloji i qëndrimit që do t'i vendosni ekipit tuaj do të ndikojë mbi zotërimin e topit. Ju keni tre alternativa:
Ndeshja e Sezonit: Lojtarët tuaj do të bëjnë gjithçka për ta fituar këtë ndeshje. Gjithsesi, menjëherë pas ndeshjes shpirti i ekipit do të bjerë, që do të thotë që në ndeshjet e tjera lojtarët tuaj nuk do të mund luajnë dot në maksimumin e mundësive të tyre.
Normal: Lojtarët do paraqiten si zakonisht.
Luani Qetë: Lojtarët tuaj do të jenë të instruktuar të luajnë qetësisht, pasi do të duhet të përqëndrohen mbi ndeshje më të rëndësishme në të ardhmen. Menjëherë pas ndeshjes, shpirti i ekipit do të rritet dhe lojtarët tuaj do të luajnë më mirë në ndeshjet e ardhshme.
Personaliteti i Lojtarit
Të gjithë lojtarët kanë nga një personalitet. Lojtarët dallaveraxhinj dhe agresivë janë të prirur më shpesh për të marr kartona dhe të dalin nga ndeshja. Karizma e një lojtari është gjithashtu e rëndësishme kur ai zgjidhet kapiten ekipi ose kur bëhet trainer.
Evenimente psikologjike në ndeshje
Ngjarjet që mund të ndodhin gjatë një ndeshjeje mund të influencojnë mënyrën se si lojtarët e përballojnë ate, pamvarsisht istruksioneve të tranjerit. Këto ngjarje psikologjike mund të kenë një influencë të madhe për sa i përket ndeshjes që po luhet, por nuk kanë asnjë influencë të drejpërdrejtë mbi shpirtin e ekipit apo të vetëbesimit për sa i përket ndeshjeve të ardhshme.
Nuk është e pazakontë që një skuadër me dy gola avantazh, të ndalojë hovin e saj duke ulur vlerat e sulmit me një 9% për çdo gol dhe të fillojë të përqëndrohet më shumë në mbojtjen e rezultatit, duke rritur vlerat e mbrojtjes me një 7.5% për çdo gol. Ky efekt mund të rritet nëse rezultati thellësohet, por ka një limit i vendosur në 8 gola, ku vlerat e ekipit nuk do të ndryshojnë më. Përkundrazi, nëse kundërshtari arrin ta barazojë rezultatin, sjellja e ekipit kthehet siç ishte në fillim.
Në disa rrethana skuadrat janë në gjendje të përballojnë këtë pasojë psikologjike. Nëse skuadrës i është dhënë urdhëri "Ndeshja e sezonit" atëherë skuadra nuk tërhiqet mbrapa edhe kur të jetë në epërsi të madhe. E njëjta gjë ndodh nëse skuadra luan në një finale kupe apo në Hattrick master si dhe në qarkun e fundit të sezonit në ligë. Në garat e kombëtareve, skuadrat nuk do të tërhiqet që nga gjysmëfinalet e përfshira në botërorin ndërsa në kontinentalet dhe kupën e kombeve nuk do të ketë tërheqje që nga çerekfinalet e përfshira në vazhdim.
Gjthashtu, një ekip që po luan shumë dobët ne pjesën e parë, mund të pësojë një të bërtitur të mirë nga tranjeri gjatë pushimit dhe kjo do bëjë që niveli i lojës rritet në pjesën e dytë.
Nënvlerësim
Në rast se do ballafaqoheni me një ekip në pozicion më të keq sesa ju dhe vetëbesimi juaj është i fortë ose me e lartë; lojtarët tuaj mund të nënvlerësojnë kundërshtarin tuaj dhe të luajnë poshtë mundësive të tyre. Rreziku i nënvlerësimit të kundërshtarit varet nga pikët dhe pozicionet e ndryshme midis ekipeve, niveli i vetëbesimit dhe çfarë pret ekipi juaj për atë ndeshje. Sa më e lartë diferenca, sa më i lartë niveli etj - aq më i lartë rreziku. Mënyra e vetme për të eliminuar rrezikun e nënvlerësimit është të luani 'ndeshja e sezonit'.
Në rast se keni nënvlerësuar kundërshtarin tuaj; diferenca e pikëve, niveli i vetëbesimit, çfarë pret ekipi juaj dhe nëse luani brënda ose jashtë vendos sa shumë do e nënvlerësoni atë. Ju mund ta rimerrni veten në pushim në varësi të rezultatit: marrje vete e plotë nëse jeni duke humbur, 2/3 në rast barazimi dhe 1/3 në rast se kryesoni me një gol.
Vini re se nënvlerësimi mund të ndodhë vetëm në ndeshjet e serive, por jo gjatë tre raundeve të para.
Transferimet
Lista e Merkatos është vendi ku ju blini lojtarë dhe shisni ata që nuk doni të mbani. Ekipi juaj mund të ketë maksimalisht 50 lojtarë. Faqa e ofertave ju jep një paraqitje të lojtarëve që po blini ose që po shisni. Gjithashtu tregon shitjet e lojtarëve tuaj të mëparshëm, nga të cilët ju do merrni përsëri para.
Të shesësh një lojtar
Për të shitur një lojtar, e vendosni atë te lista e Merkatos, gjë që bëhet nga faqja e atij lojtari. Ju zgjidhni se sa para kërkoni nga ai dhe e vendosni në listën e Merkatos. Për të patur një ide më të qartë për vlerën e lojtarit, ju mund të përdorni opsionin e Krahasimit të transfertave, dhe ne do ju sugjerojmë një listë me çmimet reale. Gjithsesi, lojtari duhet të ketë luajtur të paktën një ndeshje me ekipin tuaj që të ketë të drejtën të shitet, dhe ju nuk mund ta nxirrni në shitje një lojtar më shumë herë sesa numri i ndeshjeve që ka luajtur me ju. Ky rregull nuk aplikohet te lojtarët e të rinjve që sapo thirren nga ekipi i të rinjve ose te lojtarët që ishin në ekipin tuaj që në fillim. Lojtari do qëndrojë në treg për 3 ditë dhe me vonë do shkojë te klubi që ofron më shumë para, duke supozuar që dikush ofron për ta blerë.
Lojtar i shitur kalon në klubin e tij të ri, pas përfundimit të afatit, përveç se nëse një nga klubet e përfshira në treg është duke luajtur një ndeshje në atë kohë, në të cilin rast ai do të mbërrijë sa të përfundojë ndeshja. Nëse një blerës nuk është gjetur ai do të qëndrojë në klubin tuaj.Nëse e vendosni gabimisht një lojtar në shitje, ju mund ta shfuqizoni shitjen. Kjo është e mundur vetëm në 10 minutat e para pas vendosjes në treg, për sa kohë që nuk ka çmim të vendosur nga ndonjë skuadër. Taksa për vendosje në treg nuk do të kthehet. Jashtë kësaj dritareje, ju gjithmonë keni mundësinë ta blini përsëri vetë!
Të blesh një lojtar
Për të blerë një lojtar ju shkoni te linku "Kërkim Transferimesh" që ndodhet te "Bota", ose te ikona e listës së Merkatose lart në anën e djathtë. Ju kërkoni për çfarë lloj lojtari doni dhe për të vendosur një ofertë ju futeni tek faqja personale e lojtarit duke klikuar emrin e tij. Ju duhet të rrisni ofertën me 1 000 US$ ose 2%, cilado të jetë më e madhja. Nëse nuk ka ofertë akutalisht ju mund të ofroni shumën e kërkuar nga shitësi, përderisa kjo të jetë e barabartë me ose më e madhe se 1 000 US$.
Vini re se shuma e blejres dhe rroga javore e lojtarit (ju paguani rrogën javore menjeherë mbas blerjes) nuk mund t'ju fusë në borxh më shumë se 200 000 US$.
Ju mund të vendosni oferta deri në momentin e fundit të afatit të shitjes. Nëse dikush vendos një ofertë më pak se 3 minuta nga përfundimi i shitjes, afati do zgjatet me një 3 minutësh tjetër mbi kohën ku oferta u vendos.
Një ndihmë të madhe kur bleni lojtar është informacioni rredh aftësive dhe personalitet të tij, etj. Gjithashtu mund të përdorni "Krahaso Transferimin" për të parë sesa janë shitur lojtarët me aftësi të ngjashme.
Autooferta
Autooferta punon në të njëjtën mënyrë siç funksionon një ofertë normale. Nëse ju vendosni një ofertë maksimale sistemi automatikisht do të bëjë ofertën për ju, kur është e nevojshme, gjithmonë duke ngritur ofertën me vlerë më të ulët të mundshme (minimalisht 2% të vlerës).
Ju mund të ndryshoni (si të rrisni dhe zvogëloni) ofertën maksimale tuaj në çdo kohë, por ju natyrisht nuk mund të hiqni ofertën tuaj (më të lartë) të tanishme. Oferta maksimale juaj është në dukje vetëm për veten, menaxherët e tjerë mund të shikojnë vetëm ofertën e tanishme.
Ju mund të kenë një ofertë aktive maksimale në një kohë. Nëse oferta juaj maksimale ka arritur maksimumin e saj, ajo nuk llogaritet si një autoofertë më dhe ju mund të vendosni një tjetër ofertë maksimale në qoftë se ju dëshironi.
Për disa raste të veçanta (si kur dy ekipet të bëjë autoofertë të njëjtë ose kur dy autoofertues ofertojnë kundër njëri-tjetrit), ne e kemi ndërtuar në një logjikë, këtu janë disa shembuj për t'ju ndihmuar të shpjeguar këtë logjikë.
Agjenti, ekipi zbulues dhe kamata e Transferimit
Të nxjerrësh një lojtar në shitje kushton 1 000 US$. Mbasi mbyllet shitja, agjenti i lojtarit, ekipit zbulues dhe ekipi i fundit do marrin një pjesë të parave nga çmimi total. Në faqen e lojtarit ju mund të shikoni sa para do mbani nëse shisni lojtarin. Këto janë elementaret:
Sa shumë merr agjenti varet nga koha që lojtari ka qënë në klubin tuaj.
Ekipi zbulues gjithmon merr 2% të çmimit të shitjes. Kur ju jeni ekipi mëmë do merrni 2% gjithmonë sa herë të shitet lojtari.
Ekipi i fundit merr gjithmonë 3% nga shuma e shitjes. Kur ju do jeni ekipi i fundit që kishte lojtarin, shuma do varet nga numri i ndeshjeve që lojtari ka luajtur për ju.
Shikoni këto tabela për më shumë informacion.
Kur shisni lojtar rinor ju nuk konsideroheni klubi i fundit. Por herën e dytë që shitet ky lojtar ju do konsideroheni si i tillë, duke supozuar që lojtari ka luajtur të paktën një ndeshje me ekipin tuaj të parë.
Të ardhurat nga transferimi shkojnë në rezervat e Bordit
Për disa lojtar lojtar të shitur, Bordi mund të vendosë të transferojë një pjesë të parave tk rezervat e Bordit për përdorim të mëvonshëm nga klubi.
Kjo ndodh vetëm kur shitet një lojtar i veçantë dhe për shumicën e drejtuesve do të jetë një dukuri shumë e rrallë.
Kur ta vendosni një lojtar në treg, ju do të paralajmëroheni nga drejtuesit për vendosjen në treg, dhe gjithashtu se sa nga përqindja e tregut do të përfundojë në mënjanësimet e drejtuesve.
Bordi mund ta bëjë këtë kur ata mendojnë se një lojtar ka dalë në treg për arsye spekulative, ose si një mënyrë për të ruajtur vlerën monetare. Bordi do të arsyetoj se skuadra nuk ka nevojë të zëvendësojë lojtarin për arsye konkurruse. (Historikisht, lojtarë të tillë janë quajtur "Shufra ari" nga komuniteti, për aftësinë e tyre për të mbajtur vlerën me kalimin e kohës).
Tash për tash, grupi ponojës merr parasysh mbajtjen vlerave monetare vetëm për Portierët (të paktën me aftësi të fortë) ose mundësinë për trajnerë të ardhshëm (të paktën me udhëheqje të mirë dhe të paktën me përvojë mediokër).
Përqindja e shitjes që grupi punojës e lëviz te mënjanësimet varet nga ndeshjet e luajtura nga lojtari për skuadrën tuaj.
Rregulli i përgjithshëm është që për lojtarët fillestarë, të gjitha lekët mbeten në shërbim dhe asgjë nuk shkon te mënjanësimet. Të jesh i rregullt do të thotë të luash të paktën 60 minuta, një herë në javë.
Mungesat për shkak të lëndimeve nuk merren parasysh. Megjithatë, nëse lojtarët e shëndetshëm nuk përdoren rregullisht, gjithnjë e më shumë nga të ardhurat e shitjeve do të shkojnë te mënjanësimet.
Shembull: Një lojtar që plotëson parimin e "Ariut të artë" do të përdoret në të gjitha ndeshjet e ligës në një sezon. Kur drejtuesi mendon të shesë lojtarin, të gjitha të ardhurat (sipas tarifave të agjentit) do të jenë në shërbim për trajnerin si vlera monetare. Megjithatë, nëse lojtari nuk shitet dhe më pas, për dy javë përfundon sërish në stol, 12% e të ardhurave nga shitja do të shkojnë te mënjanësimet. Pas katër javësh pa kohë të mjaftueshme vepruese, përqindja rritet në 24%. Nëse lojtari fiton sërish kohë të mjaftueshme për të luajtur, kërkohen gjashtë javë paraqitje në ligë ose kupë për të mbajtur të gjitha të ardhurat nga shitja në shërbim.
Si rregull i madh, tre javë kohë loje në ligë ose kupë përbëjnë dy javë gjallërim. Nëse zhvillohen vetëm ndeshje miqësore, gjallërimi kërkon dy herë më shumë kohë. Nëse një lojtar është rritur në skuadrën tuaj, asnjë Lek nuk do të lëvize te mënjanësimet, pavarësisht nga aftësitë dhe dukuritë fillestare të lojtarit. Kjo vlen edhe për lojtarët që iu bashkuan skuadrës në dy javët e fundit dhe nuk kanë pasur kohë të bëhen titullarë.
Transferimet mund të ndikojnë në shpirtin e ekipit
Sa herë që shisni ose blini një lojtar, rrezikoni të ulni shpirtin e ekipit. Rreziku shtohet kur shisni një djalë të mirë dhe blini një rrugaç. Nëse shisni një lojtar rinor ju nuk e keni këtë rrezik nëse e shisni brënda 6 ditëve mbas futjes te ekipi i parë.
Fikjet e serverit
Afatet e transferimeve mund të shtyhen (sa më ndershmërisht të jetë e mundur) kur fiket serveri. Gjithashtu kini parasysh që serveri mund të fiket afër afatit të shitjes. Një transfertë quhet e përfunduar sapo lojtari i ri është bashkuar me klubin dhe mund të jetë subjekt i një shtyrje të afatit kur ka ndërprerje.
Do luani me fatin nëse prisni për momentin e fundit për të dhënë ofertën. Ju këshillojmë që lojtarët tuaj t'i vendosni në listën e transfertave me një çmim që ju mendoni se është i arsyeshëm, kështu nuk mund të rrezikoheni duke shitur lojtarin tuaj me një çmim më të ulët se sa ai që kishit shpresuar, në mënyrë që të shmanget ndonjë zhgënjim për shkak të një fikje të papritur të serverit.
Lojë e Ndershme në Tregun e Transferimeve
Lojtarët e mirë dhe paratë janë pamjet kryesore në Hattrick, gjë që është shumë e rëndësishme pasi që e bën që asnjë skuadër të mos përfitojë nga veprimet që nuk përputhen në tregun e shitblerjeve. Kjo do të thotë që blerja e lojtarëve me çmime të fryra është e ndaluar, dhe gjithashtu çdo veprimtari që është krijuar për ti dhënë një ekipi një përfitim financiar të çdo lloji është e ndaluar. Vetëm vetitë e lojtarit, të tilla si aftësitë, mosha, rrallësia dhe mundësia për EK/U21 të cilat kanë një ndikim në lojë, luajnë një rol në përcaktimin e vlerës së tij të tregut.
Game Master-at kanë autorizim të anullojnë ose ndryshojnë çmime jo normale, të vendosin gjoba dhe të dënojnë përdoruesit e përfshirë në këto aktivitete. Nëse keni marrë një ofertë që është qartësisht mbi çmimin normal për lojtarin tuaj nga dikush, kontaktoni GM menjëherë. Për të kontaktuar Gamemaster përdorni faqen e kontaktit.
Lojtarët e rinj
Lojtarët e rinj
Ju mund të merrni lojtar të tjerë për skuadrën tuaj të parë duke rregjistruar lojtar të rinj. Kjo mund të realizohet në dy mënyra:
-
Rekrutim i një lojtari të ri direkt nga jashtë në ekipin tuaj të parë duke përdorur zbulues talentësh të ekipit të parë.
-
Fillo një akademi të rinjsh, rekruto talente dhe zhvilloji ata. Luaj ndeshje kundër ekipeve rinore të tjera në liga publike ose private dhe përfundimisht promovo talente të reja te ekipi i parë.
Gjetja e një lojtari përmes rrjetit zbulues dhe rekrutimi i tyre drejtpërdrejt në skuadrën tuaj të lartë është një mënyrë e thjeshtë dhe e dobishme për të gjetur një talent. Drejtimi i një skuadre rinore është më sfiduese, por nëse bëni një punë të mirë, mund të jetë edhe më shpërblyese.
Ju mund të përdorni vetëm një sistem në të njëjtën kohë. Nëse keni aktivizuar akademinë e të rinjve, ju nuk mund të rekrutoni nga Zbuluesit e Talenteve. Sidoqoftë, kosto e akademisë tuaj është e vlefshme edhe si investim në zbulimin e talenteve, duke e bërë më të lehtë për ju kalimin e sistemeve nga akademia rinore ne zbulim talentesh.
Zbulues Talentësh
Ju mund të merrni një lojtar të ri çdo javë duke dërguar në zbulim skautët tuaj për të gjetur një lojtar të ri për ekipin e parë. Sa më i mirë është rrjeti zbulues, aq më të mira jan shanset që lojtarët e rinjë të kenë sukses. Ju nuk keni opsione rreth llojit të lojtarit që do merrni, përvec zgjedhjes ndërmejt një portieri apo një lojtari në fushë. Mos shpresoni të merrni lojtarë yje ç’do javë. Shumica e lojtarëve që ju rekomandon skauti nuk do ja dalin as të kualifikohen për në ekip. Nëse ju keni një ose dy që futen direkt në ekip, ju duhet të jeni të kënaqur - mendoni si funksionojnë gjërat në jetën reale!
Shumica e klubeve vendosin të shpenzojnë shumë lekë për rrjetin zbulues por ka dhe nga ata që shpenzojnë më pakë ose nuk shpenzojnë fare dhe blejnë përforcime nga lista e transfereve. Megjithatë, nqse ju vendosni të ndërtoni strukturën e rrjetit zbulues, mbani parasysh se mund të kalojë kohë para se investimi juaj të sjell përfitime me lojtarë që kanë vlerë. Ju duhet të kuptoni që ska kuptim të përdorni rrjetin nëqoftëse statusi i rrjetit zbulues është për shëmbull “varfër”.
C’do javë ju jeni i lejuar të bëni një investim të madhë (20 000 US$), mesatarë (10 000 US$), ose të vogël (5 000 US$) në rrjetin zbulues. Shumë investime të vogla janë më efikase sesa pak investime të mëdha. Me fjalë të tjera, është me mend të bëni plane afatgjatë – në qoftë se ju dëshironi të investoni shumë nga të ardhurat e ardhëshme në rritjen e aktivitetit të zbulimit, investime të mëdha mund të jetë një rrugë për të marrë rezultate të shpejta.Në qoftë se ju doni të ndërtoni një strukturë të mirë në mënyrë graduale, pa shpenzuar shumë para, bëni investime të vogla çdo javë. Mirëmbajtja e rrjetit zbulues nuk ju kushton automatikisht asgjë, por në qoftë se ju nuk investoni fonde rregullisht, struktura do përkeqësohet relativisht shpejtë. Atëherë kur bie niveli i rrjetit zbulues, do ti duhet kohë më e gjatë për tu rritur prapë.
Ju jeni në gjendje të promovoni vetëm një lojtar të ri në javë. Në qoftë se ju nuk ndërroni shumën, automatikisht do merret në konsideratë shuma e investuar javës së kaluar.
Klubit do ti kushtojë 2 000 US$ për të lëvizur një lojtar të të rinjve në ekipin e parë.
Informacion rreth aktiviteteve të ekipit të të rinjve mund të gjendët në menunë “Klubi Im”, nën fjalën “Ekipi i të rinjve”. Gjithashtu këtu është vendi ku ju vendosni shumën e parave që dëshironi të investoni në rrjetin e skautizmit, dhe ku mund të gjeni një lojtar duke përdorur rrjetin çdo javë.
Akademia rinore
Të marrësh një akademi të rinjsh do të thotë që ti ke menaxhimin aktivues të ekipit të të rinjve. Ti punëson informatorë, projekton stërvitjen dhe vendos formacionet dhe taktikat. Ekipi i të rinjve do të konkurrojë një ligë të rinjsh sipas zgjedhjeve tuaja; Për shembull, ti mund të luash në një ligë bashkë me miqtë dhe kolegët. Herë pas here, ekipi juaj rinor do ketë mundësinë të luaj miqësore me ekipe të tjera në botë.
Për të filluar akademinë e të rinjve
Ju mund të aktivizoni akademinë e të rinjve nga menuja “Klubi Im”, tek titulli “Ekipi i të Rinjve, Paraqitje”. Ju do të merrni një trajner dhe një skaut të caktuar për ekipin. Çdo shpenzim tjetër për të rinjtë, duhet t'a çoni në zero përpara se të bëni këtë ndryshim. Gjithashtu, menjëherë ju do të merrni disa lojtarë të rinj për të lejuar ekipin tuaj të ri që të luajë ndeshje. Sidoqoftë, ata janë djem të rastësishëm të nuhatur nga shkolla lokale dhe jo shumë të talentuar.
Liga rinore
Ekipi i të rinjve bashkohet me ligat e të rinjve sipas zgjedhjeve tuaja, ose mund të krijoni vetë një ligë. Një ligë të rinjsh mund të ketë 4, 6, 8, 12 ose 16 ekipe. Liga mund të jetë private (krijuesi i ligës fton njerëzit në ligë), ose publike (e lirë për këdo). Gjithashtu, krijuesi i ligës mund të zgjedhë kur do të luhen ndeshjet e ligës. Sapo liga të mbushet me ekipe, ajo fillon automatikisht.
Zbuluesit
Kur ju aktivizoni akademinë e të rinjve, menjëherë do të keni një Skaut të rinjsh të caktuar për ekipin. Ju zgjidhni në cilin vend doni të kërkoni për talente dhe i thoni atij të shikojë për ndonjë lojtar specifik. Nëse ju i kërkoni të shikojë për ndonjë lojtar specifik (për shembull lojtarë krahu), ai do t’iu ofrojë një lojtar të tillë sa më shpejt të jetë e mundur, por lojtarët kryesisht do të jenë më keq.
Gjithashtu, nëse dëshironi mund të punësoni Skaut të tjerë, por nuk mund të keni më shumë se tre skaut (dhe jo më pas se sa një). Njëherë në javë, secili informator/skaut do ju ofroj juve një lojtar kur ti telefononi.
Nëse ke më shumë se një informator, atëherë mund të marrësh një ofertë të dytë (dhe një të tretë nëse ke tre informatorë), por kur i ke thënë jo të parit. Por kujdes, nëse ti zgjedh për t’iu kthyer ofertës së parë, nuk mund të përfitoni nga ky vendim. Nëse i thoni jo ofertës, kjo është vendosur.
Lojtarët
Akademia e të rinjve mund të mbajë maksimumi 18 lojtarë në të njëjtën kohë. Lojtarët që futen në akademinë e të rinjve do të jenë nga 15 deri në 16 vjeç. Shumica e aftësive të tyre ende nuk janë zbuluar, kështu që ju nuk mund t’i shikoni ato, ose personalitetin e lojtarit, ashtu siç ju bëni me ekipin e të rriturve. Për të zbuluar lojtarët tuaj, duhet t’i provosh ata në pozicione të ndryshme të fushës, për të parë ku ata janë më mirë. Tek të dhënat e tyre kanë vlerat e yjeve, komentet e informatorëve dhe raportimet e trajnerit. Me anën e stërvitjes ju do jeni në gjëndje të zbuloni aftësitë e lojtarëve, kjo shpjegohet në detaje te seksioni i stërvitjes. Gjithashtu, ju do të gjeni detaje të fshehura në raportet e ndeshjes.
Ndeshjet
Skuadra juaj e të rinjve luan një ndeshje në javë në kampionat, ndërsa një herë në tre javë, do të keni mundësinë të luani një ndeshje miqësore. Ju jepni udhëzimet që më përpara dhe zgjidhni taktikën me të cilën dëshironi të luani, ekzaktësisht siç veproni me ekipin e të rriturve. Nëse nuk janë dhënë urdhërat, ose në qoftë se formacion është i paplotë, djemtë do të mbushin formacion vetë. Ata do të emërojnë një portier të parë, pastaj do plotësojnë vendet e hapura të mbrojtjes (max 5), e ndjekur nga mesfusha dhe krahët (max 5), dhe në fund sulmi (max 3).
Stërvitja
Lojtarët e rinj të akademive mund të përqëndrohen në dy lloje trajnimesh në të njëjtën kohë, një parësore dhe sekondare. Stërvitja kryesore ka më shumë efekt se dytësorja. Ju mund të vendosni të stërvitni të njëjtën gjë (për shembull mbrojtjen) njëkohësisht si stërvitje kryesore dhe dytësore, por efekti i stërvitjes do të jetë më i madh nëse vendosni dy lloje të ndryshme stërvitjesh.
Lojtarët rinorë marrin stërvitje si nga ndeshjet zyrtare (ndikim të plotë), ashtu edhe nga ndeshjet miqësore (ndikim më të vogël). Stërvitja për lojtarët rinorë llogaritet për ndeshje, ndaj ata mund të marrin dy herë stërvitje brenda të së njëjtës javë. Ju duhet të jepni udhëzimet tuaja të stërvitjes së paku 10 minuta para se të fillojë ndeshja. Ndikimi i stërvitjes shfaqet menjëherë pas ndeshjes. Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, trajneri do t’ju japë një raport rreth asaj që ka ndodhur me skuadrën, me shumë informata të vlefshëm për përparimin e lojtarëve. Gjithashtu do keni mundësinë të zbuloni disa aftësi:
Për stërvitjen parësore, trajneri juaj do t'ju njoftojë rreth shkallës së tanishme të aftësisë për një nga lojtarët që ka luajtur të paktën 44 min në një vend stërvitor (pra që ka marrë stërvitje më shumë sesa ndikimi më i vogël). E njejta gjë vlen edhe për stërvitjen dytësore por kësaj rradhe do merrni informata rreth mundësisë të mundshe të aftësisë dhe jo shkallës së tanishme. Një raport për mundësinë e lojtarit nuk do të shfaqet nëse ai lojtar arrin shkallën e tij më të lartë, të aftësisë që stërvitet në të njëjtën javë, në një rast të tillë trajneri do të raportojë se lojtari nuk mund të vazhdojë më stërvitjen për atë aftësi të veçantë. Mbani mend se nuk do merrni asnjë raport mbi stërvitjen dytësore nëse është e njëjta me atë parësore. Nëse të gjithë lojtarët që luajnë në një vend stërvitor dhe i kanë aftësitë e zbuluara atëhere trajneri juaj nuk do t'ju thotë ndonjë gjë të re. Gjithashtu, nëse ju keni më pak se 8 lojtarë në fushë kur ndeshja mbaron, nuk do të zbuloni asnjë aftësi.
Për më tepër trajneri do raportojë për një prej tre lojtarëve me mundësinë më të madhe (shkalla më e lartë e aftësisë) në një aftësi të cilën ju nuk e stërvisni.
Promovim te ekipi i parë
Çdo javë ju mund të promovoni një lojtar nga ekipi i të rinjve. Lojtari i ri duhet të jetë të paktën 17 vjeç dhe të ketë qenë një anëtar i akademisë së të rinjve për të paktën një sezon (112 ditë) para se t'a promovoni. Si gjithmonë, ju nuk mund të keni më shumë se 50 lojtarë në ekipin tuaj të parë. Në momentin kur një lojtar arrin moshën 19 vjeç, ai nuk do të jetë më në gjendje të luajë në ndeshjet e skuadrës së të rinjve. Ai nuk ka nevojë të largohet nga skuadra, por nuk do të mund ta shihni në fushë deri në momentin kur ta promovoni në skuadrën e parë.
Kostoja
Kur fillon akademinë e të rinjve ju paguani një kamatë të vetme rregjistrimi prej 5 000 US$ nga Shpenzimet e përkhëshme. Për të drejtuar akademinë me një skaut kushton 10 000 US$ në javë, dhe çdo skaut shtesë kushton 5 000 US$. Ju do të paguani gjithashtu edhe 5 000 US$ shtesë si një bonus i firmosjes në javën e parë, pasi punësoni një skaut të ri. Kostoja javore do tregohet te "Shpenzimet Rinore" në raportin tuaj financiar. Akademia e të rinjve nuk ka specialistë, pasi ajo varet nga ndihma e prindërve që marrin përsipër transportin, lëndimet, dëmtimet, etj. – të cilat i bëjnë pa asnjë shpenzim shtesë. Njëkohësisht, akademitë e të rinjve nuk sjellin të ardhura, të vetmit spektatorë janë zakonisht prindër dhe miq të lojtarëve të rinj.
Të promovosh një lojtar të ri nga akademia te ekipi i parë kushton 2 000 US$.
Përveç kësaj, i vetmi shpenzim shtesë që do të kesh vjen nëse i kërkon skautit të kërkojë për lojtarë në një rajon tjetër. Vetëm atëherë mund të të duhet t’i paguash biletën e avionit.
Të mbyllësh akademinë
Nëse dëshiron të çaktivizosh akademinë e të rinjve, mund ta bësh një gjë të tillë në mes të sezoneve të kampionatit të të rinjve apo nëse skuadra jote e të rinjve nuk është anëtare e ndonjë lige për skuadrat e të rinjve. Por ju duhet të mbani ekipin rinor për të paktën gjashtë javë. Ju gjithashtu mund të riaktivizoni akademinë tuaj rinore, madje edhe gjatë një sezoni akademie, duke përdorur tiparin "Riaktivizoni ekipin e të rinjve" në faqen e përmbledhjes së ekipit tuaj rinor. Sidoqoftë, ky veprim është i pakthyeshëm dhe të gjithë lojtarët tuaj të rinj dhe skautët do të pushohen nga puna, akademia juaj e mbyllur do të mbetet në ligën e saj dhe do të duhet të gjeni një kampionat të ri për akademinë e re. Ky opsion mund të përdoret vetëm një herë në 3 sezone (48 javë).
Ju lutemi që të vini re se kutia "Rinisni skuadrën rinore" do të shfaqet vetëm nëse skuadra rinore nuk ka vepruar (nuk ka thirrur zbuluesit) për të paktën tre javët e fundit, ose nëse zbuluesit nuk janë thirrur këtë javë si dhe nëse gjenden më pak se nëntë lojtarë (nën 19 vjeç) në skuadrën rinore.
Sistemi i serive
Sezoni i Hattrick zgjat 16 javë : 14 raunde lige (8 ekipe që luajnë njëra-tjetrën dy herë), një javë për ndeshjet e kualifikimit dhe një javë pa aktivitet në ligë.
Skema e divizionit
Numri i niveleve të ligës mund të ndryshoj nga shteti në shtet por struktura kryesore është e njëjtë. Për shëmbull, sistemi i serive Italiane është kështu:
1 Divizioni I (Seria A)
4 Divizioni II (II.1, II.2, II.3, II.4)
16 Divizioni III (III.1, III.2, etj. deri në III.16)
64 Divizioni IV (IV.1, IV.2, etj. deri në IV.64)
256 Divizioni V (V.1, V.2, etj. deri në V.256)
1024 Divizioni VI (VI.1, VI.2, etj. deri në VI.1024)
1024 Divizioni VII (VII.1, VII.2, etj deri në VII.1024)
2048 Divizioni VIII (VIII.1, VIII.2, etj. deri në VIII.2048)
2048 Divizioni IX (IX.1, IX.2, etj. deri në IX.2048)
4096 Divizioni X (X.1, X.2, etj. deri në X.4096)
4096 Divizioni XI (XI.1, XI.2, etj. deri në XI.4096)
Vini re që duke filluar me nivelin e ligës VI, madhësia e serive dyfishohet në çdo 2 nivele.
Ngjitja, rënia në divizion dhe kualifikueset
Nëse fitoni serinë tuaj, ju do të ngjiteni direkt në një divizion më të lartë ose do luani ndeshje kualifikuese. Në divizionet II-VI fituesit e serive me pikët më të larta ngjiten direkt, fituesit e tjerë duhet të fitojnë ndeshjen e kualifikimit për ngjitje. Në divizionet e poshtme, fituesit ngjiten direkt. Në divizionet me numra tek (VII, IX etj) vendet e dyta ngjiten direkt gjithashtu.
Fituesit e serive që do luajnë kualifikueset do përballen me një ekip të divizionit të sipërm që doli i 5-ti ose i 6-ti. Fituesit e serive që luajnë kualifikuese, ato me rekordet më të mira do luajnë me ekipet më të dobta të vendeve të 6-ta, ndërsa ato me rekordet më të ulta do luajnë me ekipet më të forta të vendeve të 5-ta. Ekipet e divizionit të lartë luajnë në fushën e tyre. Nëse ekipi që fitoi serinë e fiton ndeshjen kualifikuese, atëherë këto dy ekipe ndrojnë vendet në seritë. Nëse ekipi i divizionit të lartë fiton atëherë asnjë gjë nuk ndryshon.
Nëse zini vendin e 7-të ose të 8-të ju do zbrisni në divizionin e mëposhtëm (përveç divizionit më të ulët). Mbas divizionit të 6-të ekipi me rekordin më të mirë që bie nga divizioni, (ekipi më i mirë i vendeve të 7-ta) do ndërrojë vendin me ekipin që ngjitet në divizion me rekordin më të mirë. Ekipi me rekordin më të dobët që bie nga divizioni do ndërrojë vendin me ekipin më të dobët që ngjitet. Nëse jeni duke rënë prej divizionit të 6-të (apo nga ndonjë divizion i mëposhtëm), ekipi më i mirë që bie do të ndërrojë vendin me ekipin më të dobët që ngjitet.
Në divizionet VII dhe IX, ekipet që renditen në vend të tretë dhe të katërt do kenë mundësinë të luajnë një ndeshje play-off për t'u promovuar, kurse në divizionet VIII dhe X vetëm ekipet që arrijnë të renditen në vend të dytë do kenë mundësi të luajnë një ndeshje të tillë.
Ndërrimi serinë gjatë periudhës së nderrimit
Nëse ekipi i juaj luan në një nga tre divizionet e fundit të liges tuaj, ju do keni mundësinë të ndërroni serinë ku luani po brenda atij divizioni. Që kjo të jetë e mundur, duhet të ketë të paktën një vend bosh në serinë në të cilën doni të levizni. Kjo do tregohet në faqen e serisë gjatë periudhës së ndërrimit që shfaqet mbas fundit të sezonit. Gjithashtu, nëse ju keni një ekip të dytë në menaxhim, sepse jeni Supporter, nuk është e mundur që ekipet tuaja të lëvizin për të luajtur në të njëjtën seri.
Promovimi dhe rënia e Bota-ve
Në fund të çdo sezoni të gjithë ekipet bot në divizionin e VI dhe më ulët do të dërgohen në divizionin më të ulët të mundshëm. Përjashtimi i vetëm për këtë rregull do jetë që të parët në divizionin VI, ku ndonjë ekip bot mund të fitojë serinë, mund të promovohet ose të luajë kualifikueset normalisht. Ekipet bot në divizionin e V ose më poshtë do të trajtohen në të njëjtën mënyrë si skuadrat që drejtohen nga përdorues në sensin e promovimit ose uljes nga seritë.
Kur këto ekipe bot bien nga liga, ekipe të tjera do fitojnë vendin e tyre në një kategori më të lartë. Këto ekipe do quhen "Humbës me Fat", dhe mund të jenë ekipe që kanë humbur playoff-in ose në disa raste edhe ekipe që kanë rënë nga kategoria në mënyrë të drejtpërdrejtë. Gjithsesi ju mund të refuzoni këtë promovim në preferencat e ekipit.
Nëse ka më shumë bote në një seri jo fundore sesa menaxherë, sistemi do të mbyllë automatikisht serinë fundore, duke bërë përgatitjet paraprake për këtë.
Pozicioni i ligës dhe renditja
Renditja përfundimtare në ligë varet nga, sipas rëndësisë, pikët në ligë, diferenca e golave dhe gola të shënuar. Nga ana tjetër kjo vendos renditjen tuaj, që nevojitet për të përcaktuar kush luan kundër kujt në ndeshjet e kupës dhe ato kualifikuese.
Renditja është bazuar, sipas rëndësisë: niveli i serisë, vendi në seri, pikët, diferenca e golave dhe gola të shënuar. Për të dyja, renditjen dhe pozicionin në ligë: nëse këto statisktika janë të njëjta për dy ekipe, renditja zgjidhet me short.
Çmimet e parave
Po të mbaroni të parët, të dytët, të tretët ose të katërt në seri, ju do merni një shumë parash si çmim. Sesa do merrni varet nga pozicioni dhe divizioni që luani:
Niveli i Serisë
|
1
|
2
|
3
|
4
|
Divizioni I
|
2 000 000 US$
|
1 175 000 US$
|
825 000 US$
|
500 000 US$
|
Divizioni II
|
1 350 000 US$
|
1 050 000 US$
|
750 000 US$
|
450 000 US$
|
Divizioni III
|
1 200 000 US$
|
925 000 US$
|
675 000 US$
|
400 000 US$
|
Divizioni IV
|
900 000 US$
|
700 000 US$
|
500 000 US$
|
300 000 US$
|
Divizioni V
|
600 000 US$
|
475 000 US$
|
325 000 US$
|
200 000 US$
|
Divizioni VI
|
525 000 US$
|
400 000 US$
|
300 000 US$
|
175 000 US$
|
Divizionet e tjera
|
450 000 US$
|
350 000 US$
|
250 000 US$
|
150 000 US$
|
Gjithashtu ka dhe një çmim për golashënuesin më të mirë të seirsë prej 10 000 US$. Ky çmim jepet direkt mbas ndeshjes së fundit të sezonit. Nëse dy lojtarë dalin të barabart për këtë çmim, të dy pronarët do marrin çmimin; gjithsesi nëse dy lojtarët jan të të njëjtit pronar ateherë vetëm një çmim do jepet.
Bonusi i Ngjitjes
Nëse promovoheni në mënyrë të drejtpërdrejtë në një divizion më të lartë do merrni një bonus tjetër përveç çmimit të ligës. Gjithashtu ngjitja do rrisi numrin e tifozëve të klubit tuaj; ju keni një rritje prej 10% të tifozëve (gjithashtu po zbritët do humbisni 10% të tyre). Nëse ju ngjiteni "falas", pa zënë nga vendet që garantojnë promovimin, ju do merrni vetëm rritjen e tifozave të klubit. Shëmbuj janë promovimet për shkak të heqjes së ekipeve bot dhe promovimet extra që do bëhen në kohët e para në Hattrick International.
Niveli i Serisë
|
Promovim direkt
|
Ngjitur mbas ndeshjes kualifikuese
|
Divizioni I
|
-
|
-
|
Divizioni II
|
500 000 US$
|
175 000 US$
|
Divizioni III
|
450 000 US$
|
150 000 US$
|
Divizioni IV
|
400 000 US$
|
125 000 US$
|
Divizioni V
|
300 000 US$
|
100 000 US$
|
Divizioni VI
|
200 000 US$
|
75 000 US$
|
Divizionet e tjera
|
175 000 US$
|
50 000 US$
|
Sistemi i Kupës
Pjesëmarrja në një nga kupat e Hattrick është një sfidë emocionuese për çdo menaxher, si edhe një mënyrë e mirë për të fituar përvojë (eksperiencë) për lojtarët tuaj dhe për të fituar para shtesë për klubin tuaj. Sistemi i kupës së Hattrick është dizenjuar për të ofruar një përvojë kuptimplotë për ekipet në çdo nivel. Ai ka qenë gjithashtu i projektuar për të siguruar që çdo ekip ka të garantuara të paktën tre ndeshje në kupë çdo sezon.
Çdo ekip në Divizionin e 6 dhe mbi të do të futet për të luajtur në Kupën Kombëtare. Nëse eliminohet herët nga Kupa Kombëtare, ekipi do të futet për të marrë pjesë në një kupë shtresore të ulët.
Nëse liga juaj ka më shumë se gjashtë divizione, atje do të jetë gjithashtu një Kupë e divizionit për secilin divizion më poshtë Divisionit 6. Ekipet në këto ndarje (Divizionit 7 dhe më poshtë) do të luajnë në Kupën e tyre përkatëse divizionale në vend të Kupës Kombëtare.
Nëse ekipi juaj është eliminuar herët nga kupa divizionale ju, ashtu si në Kupën Kombëtare, do të keni shansin për të marrë pjesë në një kupë shtresore më të ulët.
Çiftet e Kupës
Ndeshjet e kupës luhen gjithmonë në mesin e javës. Raundi i parë i Kupës Kombëtare dhe Kupës Divizionale gjithmonë zhvillohet disa ditë përpara ndeshjes tuaj të parë të sezonit në ligë. Kupat e Sfidave përbëhen nga ekipe që janë eliminuar nga Kupa Kombëtare ose Kupa Divizionale, dhe për këtë arsye Kupa e parë e Sfidës fillon një javë pas Kupës Kombëtare dhe Kupës Divizionale. Ka Kupa të veçanta Sfidash që korrespondojnë me Kupën Kombëtar dhe me Kupën Divizionale.
Kundërshtari juaj i parë i kupës dhe kupa ku do të luani shpallet një javë përpara. Në raundet e ardhshme kundërshtari juaj i ardhshëm dhe kupa ku luani aktualisht do të shpallen menjëherë pasi të kenë përfunduar të gjitha ndeshjet për raundin aktual të kupës.
Vendet ku luhet kupa
Në thelb, skuadra më e fortë që përfaqësohet ende në kupë luan jashtë kundër skuadrës më të dobët që përfaqësohet ende në kupë. Për këtë qëllim përdoret renditja e kupës që shpjegohet më poshtë.
Në gjashtë qarqet e fundit të kupës, renditja nuk ndikon më në përparsin vendase pasi që të gjitha ndeshjet luhen në vende asnjëanëse.
Shorti i kupës
Si përcaktohet kundërshtari juaj në kupë?
Në qarkun e parë të kupës, skuadrat e renditura si më të larta do të luajë gjithmonë jashtë vendit kundër skuadrave me renditje më ulët në kupë.
Përpara se të fillojë qarku i parë, hidhet shorti për qarkun e dytë. Për këtë short, hamendësohet që të gjitha skuadrat të renditura si më të larta të kalojnë qarkun e parë.
Nëse një skuadër me renditje më të ulët fiton në qarkun e parë, ai do të trashëgojë vendin e kundërshtarit të tij në qarkun e dytë. Kjo mund t'i japë atij një kundërshtar më të lehtë sesa do ta kishte patur në atë qark.
Megjithatë, kjo përparsi nuk zgjat. Para fillimit të qarkut të dytë, hidhet shorti për qarkun e tretë. Përsëri, të gjitha skuadrat e mbetura të renditura si më të mira do të vendosen kundër skuadrave të mbetura nga renditjet më të ulta.
Përparsia i kësaj rregullore është se për çdo qark të kupës, të gjitha skuadrat e mbetura do të dinë se çfarë do të ndodh nëse kalojnë në qarkun tjetër. Gjithmonë përcaktohet një ndeshje tjetër, fituesi i së cilës do të takohet me fituesin e ndeshjes tuaj.
Këtu është një shembull se si vepron shorti i kupës në Hattrick:
1. Në qarkun e parë i kemi 16 skuadrat dhe këto janë çiftet:
Qarku i parë
Vendi në kupë16-Vendi në kupë1
Vendi në kupë15-Vendi në kupë2
Vendi në kupë14-Vendi në kupë3
Vendi në kupë13-Vendi në kupë4
Vendi në kupë12-Vendi në kupë5
Vendi në kupë11-Vendi në kupë6
Vendi në kupë10-Vendi në kupë7
Vendi në kupë9-Vendi në kupë8
Ndeshjet e pritshme në qarkun e dytë, siç u bë e ditur para fillimit të qarkut 1, janë këto:
Vendi në kupë8-Vendi në kupë1
Vendi në kupë7-Vendi në kupë2
Vendi në kupë6-Vendi në kupë3
Vendi në kupë5-Vendi në kupë4
Megjithatë, dy ndeshje përfunduan me fitore befasuese për më të dobëtit - Skuadrat 16 dhe 14 dolën si më mirë. Për shkak të kësaj, ndeshjet e tanisjme në qarkun 2 do të jenë:
Vendi në kupë8-Vendi në kupë16
Vendi në kupë7-Vendi në kupë2
Vendi në kupë6-Vendi në kupë14
Vendi në kupë5-Vendi në kupë4.
Tani, kur të kryhet shorti për qarkun 3, rregullorja përsëri hamendëson se skuadrat e renditura si më të mira do të fitojnë, duke krijuar kështu këtë short:
Vendi në kupë 8 - Vendi në kupë 2
Vendi në kupë 6 - Vendi në kupë 4
Nëse skuadra 16 fiton, do të marrë vendin e skuadrës 8.
Nëse skuadra 14 fiton, do të marrë vendin e skuadrës 6.
Renditja në kupë
Renditja e kupës përdoret për krijimin shortin të kupës. Është një renditje nga rrjedhojat që nuk ndryshojn me fillimin e kupës. Rrethana e parë për renditjen është se në çfarë divizioni luan skuadra gjatë sezonit të tanishëm. Më pas, skuadrat renditen brenda këtyre grupeve të divizionit si më poshtë:
1. Ekipet aktive të degraduara
2. Ekipet aktive që as u ngjitën as u degraduan
3. Ekipet që u ngjitën me forcat e tyre
4. Ekipet që u ngjitën "falas" (duke zëvendësuar një bot)
5. Bot-e, në rast vendesh bosh.
Ekipet brënda secilit grup të mësipërm zgjidhen sipas renditjes që arritën në mbarim të sezonit të fundit. Kjo renditje qëndron e pandryshuar për gjithë kohëzgjatjen e kupës.
Hyrja e më vonëshme në kupën dytësore
Për kupat sfiduese dhe ngushëlluese, koha e hyrjes është gjithashtu e zbërthimit në farë. Skuadrat që hynë më herët janë të garantuara se do të vendosen më lart se ato që u bashkuan më vonë. Renditja e kupës së çdo skuadre ka ende rëndësi, por vetëm për të vendosur se në cilën renditje do të vendosen skuadrat që kanë hyrë në të njëjtën datë.
Një shembull do të ishte që skuadra juaj arrin të qëndrojë në kupën kombëtare deri në qarjun 5 ose 6 qarqe përpara se të mënjanohet. Ndërsa udhëtimi juaj i kupës vazhdon në një kupë sfiduese të shkallës më të ulët, ju do të jeni gjithmonë më të ulët se skuadrat që u bashkuan para jush. Skuadra me renditjen më të lartë nga ata që hynë në qarkun e parë do të luajë kundër skuadrës të renditur në vendet më të ulëta nga ata që kanë hyrë së fundmi.
Kupat e ndryshme dhe formatet e tyre.
Kupa më e rëndësishme në çdo ligë është Kupa Kombëtare. Kjo është e hapur për çdo ekip, që ka një menaxher, në Divizionin e 6 dhe më lart. Vetëm ekipet më të mira do të ketë një shans për të fituar Kupën Kombëtare, por çdo ekip që përparon në këtë konkurs do të shpërblehet mirë.
Megjithatë, në qoftë se ekipi juaj është eliminuar herët nga Kupa Kombëtare ju do të keni një shans të dytë. Nëse ju jeni eliminuar në një nga gjashtë raundet e para të Kupës Kombëtare, ju do të fitoni një vend në një nga tre Kupat kombëtare të Sfidave. Pjesëmarrja në Kupat e Sfidave do të vazhdojë të jetë tërheqës për ekipin tuaj, por shpërblimet janë shumë më të vogla se në Kupën Kombëtare. Nëse ju mundeni, duke qëndruar në Kupën Kombëtare gjithmonë do të paguheni.
Tre Kupat e Sfidës janë quajtur fillimisht Smerald, Rubin dhe Zafir. Kupa e Sfidës (Smerald) merr çdo ekip që është eliminuar nga Kupa Kombëtare në raundin 1 ose 6. Ekipet eliminuara në raundet 2 dhe 5 janë zhvendosur në Kupën e Sfidës (Rubin). Dhe ekipet e eliminuara në raundet 3 dhe 4 janë zhvendosur në Kupën e Sfidës (Zafir). Të tre Kupat do të zhvillohen paralelisht me njëra-tjetrën dhe me Kupën Kombëtare, dhe një fitues do të kurorëzohet në secilën prej tyre. Ju lutem mbani mend se Kupat e Sfidave mund të kenë emra të ndryshme nga ato origjinale në disa liga.
Ekipet që janë eliminuar në raundin e parë të Kupës së Sfidës (Smerald) dhe në raundin e parë të Kupës së Sfidës (Rubin) do të fitojnë një vend në Kupën e Ngushëllimit. Kjo Kupë nuk jep asnjë çmim me para, por fituesi merr një trofe.
Në ligat me më shumë se gjashtë divizione, Kupat e Divizionit organizohen për Divizionin 7 dhe më poshtë. Kupat e Divizionit ndjekin një model të ngjashëm me Kupën Kombëtare, tre Kupat e Sfidës (Smerald, Rubin dhe Zafir) dhe Kupën e Ngushëllimit. I vetmi ndryshim është se çmimi i përgjithshëm është më i ulët.
Madhësia e Kupave përcaktohet nga numri i ekipeve që janë të kualifikuar për kupën dhe që kanë menaxherë. Madhësia më e vogël e mundur e Kupës ende arrin të ketë vend për të gjitha ekipet me menaxher. Pasi të gjitha ekipet me menaxherë janë kualifikuar, kupa do të mbushet me ekipe bot për të përfunduar në fushën e lojës.
1. Shuma e ekipeve të kualifikuar që menaxhohet nga njerëzit është llogaritur.
2. Madhësia më e vogël e kupës që i përshtaten të gjitha ekipet e menaxhuara nga njerëzit është zgjedhur.
3. Kjo Kupë është e mbushur fillimisht nga ekipet e menaxhuara nga njerëz.
4.Më pas do të përdoren ekipet bot nga sistemi i ligës.
5.Nëse kjo nuk është e mjaftueshme, ekipe të reja bot do të krijohen vetëm me qëllim të Kupës.
Java |
Kupa kombëtare |
Kupa e sfidës (Smerald) |
Kupa e sfidës (Rubin) |
Kupa e sfidës (Zafir) |
Kupa e Ngushëllimit |
|
Ekipet |
Ekipet |
Ekipet |
Ekipet |
Ekipet |
1 |
16384 |
|
|
|
|
2 |
8192 |
8192 |
|
|
|
3 |
4096 |
4096 |
4096 |
|
4096 |
4 |
2048 |
2048 |
2048 |
2048 |
4096 |
5 |
1024 |
1024 |
1024 |
2048 |
2048 |
6 |
512 |
512 |
1024 |
1024 |
1024 |
7 |
256 |
512 |
512 |
512 |
512 |
8 |
128 |
256 |
256 |
256 |
256 |
9 |
64 |
128 |
128 |
128 |
128 |
10 |
32 |
64 |
64 |
64 |
64 |
11 |
16 |
32 |
32 |
32 |
32 |
12 |
8 |
16 |
16 |
16 |
16 |
13 |
4 |
8 |
8 |
8 |
8 |
14 |
2 |
4 |
4 |
4 |
4 |
15 |
- |
2 |
2 |
2 |
2 |
16 |
- |
- |
- |
- |
- |
- Ekipet që skualifikohen në raundin e parë dhe të gjashtë të Kupës Kombëtare do të kalojnë në Kupën e Sfidës (Smerald).
- Ekipet që skualifikohen në raundin e dytë dhe të pestë të Kupës Kombëtare do të kalojnë në Kupën e Sfidës (Rubin).
- Ekipet që skualifikohen në raundin e tretë dhe të katërt të Kupës Kombëtare do të kalojnë në Kupën e Sfidës (Zafir).
- Ekipet që skualifikohen në raundin e parë të Kupës së Sfidës (Smerald) dhe në raundin e parë të Kupës së Sfidës (Rubin) do të kalojnë në Kupën e Ngushëllimit.
Efektet e skuadrës
Një aspekt i rëndësishëm i Kupave është opsionet taktike që ato paraqesin. Duke qëndruar në Kupë për një kohë të gjatë, ajo ju jep ndeshje më konkurruese, të cilat gjithashtu të japin më shumë mundësi për rritjen e vetëbesimit dhe shpirtin e ekipit në përgatitje për ligë. Ndeshjet e Kupës gjithashtu u japin lojtarëve tuaj më shumë përvojë (eksperiencë), e cila së bashku me shitjet e biletave e bën këtë udhëtim në kupë më të vlefshëm. Megjithatë, jo të gjitha Kupat do të kenë ndikim në ekipin tuaj në të njëjtën mënyrë.
Kartonat dhe dëmtimet janë në fuqi të plotë në të gjitha kupat. Në qoftë se ju ndëshkoheni me një karton në kupë, kartoni është i vlefshëm për lojtarin edhe në ndeshjen e rradhës në ligë.
Shpirti i Ekipit, Vetëbesimi dhe Gjendja e Tifozëve: Vetëm ndeshjet e Kupës Kombëtare dhe Kupave të Divizioneve do të kenë një efekt mbi këto vlera. Ndeshjet e luajtura në çdo kupë tjetër sillen si një miqësore, kur është fjala për ndikimin në Shpirtin i Ekipit, Vetëbesimin dhe Gjendjen e Tifozëve.
Përvoja (Eksperienca): Kupa Kombëtare dhe Kupa e Divizioneve u jep lojtarëve në fushë sasinë e dyfishtë të eksperiencës në krahasim me një ndeshje të ligës. Ndeshjet në Kupat e Sfidave dhe Kupën e Ngushëllimit u jep lojtarëve tuaj gjysmën e eksperiences që ata do të përfitonin në një ndeshje lige.
Të ardhurat nga Kupa
Shitja e biletave është një përfitim i rëndësishëm nga një rrugëtim i suksesshëm në Kupë. Sa më shume të përparoni në çdo Kupë, aq më shumë spektatorë do të vijnë në stadium dhe kështu më shumë të ardhura do të gjenerohen. Kupa Kombëtare dhe Kupat Divizionale janë dukshëm më tërheqëse për tifozët se sfidantët korrespondues dhe Kupat e Ngushëllimit. Ndërsa një ndeshje në Kupën Kombëtare dhe Kupën Divizionale (të paktën në raundet e mëvonshme) mund të tërheqë pjesëmarrjen e ngjashme me një ndeshje të ligës, kupat e tjera janë të krahasueshme me miqësoret kur është fjala për të pranishmit.
Kupa Kombëtare e Sfidës do të tërheqë tre herë më shumë spektatorë se një miqësore ndërkombëtare midis dy ekipeve. Kupa Kombëtare e Ngushëllimit do të tërheqë dy herë më shumë spektatorë se një miqësore ndërkombëtare midis dy ekipeve. Kupa Divizionale e Sfidës do të tërheqë dy herë më shumë spektatorë se një miqësore ndërkombëtare midis dy ekipeve. Kupa Divizionale e Ngushëllimit do të tërheqë 50% më shumë spektatorë se një miqësore ndërkombëtare midis dy ekipeve.
Ekipi vendas merr 67% e të ardhurave nga tifozët dhe ekipi mik merr 33%. Në gjashtë raundet e fundit ekipet ndajnë të ardhurat 50/50. Në përgjithësi, tifozët nuk janë shumë të interesuar për të parë raundet e para të kupës, por interesi i tyre do të rritet në raundet e tjera. Është gjithashtu e vërtetë se tifozët e një ekipi të një divizioni më të ulët do të duan të shohin një ndeshje kundër një ekipi të një divizioni më të lartë, por e anasjellta nuk është e vërtetë. Ekipet më të mira në kupa marrin edhe çmime në para siç tregohet në tabelën më poshtë. Nuk ka çmim të lartë për golashënuesin më të mirë të kupës.
Kupa kombëtare
Renditja |
Kupa kombëtare |
Kupa e sfidës |
Kupa e Ngushëllimit |
Fituesi |
1 500 000 US$ |
300 000 US$ |
- |
Fituesi pasardhës |
1 000 000 US$ |
150 000 US$ |
- |
Gjysëm-finale |
750 000 US$ |
100 000 US$ |
- |
Çerek-finale |
500 000 US$ |
50 000 US$ |
- |
Raundi për 16 |
250 000 US$ |
25 000 US$ |
- |
Raundi për 32 |
200 000 US$ |
- |
- |
Raundi për 64 |
180 000 US$ |
- |
- |
Raundi për 128 |
160 000 US$ |
- |
- |
Raundi për 256 |
140 000 US$ |
- |
- |
Raundi për 512 |
120 000 US$ |
- |
- |
Renditja |
Kupa e serive |
Kupa e sfidës |
Kupa e Ngushëllimit |
Fituesi |
300 000 US$ |
150 000 US$ |
- |
Fituesi pasardhës |
150 000 US$ |
100 000 US$ |
- |
Gjysëm-finale |
100 000 US$ |
50 000 US$ |
- |
Çerek-finale |
50 000 US$ |
25 000 US$ |
- |
Raundi për 16 |
25 000 US$ |
- |
- |
Miqësoret
Nëse nuk jeni duke luajtur në kupë keni gjithmonë mundësinë për të stërvitur lojtarët tuaj në pozicionet e duhura, ose të praktikoni ndeshje të ndryshme. Shpesh lihen rezervat të luajnë dhe të stërviten, por gjithashtu mund të jetë një mundësi e mirë për të testuar dhe stërvitur formacione të reja dhe urdhëra të rinj. Pse jo, mund të sfidoni edhe shokun tuaj të ngushtë për një çështje nderi.
Të caktosh një miqësore
Mënyra me e lehtë për të caktuar një miqësore është ta shtoni ekipin tuaj te radha e miqësoreve te faqa e sfidave. Zgjedhni çfarë lloj ndeshje dhe kundërshtari doni dhe "radha" do caktojë një ndeshje miqësore automatikisht kundra një ekipi (përderisa kriteret e vendosura nga ekipi tjetër përpudhen me kriteret tuaja).
Për sa kohë do jeni jashtë kupës dhe nuk keni vendosur asnjë ndeshje miqësore, mund të sfidoni cilindo kundërshtarë që gjithashtu nuk ka caktuar një miqësore. Disa ekipe mund të mos jenë të gatshme për sfida për shkak të preferencave të tyre ose statusit të Liçencës së Menaxherit.
Të gjitha sfidat (së bashku me skuadrat të cilat ju kanë sfiduar) janë të shfaqura në faqen e “Sfidave”. Sapo te krijohet ndeshja miqësore, ajo do të duket në faqen e takimeve, dhe ju mund të zgjidhni formacionin tuaj në menyrën normale.
Miqësoret gjatë pushimit të sezonit
Gjatë javëve 15 dhe 16 ju do të jeni në gjendje për të luajtur miqësore gjatë fundjavës për aq kohë sa ato nuk bien ndesh me ndeshjen kualifikuese.
Gjatë kësaj periudhe, sfidimi për një miqësore do të funksionojë pak më ndryshe. Kur bën një sfidë, një opsion do të shfaqet, ku ju mund të zgjidhni nëse sfida është për një miqësore mesjave apo fundjave.
Dritarja e sfidës për ndeshjet e fundjavës, pa marrë parasysh nëse ato janë ndërkombëtare ose kombëtare, do të jetë e hapur nga e hëna në orën 06:00 deri të premten në orën 23:59.
Llojet e ndeshjeve miqësore
Ka dy lloje ndeshjesh miqësore: ndeshje miqësore (normale) dhe ndeshje miqësore (me rregullat e kupës). Në ndeshjet miqësore me rregullat e kupës fituesi vendoset pas kohës shtesë (dhe ndoshta pas penalltive) nëse koha e rregullt ka përfunduar në barazim.
Miqësoret ndërkombëtare
Ju mund të zgjidhni të luani jashtë shtetit, ose të ftoni një skuadër të huaj në stadiumin tuaj. Nëse luani jashtë shtetit, ndeshja do të luhet në orarin lokal të stadiumit ku luhet ndeshja. Për shëmbull, nëse ju luani në Portugali, ndeshja do të luhet në orarin normal Portugez të Mërkurën (në orën 9.45 të darkës sipas Orës së Europës Qëndrore CET).
Pamvarësisht se ku do udhëtoni, ekipi juaj do niset në 6:00 p.m. (CET) të Martën dhe do kthehet rreth 8:00 a.m. (CET) të Ejnten. Miqësoret ndërkombëtare duhet të caktohen deri të Martën maksimumi në 6:00 p.m. (CET) dhe ju nuk mund të caktoni një miqësore tjetër deri sa të ktheheni Të Ejnten. Nëse ekipi juaj nuk luajti një miqësore ndërkombëtare, mund të filloni të caktoni një miqësore ndërkombëtare për javën tjetër në orën 6.00 a.m. të së Enjtes
Çdo udhëtim jashtë shtetit do t'ju kushtojë [PRICE], por miqësoret ndërkombëtare tërheqin më shumë spektatorë nga ana tjetër.
Të Ndryshme
Turrma që vjen në stadium për miqësoret është goxha më e vogël sesa për ndeshjet e kompeticionit. Miqësoret me rregulla kupe tërheqin më shumë spektatorë sesa miqësoret normale, dhe miqësoret ndërkombëtare tërheqin edhe më shumë.
Vetëbesimi dhe shpirti i ekipit nuk ndikohen, as tifozët dhe gjëndja e tyre. Gjithashtu, rreziku për dëmtime nuk është më i vogël thjesht për faktin që është miqësore.
Të luash në fushë asnjëanëse
Nëse doni që të luani një miqësore duke mos përfituar nga avantazhi i fushës, ju mund të luani në fushë asnjanëse. Por po të luani në një stadium në zonën tuaj përsëri do e keni avantazhin e ekipit vendas (edhe sikur të jeni listuar si ekipi mik). Pronari i stadiumit nuk do përfitoj gjë nga ky eveniment.
Panvarësisht se ku luani, një ndeshje me një ekip të huaj quhet miqësore ndërkombëtare.
Ndeshjet në Arenën e Hattrickut
Arena e Hattrickut është mundësia tjetër garuese për skuadrat në Hattrick. Ka shumë lloje garuese ne Arenën e Hattrickut, nga përballjet me një ndeshje kundër njëri tjetrit e deri te garat zyrtare të shkallëve ku mund të përpiqeni që të bëheni 'Mbreti i kodrës'. Ka edhe turne vetjake që mund t'i krijoni dhe t'i drejtoni vetë, duke vendosur rregullat që dëshironi.
Vini re se ju ende mund të luani ndeshje të rregullta miqësore çdo javë edhe nëse luani në një turne.
Krijimi ose bashkimi në një turne
Arena e Hattrickut e ka një rregull të epshëm në krijimit të turneut. Është e mundur të bashkoheni në turne të krijuar nga të tjerët ose të krijoni një për veten dhe miqtë tuaj, duke përdorur rregulla vetjake për ta bërë garimin më tërheqës.
Si krijues i një turneu, ju mund të vendosni për të gjitha çështjet e turneut. Emri, përmasat, madhësia, koha e ndeshjeve dhe rregulla të veçanta, të tilla si lejimi i vetëm i një llojit të caktuar lojtarësh (mosha, vendas, më pak ose më shum) ose vendosja e një kufiri në rrogat e lojtarve ose fuqisë për skuadrat pjesëmarrëse.
Të gjithë mund të caktojnë një turne duke përdorur kreditet e Hattrickut. Krijimi ose hyrja në turne falas është gjithashtu e mundur nëse jeni një mbështetës i artë, platin ose diamanti.
Ditët e ndeshjeve në Arenë
Ndeshjet në Arenën e Hattrick zhvillohen në vende asnjëanëse dhe ato nuk ju japin asnjë të ardhur nga shikuesit (dhe asnjë anëtarë të rinj në shoqatën tuaj të tifozëve).
Të gjitha ndeshjet në Arenën e Hattrickut përdorin të njëjtat të dhëna ndeshjesh, si në ndeshjet e rregullta. Kështu që forma e lojtarëve tuaj, aftësitë, përvoja, lëndimet etj në ditën e ndeshjes do të përdoren. Megjithatë, janë edhe dy përjashtime: shpirti i skuadrës (dhe vetbesimi) vendosen në një shkallë të palëvizschme dhe ndëshkimet veprojnë ndryshe. Shikoni më poshtë për hollësirat.
Ndeshjet gjithashtu nuk kanë asnjë ndikim mbi skuadrën tuaj ose te lojtarët tuaj pas ndeshjes. Lojtarët nuk marrin asnjë stërvitje ose përvojë nga këto ndeshje, as ndeshjet nuk ndikojnë në përvojën e rreshtimit, shpirtin dhe vetbesimin e skuadrës.
Betejat e ligave dhe trofetë
Në Arenën e Hattrickut do të gjeni gjithashtu disa gara zyrtare. Këto janë krijuar nga Hattricku dhe ju mund të merrni pjesë pa pagesë, nëse ftoheni.
Në Betejat e ligave, ju dhe drejtuesit e tjerë të ligës suaj garoni së bashku kundër ligave të tjera në divizionin tuaj. Çdo qark, liga juaj lufton kundër një lige tjetër, ku secila prej skuadrave pjesëmarrëse do të përballet me njërën nga skuadrat e tjetrës. Qëllimi është që në fund të sezonit, të festoheni si liga më e mirë e divizionit tuaj!
Hattricku ndërmer gjithashtu edhe dy turne Trofeu, të dyja të luajtura gjatë pushimit të sezonit. Trofeu i gjeneratës është një turne ku drejtuesit që kanë filluar të luajnë Hattrick në të njëjtën kohë përballen me njëri-tjetrin.
Trofeu i mbështetësit është një turne shtesë për të gjithë mbështetësit e tanishëm të Hattrickut.
Hollësirat e rrjedhojave ne Arenën e Hattrickut
Të gjitha hollësirat që duhet ti dini për ndeshjet në Arena janë renditur këtu:
- Shpirti i skuadrës: Shpirti vendoset gjithmonë në një shkallë të palëvizshme (të kënaqur) për garat në Arenë.
- Vetbesimi i skuadrës: Vetbesimi vendoset gjithmonë në një shkallë të palëvizshme (i mrekullueshëm) për garat në Arenë.
- Lëndimet: Nuk do të ketë lëndime gjatë garimeve në Arenë, por nëse lojtari juaj tashmë ka një lëndim nga një ndeshje e zakonshme, ai nuk do të jetë në gjendje të luajë.
- Kartonat (Turnet Personale): Turnetë kanë statusin e tyre të kartonave, dhe kanë një sistem krejtësisht të ndryshëm të kartonave të kuqe / të verdhë nga Hattrick 'normal'. Si e tillë, çdo kartë e marrë në një ndeshje të turneut do të llogaritet vetëm për ndeshjet që janë pjesë e atij turneu. Po ashtu, nqs një lojtar ka karton të kuq në Hattrick-un normal, ai do të jetë në gjendje për të luajtur në një ndeshje të turneut.
- Kartonat (Shkallët): Kartat nuk llogariten fare në turnet e shkallëve.
- Stërvitja: Lojtarët nuk do të marrin ndonjë stërvitje nga ndeshjet e turneut.
- Eksperienca: Lojtarët nuk fitojnë ndonjë eksperiencë nga të luajturit në ndeshjet e turneut.
- Eksperienca e formacionit: Përvoja juaj aktuala në formacionin e Hattrick "normal" përdoret edhe për ndeshjet e turneut. Megjithatë, ju nuk do të fitoni ndonjë eksperiencë të formacionit nga ndeshjet e turneut.
Shkallët
Qëllimi te shkallët është që të arrini në shkallën më të lartë dhe të bëheni 'Mbreti i kodrës'. Pastaj të qëndroni atje për aq kohë sa të mundeni. Për të arritur në majën ju duhet të sfidoni skuadrat e tjera, të renditura sipër jush në shkallë, dhe nëse fitoni, ju merrni vendin e tyre në shkallë.
Rregullat e sfidimit
Pozicioni juaj aktual në shkallë ndikon se cilat ekipet ju jeni në gjendje për të sfiduar.
- Pozita 2-5: Mund të sfidojë vetëm skuadrën që gjendet menjëherë mbi ta në shkallë.
- Pozita 6-11:
Mund të sfidojë ekipet 1-2 vende sipër tyre, por jo më lart se pozicioni 5.
- Pozita 12-18:
Mund të sfidojë ekipet 1-3 vende sipër tyre, por jo më lart se pozicioni 10.
- Pozita 19-39:
Mund të sfidojë ekipet 1-5 vende sipër tyre, por jo më lart se pozicioni 16.
- Pozita 40-63:
Mund të sfidojë ekipet 1-7 vende sipër tyre, por jo më lart se pozicioni 35.
- Pozita 64-99:
Mund të sfidojë ekipet 1-10 vende sipër tyre, por jo më lart se pozicioni 57.
- Pozita 100-129:
Mund të sfidojë ekipet 1-15 vende sipër tyre, por jo më lart se pozicioni 90.
- Pozita 130-169:
Mund të sfidojë ekipet 1-25 vende sipër tyre, por jo më lart se pozicioni 115.
- Pozita 170-199:
Mund të sfidojë ekipet 1-35 vende sipër tyre, por jo më lart se pozicioni 145.
- Pozita 200-249:
Mund të sfidojë ekipet 1-50 vende sipër tyre, por jo më lart se pozicioni 165.
- Pozita 250-599:
Mund të sfidojë ekipet 1-75 vende sipër tyre, por jo më lart se pozicioni 200.
- Pozita 600-1099:
Mund të sfidojë ekipet 1-100 vende sipër tyre, por jo më lart se pozicioni 525.
- Pozita 1100-2499:
Mund të sfidojë ekipet 1-250 vende sipër tyre, por jo më lart se pozicioni 1000.
- Pozita 2500-5499:
Mund të sfidojë ekipet 1-500 vende sipër tyre, por jo më lart se pozicioni 2250.
- Pozita 5500+:
Mund të sfidojë ekipet 1-1000 vende sipër tyre, por jo më lart se pozicioni 5000.
Sfidanti paguan për këtë ndeshje dhe ekipi i sfiduar automatikisht pranon sfidën. Ndeshja luhet 24 orë pasi sfida është bërë. Nëse sfiduesi do të fitojë, atëherë Kreditet do të rimbursohen.
Pozicioni ndryshon pas ndeshjes
Nëse ju sfidoni një ekip dhe fitoni, ju merrni pozicionin e atij ekipi që ju sfiduat. Ekipi i sfiduar lëviz poshtë 1 pozicion (kjo vlen edhe për ndonjë ekip tjetër në mes të dy ekipeve në shkallë).
Shembull: Skuadra A është në pozicionin 54 dhe sfidon B, aktualisht 47. Nëse fiton A, A merr pozitën e 47 nga B. B lëvizet poshtë në pozicionin 48, dhe ekipi që e mbante pozicionin 48 është lëvizur më poshtë në 49, ekipi që e mbajti pozicionin 49 është lëvizur poshtë në të 50, dhe kështu me radhë.
Nëse sfidoni një ekip dhe humbisni, të dyja ekipet qëndrojnë në vendet e tyre përkatëse.
Periudha e pritjes së sfidës
Pas një ndeshje në të cilën ju jeni sfiduar, ekipet e tjera nuk mund të ju sfidojnë për 12 orë (nga fillimi i ndeshjes). Kjo ju jep një shans për të sfiduar një ekip më lart dhe të ngjitni shkallët.
Pas një ndeshje në të cilën ju keni qenë sfidant, ju nuk mund të sfidoni një tjetër ekip për 12 orë (nga fillimi i ndeshjes). Kjo është që ti japi ekipeve të tjera një shans për të ju sfiduar juve. Ajo është gjithashtu për të parandaluar skenarët ku për shembull # 2 gjithmonë menjëherë sfidon # 1, duke e bërë të pamundur për # 3 për të sfiduar atë dhe të marrë atë pozicion.
Ekipet kombëtare
Në Hattrick, ashtu si në botën e vërtetë, ka ekipe kombëtare që garojnë kundër njëra tjetrës. Por në Hattrick trajneri i skuadrës së kombëtares të vendit tuaj zgjidhet nga ju! Secili vend i Hattrickut ka një skuadër kryesore kombëtare, si dhe një ekip të U21 me lojtarë 21 vjeç ose më të ri. Kjo do të thotë që secili vend ka nga dy trajnerë kombëtarë, që të dy të zgjedhur nga vetë ju. Përmasa e Kupës së Botës ndryshoi në Sezonin e 77 me (17 Janar 2021).
Arritjet e ekipit kombëtar
Ekipet Kombëtare garojnë kundër njëri-tjetrit në tre turne të ndërlidhur. Kampionatet Kontinentale, Kupa e Kombeve dhe Kupa Botërore aktuale. Cikli i konkurrencës përfshin dy sezone. Fillon me kampionatet kontinentale për ligat Europiane, Amerikane, Afrikane dhe Azi / Oqeania dhe përfundon me Kupën e Botës.
Kupa e Kombeve është një turne më i vogël për skuadrat që nuk arritën në Kupën e Botës dhe luhet paralelisht me Kupën e Botës.
National teams follow their own card status, and have a completely separate system of red / yellow cards from 'normal' Hattrick. As such, any card received in a NT/U21 match will only count for the matches that are part of that NT/U21 competition. Equally, should a player be red carded in normal Hattrick, he will still be able to play in a NT/U21 match. They get reset at the end of each competition (or when the team is eliminated from that competition).
Kampionatet Kontinentale
Cdo ekipi kombëtar në Hattrick është i garantuar një vend në Kupat Rajonale. Kupa Rajonale luhet në grupe me 6 ekipe. Grupet mblidhen bazuar në renditjen e Ekipit Kombëtar (shiko më poshtë).
Kupa Rajonale ka një format Round-Robin (ndeshje të dyfishta - jashtë vendit) dhe zgjat për 10 javë me çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finale në javën e fundit.
Duke u mbështetur tek vendi i arritur, pikëve dhe dallimin tek shënimet, tetë kombet më të mira nga secili kontinent do të luajnë në çerekfinale, gjysmëfinale dhe finale, ndërsa trajnerët e tjerë të kombëtareve mund të caktojnë një miqësore për të premten. Katër skuadrat e para (rastësisht nëse gjithçka tjetër është e barabartë) do të përballen me 4 skuadrat e fundit të cilët u kualifikuan në çerekfinale kurse dy skuadra nga i njëjti grup nuk do të përballen kundër njëri tjetrit në çerekfinale. Fituesi do të shpallet kampion kontinental dhe do ti jepet trofeu i artë. Trofeu i argjent i jepet vendit të dytë dhe bronzi i jepet vendit të tretë.
Contender League
Teams that did not manage to qualify for the Continental Cups will play in the Contender League, which takes place alongside the Continental Cups.
This competition is played in the Swiss tournament format, which will try to avoid the same nations facing each other more than once, but this is still something that may happen due to the small size of the competition.
This is not merely a consolation tournament, as the top 2 teams will go to the Wildcards round for a chance to qualify for the World Cup. The rest of the teams just go to Nations Cup directly.
It's also important as good results during the Contender League will earn the team ranking points that are used for the seeding of the next Continental Cup. |
Kupa e botës
Kupa e Botës fillon në javën e 13-të të sezonit të parë dhe zgjat pjesën tjetër të sezonit 1 dhe tërë sezonin 2. Ndahet në 5 raunde, e ndjekur nga gjysmëfinalet dhe finalet.
96 ekipe marrin pjesë në Raundin 1 në 16 grupe nga 6 ekipe në një format Round-Robin. 4 të parat e secilit grup do të vazhdojë në Raundin 2, ndërsa pjesa tjetër skualifikohen.
Raundi 2 do të ketë 16 grupe nga 4 ekipe në një format Round-Robin dhe 2 të parat e secilit grup do të vazhdojnë në Raundin 3.
Në Raundin e 3 kemi 8 grupe me 4 ekipe ku luajnë një ndeshje me çdo kundërshtar në një vend neutral dhe 2 kryesorët e secilit grup promovohen në Raundin 4.
Raundi 4 dhe raundi 5 do të kenë përkatësisht 4 dhe 2 grupe me 4 ekipe. Çdo ekip do të luajë kundër njëri-tjetrit një herë në fushë neutrale dhe 2 kryesorët e secilit grup promovohen në fazën tjetër.
Të dy gjysmëfinalet dhe finalja janë në vende neutrale. Fituesi i finales emërohet kampion Bote, dhe shpërblehet me një trofe të artë. Trofe argjendi dhe bronzi u jepen kandiduesve ne vend te dytë dhe tretë.
Para çdo qarku shpirti dhe vetbesimi i ekipit do të rivendosen plotësisht ose pjesërisht në vlerat e rivendosjes. Për shembull, nëse shpirti i tanishëm i ekipit është në shkallën 9 dhe vlera e rivendosjes është 5 atëherë me një rivendosje prej 80%, shpirti i ekipit tuaj do të ulet me (9 - 5) * 0.8 = 3.2 shkallë. Vlerat e mesme të rivendosjes për përditësimet ditore, si për shpirtin ashtu edhe për vetbesimin e Ekipit prirën të jenë 5.0.
Kupa e Kombeve
Ekipet që u eleminohen nga Kupa Rajonale, do të luajnë në Kupën Interkontinentale në të njëjtën kohë me Kupën e Botës. Ky turne luhet në turneun me format zviceran (i ngjashëm me Trofeun e Javës së Supporter).
Ky nuk është thjesht një turne ngushëllimi, por mund të jetë i rëndësishëm për skuadrat më të vogla, pasi rezultatet e mira gjatë Kupës së Kombeve do t'i japin skuadrës pikë renditjeje që përdoren për tërheqjen e shortit për kampionatin e ardhshëm kontinental. Në fundin e Kupës së Kombeve, gjatë gjysmëfinaleve dhe finaleve të Botërorit, 8 skuadrat më të mira do të përballen drejpërdrejt dhe fituesi do të marrë një trofe - 4 skuadrat e para (bazuar në pozicion, pikët, dallimin e golave, golat e shënuar, rastësisht nëse gjithçka tjetër është e barabartë) përballen rastësisht me 4 skuadrat e fundit që u kualifikuan për në çerekfinale.
Përgjatë Kupës së Kombeve, lojtarët nuk mund të lëndohen por kartonat do të veprojnë si në çdo turne tjetër. Përvoja e rreshtimit do të kalojë nga Kampionati Kontinental, me një mundësi për të rivendosur përvojën e rreshtimit ashtu si përpara Kupës së Botës, dhe më pas do të përditësohet si zakonisht pas çdo ndeshje të Kupës së Kombeve.
Fituesi shpërblehet me trofeun e Kupës së Kombeve.
Kualifikimet e Kupës së Botës
96 ekipe përparojnë nga kampionatet kontinentale në Kupën e Botës.
Çdo kontinent ka vendet e caktuara të Kupës së Botës, të cilat u jepen skuadrave më të mira të vendosura në secilin grup të fazës së grupeve të Kupës Kontinentale. Siç mund ta shohim në tabelën më poshtë, Evropa ka 32 vende të caktuara, Azi-Oqeani 21 vende të caktuara dhe Afrika dhe Amerika 12 dhe 20 secila.
Kontinenti |
Totali ekipeve |
Vëndet për Kupën e Botës |
Europa |
48 |
32 (4 [Replacement Error: Missing plural form for 'promovime/promovimet']/ grup) |
Azia-Oqeania |
42 |
21 (3 [Replacement Error: Missing plural form for 'promovime/promovimet']/ grup) |
Afrika |
24 |
12 (3 [Replacement Error: Missing plural form for 'promovime/promovimet']/ grup) |
Amerika |
30 |
20 (4 [Replacement Error: Missing plural form for 'promovime/promovimet']/ grup) |
Një numër vendesh shtesë (Wildcards) do shpërndahen midis ekipeve që nuk do kulifikohen drejtpërdrejt nga grupet e Kampionatit Konetinental. Një play-off për 11 Wildcard-et fituese do zhvillohet midis 22 ekipeve më të mira që nuk kanë arritur kualifikimin për Kupën e Botës, duke marrë parasysh pikët dhe golavarazhin nëpër grupet e Kampionatit Konetinental.
Në play-off për Wildcard ekipi me vlerësimin më të lartë (do konsiderohen edhe rezultatet në Kupën e Botës të edicionit të kaluar) do ndeshet me ekpin me klasifikimin më të ulët. i dyti me të parafundit dhe kështu me rradhë. Ndeshjet Play-off do luhen me formulën vajtje-kthim dhe do të resetohen Shpirti Ekipit dhe Vetëbesimi para ndeshjes së parë. Fituesi kualifikohet me Wildcard për Kupën e Botës. Në rast barazimi, ndeshja e dytë do ketë kohë shtesë dhe penallti.
Renditja e ekipit Kombëtar
Çdo ekip kombëtar ka renditjen e tij i cili përdoret si hedhje e shortit të grupeve të Kampionatit Kontinental. 5 sezonet e fundit kanë një ndikim për këtë renditje, por efekti do kalbet me kalimin e kohës që do të thotë se shfaqjet më të vjetra kanë më pak efekt në renditje.
Ekzistojnë 3 faktorë që ndikojnë në renditje: rezultati i secilës ndeshje (M), rëndësia e ndeshjes (I) dhe sa e fortë ishte skuadra kundërshtare (T). Në mënyrë të veçantë, formula që përdoret për të llogaritur renditjen është si më poshtë: P = M x I x T
Rezultati i ndeshjes (M) |
Pikët |
Rëndësia e Ndeshjes (I) |
Pikët |
Fitore |
3 |
Kupa e Botës Gjysëmfinale/Finalja |
4 |
Barazime |
1 |
KB pjesa tjetër e raundeve |
2.5 |
Humbje |
0 |
Finalet Kontinentale |
3 |
Penallti të fituara |
2 |
Pjesa tjetër e ndeshjeve Kontinentale |
2 |
Penallti të humbura |
1 |
Kupa e Kombëve |
1 |
|
|
Contender League |
2 |
|
|
Miqësoret |
0 |
Për ndryshoren T, ne zbresim renditjen e ekipit kundërshtar nga numri 250.
Pastaj, renditja përfundimtare është numri mesatar i pikëve (P) i 5 sezoneve të fundit të peshuar me 100%, 70%, 50%, 30%, 20% me 100% të sezonit aktual dhe 20% 4 të sezoneve më parë. Renditjet azhurnohen pas çdo ndeshje.
Shorti Kupës Kontinentale
Për shortin e kampionatit kontinental ne përdorim Renditjen e Ekipit Kombëtar për të krijuar vazot e shortit. Pozicioni i parë i secilit grup është gjithmonë i rezervuar nga ekipet më të larta, ku në grupin 1 do të marrin skuadrën e parë më të mirë, grupin 2 skuadrën e dytë etj. Pastaj kemi 5 vazo shortit, një për secilin pozicion në grup të mbushur me pjesën tjetër të skuadrave të renditura sipas Renditjes së tyre. Për shembull, në Kampionatin Amerikan kemi 5 grupe me 6 ekipe. Pozicionet e para të secilit grup plotësohen nga 5 skuadrat më të mira bazuar në renditjen e tyre. Pastaj pozicioni i dytë mund të mbushet nga skuadrat 6 deri në 10, pozicioni i tretë nga ekipet 11 deri në 15 etj. Gjatë shortit tonë live, ne punojmë nëpër të gjitha grupet, derisa të jenë zbrazur të gjitha vazot dhe të gjitha grupet të popullohen.
Shorti Kupes së Botës
Renditja e skuadrës nga sezoni i tanishëm do të përcaktojë farën e asaj skuadre në shortin e botërorit. Ka 16 grupe në qarkun e parë të botërorit dhe skuadra e parë për secilin grup zgjidhet vetvetiu. Skuadra evropiane e renditur në krye nga kampionatet kontinentale (BE#1 në tabelën më poshtë) do të jetë gjithmonë skuadra e parë e zgjedhur për grupin 1, dhe skuadra e renditur në vendin 8 nga Amerika do të jetë gjithmonë skuadra e parë e zgjedhur në grupin 16.
Pasi të jetë caktuar një ekip në secilin grup, të gjitha ekipet e tjera zgjidhen duke përdorur një short live. Renditja nga kampionati kontinental është ende shumë e rëndësishme, por në vend që të caktohen direkt në një grup, ekipet futen në vazo shortesh.Nëse vazhdojmë të shohim tabelën më poshtë, në kolonën për "Ekipi 2", katër skuadra do të futen në vazone parë të shortit. Këto janë skuadrat e renditura 8 në Afrikë, 7 në Afrikë, 6 në Afrikë dhe 5 në Afrikë. Nga kjo vazo shorti ata caktohen si skuadra e dytë në Grupet 1, 2, 3 dhe 4, siç vendoset nga shorti. 4 ekipe të reja futen në vazon e shortit të dytë dhe shortohen për Grupet 5, 6, 7 dhe 8. Ky proces vazhdon derisa të jenë zgjedhur 6 të ekipet për të gjitha 16 grupet.
Sistemi është gjerësisht përcaktues, duke u siguruar që ne nuk mund të marrim të gjitha ekipet më të mira nga kontinentet më të forta në të njëjtin grup. Por në të njëjtën kohë kemi dashur një element të rastit, në mënyrë që menaxherët tashmë nuk mund të përcaktojnë gjatë kampionatit kontinental se si do të duken grupet e ndryshme në Kupën e Botës, pasi kjo mund të bëjë që disa skuadra të humbin lojërat me qëllim për të marrë një short sa më të mirë në Kupën e Botës. Ajo gjithashtu e bën shortin live shumë më argëtues.
Grupi |
Ekipi 1 |
Ekipi 2 |
Ekipi 3 |
Ekipi 4 |
Ekipi 5 |
Ekipi 6 |
1 |
EU#1 |
AFR#8 VAZO#1 |
AME#9 VAZO#5 |
AZO#16 VAZO#9 |
EU#17 VAZO#13 |
V#11 VAZO#17 |
2 |
EU#2 |
AFR#7 VAZO#1 |
AME#10 VAZO#5 |
AZO#15 VAZO#9 |
EU#18 VAZO#13 |
V#10 VAZO#17 |
3 |
EU#3 |
AFR#6 VAZO#1 |
AME#11 VAZO#5 |
AZO#14 VAZO#9 |
EU#19 VAZO#13 |
V#9 VAZO#17 |
4 |
EU#4 |
AFR#5 VAZO#1 |
AME#12 VAZO#5 |
AZO#13 VAZO#9 |
EU#20 VAZO#13 |
V#8 VAZO#17 |
5 |
EU#5 |
AFR#4 VAZO#2 |
AME#13 VAZO#6 |
AZO#12 VAZO#10 |
EU#21 VAZO#14 |
V#7 VAZO#18 |
6 |
EU#6 |
AFR#3 VAZO#2 |
AME#14 VAZO#6 |
AZO#11 VAZO#10 |
EU#22 VAZO#14 |
V#6 VAZO#18 |
7 |
EU#7 |
AFR#2 VAZO#2 |
AME#15 VAZO#6 |
AZO#10 VAZO#10 |
EU#23 VAZO#14 |
V#5 VAZO#18 |
8 |
EU#8 |
AFR#1 VAZO#2 |
AME#16 VAZO#6 |
AZO#9 VAZO#10 |
EU#24 VAZO#14 |
V#4 VAZO#18 |
9 |
AME#1 |
AZO#8 VAZO#3 |
AME#17 VAZO#7 |
EU#16 VAZO#11 |
EU#25 VAZO#15 |
V#3 VAZO#19 |
10 |
AME#2 |
AZO#7 VAZO#3 |
AME#18 VAZO#7 |
EU#15 VAZO#11 |
EU#26 VAZO#15 |
V#2 VAZO#19 |
11 |
AME#3 |
AZO#6 VAZO#3 |
AME#19 VAZO#7 |
EU#14 VAZO#11 |
EU#27 VAZO#15 |
V#1 VAZO#19 |
12 |
AME#4 |
AZO#5 VAZO#3 |
AME#20 VAZO#7 |
EU#13 VAZO#11 |
EU#28 VAZO#15 |
AZO#21 VAZO#19 |
13 |
AME#5 |
AZO#4 VAZO#4 |
AFR#9 VAZO#8 |
EU#12 VAZO#12 |
EU#29 VAZO#16 |
AZO#20 VAZO#20 |
14 |
AME#6 |
AZO#3 VAZO#4 |
AFR#10 VAZO#8 |
EU#11 VAZO#12 |
EU#30 VAZO#16 |
AZO#19 VAZO#20 |
15 |
AME#7 |
AZO#2 VAZO#4 |
AFR#11 VAZO#8 |
EU#10 VAZO#12 |
EU#31 VAZO#16 |
AZO#18 VAZO#20 |
16 |
AME#8 |
AZO#1 VAZO#4 |
AFR#12 VAZO#8 |
EU#9 VAZO#12 |
EU#32 VAZO#16 |
AZO#17 VAZO#20 |
EU: Europa
AME: Amerika
AFR: Afrika
AZO: Azia / Oqeania
V: Vëndet e veçanta
Zgjedhjet
Zgjedhjet mbahen në fillim të sezonit, duke filluar dy ditë pas finales së botërorit. Çdo sezon të dytë zgjidhet trajneri kombëtar dhe çdo sezon të dytë zgjidhet trajnerin i U21. Secili trajner zgjidhet për 2 sezone, duke përfunduar mandatin e tij rreth një javë pas finales së botërorit. Vini re se ju do të duhet të keni luajtur Hattrick së paku për 1 sezon në mënyrë që të keni mundësinë që të votoni në zgjedhjet e kombëtares.
Fuqia votuese
Ju mund të votoni vetëm një herë në zgjedhje. Sidoqoftë, kjo votë mund të fitojë peshë shtesë në listën e fundit. Ky sistem i fuqisë së votimit shpërblen përkushtimin ndaj lojës, por arsyeja kryesore për të është të bëjë më të vështirë manipulimin e zgjedhjeve.
Nëse jeni një përdorues lokal, ju merrni votën tuaj të parë pas 1 sezoni në lojë. Pastaj fitoni një të dytë pas 5 sezonesh në lojë, një të tretë pas 10 sezonesh dhe një të katërt pas 15 sezonesh. Ekipet lokale mund të marrin gjithsej 4 vota në këtë mënyrë.
Nëse keni një ekip shtesë në një kampionat tjetër (përveç Hattrick International), ju merrni votën tuaj të parë pas dy sezonesh dhe një votim të dytë dhe përfundimtar të vjetërsisë pas 10 sezonesh.
Të gjithë përdoruesit marrin gjithashtu deri në dy vota të angazhimit, varësisht nga sa aktiv ka qenë menaxhimi i ekipit të tyre. Ne nuk do të shpjegojmë saktësisht se si funksionojnë këto, për ta bërë më të vështirë manipulimin e tyre, por ato janë projektuar që të arrihen shumë lehtë për çdo ekip të menaxhuar normalisht, por shumë e lodhshme për tu arritur nëse po mbani një grup skuadrash të rreme. Ju lutemi vini re se si përdorues, nuk do të shihni peshën e saktë të votës suaj, ne thjesht do të shpjegojmë parimet që qëndrojnë pas sistemit.
Skuadra e Kombëtares
Trajneri i kombëtares mund të zgjedh lirisht deri në 26 lojtarë (nga skuadra me pronarë të vërtetë), të cilët lojtarë e kanë kombësinë e duhur. Sidoqoftë, lojtarët e U21 duhet të jenë të paktën 19 vjeçarë dhe lojtarët e kombëtares duhet të jenë të paktën 22 vjeçarë. Pasi të zgjidhen, trajneri mund ti shohë të njëjtat të dhëna për lojtarët e ekipit kombëtar ashtu si ju që i shifni për ekipin tuaj.
Secila kombëtare ka përvojën e saj të rreshtimit dhe në fillimin e çdo kampionati kontinental ose botërore/kupë të kombeve, trajnerët kombëtarë do të kenë rreth një javë kohë për të vendosur se cilat 6 rreshtime do të kenë përvojë të jashtëzakonshme, ndërsa pjesa tjetër do të fillojë nga shkalla e dobët. Ka dy periudha përzgjedhëse: e para fillon nga dita e përfundimit të zgjedhjeve e deri në rivendosjen e shpirtit dhe vetëbesimin e skuadrës, përpara ndeshjes së parë të kampionateve kontinentale. E dyta fillonnë javën e 12 e deri në ditën e rivendosjes së shpirtit dhe vetëbesimin e skuadrës në javën e 13.
Ju lutemi që ta keni parasysh se përditësimet ditore të skuadrave NT/U21 bëhen çdo ditë në orën 03:00 të mëngjesit.
Të kesh një lojtar në ekipin kombëtar
Nëse njëri nga lojtarët tuaj është në ekipin kombëtar, aftësia e tij për të luajtur për ekipin tuaj do të jetë e papërfillshme. Ndeshjet kombëtare dhe ndeshjet e klubit luhen në ditë të ndryshme, kështu që gjithmonë mund t’i përdorni lojtarët. Ndeshjet për ekipin kombëtar nuk do t'i japin lojtarit tuaj ndonjë stërvitje, megjithatë, ai rrezikon të lëndohet ndërsa luan për ekipin kombëtar.
Nëse lojtari juaj luan një ndeshje për kombëtaren atëherë klubi juaj merr përfitimet e mëposhtëm:
- Ulje të pagës së lojtarit prej 33% e deri në 40% e pagës, në varësi të veprimit të tij se nëse ai luan në ndonjë vend të huaj apo përkatësisht në vendlindjen e tij.
- Lojtari përfiton në përvojën e tij. Sasia e përvojës që ai mer vlerësohet ndryshe nga varësia e llojit të ndeshjeve që ai zhvillon dhe në rendin zbritës kemi gjysmë dhe finalen e botërorit, ndeshjet e botërorit, çerek gjysmë dhe finalen e kupës kontinentale. Ndeshjet e kupës kontinentale, kupën e kombëve dhe në fund të fundit, miqësoret e ekipit kombëtar.
- Nëse një lojtar lëndohet dhe duhet të largohet nga fusha gjatë një ndeshje për kombëtaren e tij, klubi dëmshpërblehet me 100% e pagës së tij mbështetur mbi numrin e parashikuar të javëve që pritet të zgjasë dëmtimi i tij. Kjo vlen si shtesë përveç uljes së rregullt të pagës së tij.
Nuk ka lëndime nga ndeshjet miqësore të kombëtares.
Vini re se nga ju pritet të mos dëmtoni ekipet kombëtare përmes sabotimit të lojtarëve tuaj të ekipit kombëtar. Administratorët e Ekipit Kombëtar, si zgjidhja e fundit, kanë të drejtë të lirojnë lojtarët në tregun e transferimeve në rast të sabotimit.
Nëse dëshironi që të kandidoni ose thjesht dëshironi që të informoheni më tepër atëherë ju këshillojmë që ti lexoni rregullat për ekipet kombëtare.
Kalendari i Kupa e Botës - Sezoni 1
Jav |
E hën |
E mar |
E mër |
E enj |
E pre |
E shtu |
E die |
1 |
Zgjedhjet Votimet |
Zgjedhjet Votimet |
Zgjedhjet Votimet |
Zgjedhjet Votimet |
Zgjedhjet Votimet/Shorti Live /Miqësoret |
Zgjedhjet Votimet |
Zgjedhjet Votimet |
2 |
Zgjedhjet Rezultatet |
- |
- |
- |
Miqësoret |
- |
- |
3 |
- |
- |
SH.E./V.B. Rivendosur 100% rivendosur |
- |
K.K. Ndeshja 1
C.L. Ndeshja 1
|
- |
- |
4 |
K.K. Ndeshja 2
C.L. Ndeshja 2
|
- |
- |
- |
K.K. Ndeshja 3
C.L. Ndeshja 3
|
- |
- |
5 |
K.K. Ndeshja 4
C.L. Ndeshja 4
|
- |
- |
- |
K.K. Ndeshja 5
C.L. Ndeshja 5
|
- |
- |
6 |
- |
- |
- |
- |
K.K. Ndeshja 6
C.L. Ndeshja 6
|
- |
- |
7 |
- |
- |
- |
- |
K.K. Ndeshja 7
C.L. Ndeshja 7
|
- |
- |
8 |
- |
- |
- |
- |
K.K. Ndeshja 8
C.L. Ndeshja 8
|
- |
- |
9 |
- |
- |
- |
- |
K.K. Ndeshja 9
C.L. Ndeshja 9
|
- |
- |
10 |
- |
- |
- |
- |
K.K. Ndeshja 10
C.L. Ndeshja 10
|
- |
- |
11 |
- |
- |
- |
- |
K.K. Çerek-finalet |
- |
SH.E./V.B. Rivendosur 100% rivendosur (Vetëm Wildcard) |
12 |
K.K. Gjysmë-finaletV Ndeshja 1 |
- |
- |
- |
K.K. FinaletV Ndeshja 2 |
- |
Shorti Live |
13 |
- |
- |
SH.E./V.B. Rivendosur 100% rivendosur |
- |
K.B. R1 Ndeshja 1
N.C. Ndeshja 1
|
- |
- |
14 |
K.B. R1 Ndeshja 2 |
- |
- |
- |
K.B. R1 Ndeshja 3
N.C. Ndeshja 2
|
- |
- |
15 |
- |
- |
- |
- |
K.B. R1 Ndeshja 4
N.C. Ndeshja 3
|
- |
- |
16 |
- |
- |
- |
- |
K.B. R1 Ndeshja 5
N.C. Ndeshja 4
|
- |
- |
Kalendari i Kupa e Botës - Sezoni 2
Jav |
E hën |
E mar |
E mër |
E enj |
E pre |
E shtu |
E die |
1 |
- |
- |
- |
- |
K.B. R1 Ndeshja 6
N.C. Ndeshja 5
|
- |
- |
2 |
- |
- |
- |
- |
K.B. R1 Ndeshja 7
N.C. Ndeshja 6
|
- |
- |
3 |
- |
- |
- |
- |
K.B. R1 Ndeshja 8
N.C. Ndeshja 7
|
- |
- |
4 |
- |
- |
- |
- |
K.B. R1 Ndeshja 9
N.C. Ndeshja 8
|
- |
- |
5 |
- |
- |
- |
- |
K.B. R1 Ndeshja 10
N.C. Ndeshja 9
|
- |
- |
6 |
- |
- |
SH.E./V.B. Rivendosur 80% rivendosur (WC only) |
- |
K.B. R2 Ndeshja 1
N.C. Ndeshja 10
|
- |
- |
7 |
K.B. R2 Ndeshja 2 |
- |
- |
- |
K.B. R2 Ndeshja 3
N.C. Ndeshja 11
|
- |
- |
8 |
K.B. R2 Ndeshja 4 |
- |
- |
- |
K.B. R2 Ndeshja 5
N.C. Ndeshja 12
|
- |
- |
9 |
- |
- |
- |
- |
K.B. R2 Ndeshja 6
N.C. Ndeshja 13
|
- |
- |
10 |
- |
- |
SH.E./V.B. Rivendosur60% rivendosur (WC only) |
- |
K.B. R3 Ndeshja 1
N.C. Ndeshja 14
|
- |
- |
11 |
K.B. R3 Ndeshja 2 |
- |
- |
- |
K.B. R3 Ndeshja 3
N.C. Ndeshja 15
|
- |
- |
12 |
- |
- |
SH.E./V.B. Rivendosur 40% rivendosur (WC only) |
- |
K.B. R4 Ndeshja 1
N.C. Ndeshja 16
|
- |
- |
13 |
K.B. R4 Ndeshja 2 |
- |
|
- |
K.B. R4 Ndeshja 3
N.C. Ndeshja 17
|
- |
- |
14 |
- |
- |
- |
- |
K.B. R5 Ndeshja 1
N.C. Çerek-finalet
|
- |
- |
15 |
K.B. R5 Ndeshja 2 |
- |
- |
- |
K.B. R5 Ndeshja 3
N.C. Gjysmë-finalet
|
- |
- |
16 |
K.B. Gjysmë-finalet |
|
- |
- |
K.B. Finalet
N.C. Finalet
|
- |
- |
K.K.: Kupa Kontinentale
K.B.: Kupa e Botes
W.: Kualifikimet shtesë
SH.E.: Shpirti i Ekipit
V.B.: Vetëbesimi:
N.C.: Nations Cup
C.L.: Contender League
Hattrick Masters
Hattrick Masteri është turneu ndërkombëtar për të gjithë fituesit e kupave dhe të ligave. Zhvillohet për katër javë, duke filluar pas qarkut të katërt të çdo sezoni. Ndeshjet zhvillohen të hënën (ora 16.00) dhe të enjten (ora 20.00).
Ndeshjet
256 ekipe mund të marrin pjesë në Masters dhe luhet me ndeshje eliminatore për 8 raunde. Shorteu për çdo raund është krejtësisht automatik dhe ndeshjet luhen në fushë neutrale.
Nëse nuk ka ekipe të mjaftueshme për të mbushur raundin e parë, disa ekipe fatlume zgjidhen (automatikisht) dhe kalojnë direkt në raundin e dytë. Nëse ndonjë nga fituesit e kupës dhe të ligës janë pa pronar (ose ndryshuan pronarin), ato ekipe nuk marrin pjesë në Masters. Nëse ndonjë ekip fiton dhe kupën dhe ligën në të njëjtin sezon, atëherë ai ekip do jetë përfaqësuesi i vetëm i atij shteti, në Masters.
Rregulla speciale të kampionatit
Ka disa rregulla speciale që aplikohen te Masters:
Kartonat dhe Dëmtimet: Kartonat nuk kanë vlerë (përveç kartonit të kuq gjatë ndeshjes sigurisht) por dëmtimet rregjistrohen si zakonisht.
Qëndrimi i Ekipit: Të luash "Ndeshja e Sezonit" (NS) ose "Luani Qetë" (LQ) nuk do ndryshojë shpirtin e ekipit aq sa një ndeshje normale. Por ama efekti gjatë ndeshjes është po aq i njëjtë si në ndeshjet e tjera.
Stërvitja: Ndeshjet e Masters nuk kanë efekt në stërvitjen e lojtarit.
Të ardhurat nga Masters
Ekipi vendas dhe mik ndajnë të ardhurat 50/50. Ekipi më i mirë gjithashtu merr një çmim me para siç tregohet më poshtë.
Fituesi i Hattrick Masters merr 800 000 US$, vendi i dytë merr 400 000 US$ dhe dy gjysmë-finalistët e skualifikuar marrin secili 200 000 US$. Çerek-finalistët e skualifikuar marrin secili 100 000 US$ dhe të skualifikuarit në gjashtëmbëdhjetëshe marrin secili 50 000 US$.
Klubi shtesë
Paketa Diamond ju lejon që të menaxhoni tre ekipe shtesë, ndersa Paketa Platin ju lejon që te keni mundësinë për të menaxhuar një klub shtesë, me opsion deri në tre ekipe nëse blini Liçensën e e klubit shtesë. Ju i menaxhoni këto ekipe individualisht, ashtu si ju menaxhoni klubin tuaj primar, që nënkupton se klubi shtesë ka skuadrën, lojtarët, stadiumin, financat, ekipin e të rinjve dhe kështu me radhë.
Fillo një klub shtesë
Ju mund të filloni një klub shtesë në çdo kohë. Klubi juaj shtesë mund të luajë në të njëjtin vend me klubin tuaj primar apo në një vend tjetër, për aq kohë sa ka hapësirë të disponueshme në atë shtet.
Klubi shtesë do të fillojë me disa fonde fillestare (ashtu si çdo klub tjetër i ri), por pronarët nuk do të duhet të bëjnë licensën e menaxherit.
Rregullat e përgjithshme
Ju mund të keni deri në tre skuadra shtesë.
Ju nuk do të jeni në gjendje të bëni asnjë transfertë midis klubeve tuaja dhe gjithashtu nuk mund të blini lojtarë prej të cilëve ekipi tjetër mund të përfitojë përqindjet e shitjes të ekipit zbulues dhe ekipit të mëparshëm.
Klub shtesë në të njëjtin shtet
Skuadrat tuaja kryesore dhe ato shtesë nuk do të jenë në gjendje të luajnë në të njëjtën ligë ose të takohen me njëri tjetrin në një ndeshje kualifikuese, e as të përplasen me njëri tjetrin në kupë (me përjashtim të finales). Të dyja skuadrat mund të luajnë në të njëjtën shkallë lige, por në liga të ndryshme.
Në një rrethanë pothuaj se të pamundur, nëse tre skuadra të të njëjtit përdorues përfundojnë në gjysmëfinale atëherë padyshim që njëra nga skuadrat do të përballet kundër njërës skuadër motër.
Nëse njëra skuadër garon tashmë në një ligë kryesore dhe tjetra e ka fituar ngjitjen për në këtë ligë, skuadrës që duhet të ngjitet do ti mohohet ngjitja. Në vend të kësaj, vendin do ta gezoje skuadra e cila, duhej të zbriste në një ligë më të ulur, por që përfundoi me rrjedhoja më të larta. Kjo do të përpunohet pasi të zhvillohen ndeshjet kualifikuese.
Nëse të dy skuadrat promovohen për në ligë më të lartë në të njëjtën kohë atëherë vetëm skuadra parore do ta gezoj promovimin.
Klubi shtesë në një shtet tjetër
Numri i spoteve të klubeve të tjera në dispozicion për menaxherët e "huaj" në një vend varet nga shuma e klubeve që janë të papërdorur në atë vend, diçka që varet sa i madh është shteti dhe sa përdoruesit janë tashmë duke luajtur në të.
Një minimum prej 50% e klubeve në një vend janë të rezervuara për përdoruesit lokalë. Pra, në një ligë me 168 klube, të paktën 84 prej tyre janë të rezervuara për përdoruesit lokalë (dhe 84 vendet e tjera mund të merren nga ndonjë menaxher, lokal apo i huaj). Por nëqoftëse një shtet është 90% i plotësuar - vendet e mbetura do të jenë rezervuar vetëm për përdoruesit lokalë.
Ndryshoni serinë në dritaren e ndryshimeve
Ashtu si për skuadrat kryesore, është e mundur që skuadrat shtesë të ndryshojnë ligat (qe mundësohet) në dritaren e ndërrimit të ligave ndërmjet sezoneve. Mbani në mend se nuk është e mundur që të kaloni në një ligë ku luan skuadra juaj shtesë.
Flamujtë
Flamujtë mblidhen nga klubet vecmas, klubet shtesë kenë koleksionet e tyre të flamujve.
Duke luajtur kundër një klubi shtesë ju merrni flamurin e atij shteti ashtu siç luan me ndonjë klub tjetër, dhe klubi shtesë shpërbehet me flamurin për koleksionin e tij.
Arritjet
Arritjet janë arritur nga menaxheri, dhe arritjet janë ruajtur në këtë mënyrë për çdo përdorues (dhe jo për secilin klub).
Votimi në zgjedhje
Nëse keni një ekip shtesë në një kampionat tjetër (përveç ligave ndërkombëtare si Hattrick International dhe Homegrown), ju do të merrni votën tuaj të parë pas dy sezonesh dhe një votim të dytë dhe përfundimtar pas 10 sezonesh.
Falimentimi
Nëse klubi juaj kryesor falimenton ju do të humbni hyrjen në klubin tuaj shtesë.
Nëse klubi juaj shtesë falimenton ju mund të filloni një të ri 16 javë pas datës së mëparshme kur ju keni filluar klubin tuaj shtesë (kështu që nëse ju keni pasur klubin tuaj shtesë për më shumë se 16 javë ju mund të filloni një klub të ri menjëherë).
Mbyllni klubin shtesë
Ju mund të mbyllni klubin tuaj shtesë në çdo kohë. Por nëse ju mbyllni klubin tuaj shtesë, ju do të duhet të prisni të paktën 16 javë prej kur ju keni filluar klubin tuaj shtesë të mëparshëm deri sa ju mund të filloni një të ri. Vini re se nuk mund ta mbyllni ekipin tuaj shtesë për sa kohë që keni lojtarë në listën e transferimeve.
Skadenca e Abonimit Platin / Diamant
Nëse abonimi juaj Platin ose Diamant skadon, ju ende do të jeni menaxher i klubit tuaj shtesë edhe për një javë. Pas kësaj jave ju nuk do të jeni më në gjendje për të menaxhuar atë. 7 javë pas skadencës sistemi do ta kthej ekipin në bot. Nëse blini abonimin Platin ose Diamant gjatë kësaj kohe 7-javore ju do të merrni hyrjen në klubin tuaj shtesë përsëri. Por nëse ju nuk e bëni, klubi do të bëhet pa pronar dhe ju nuk do të jeni në gjendje ta ktheni më atë.