Ne përdorim cookies - ato na ndihmojnë ne për tju dhuruar juve një ekzperincë më të mirë online.
Duke përdorur faqen tonë ju pranoni që ne mund të ruajmë dhe të aksesojmë cookies në paisjen tuaj.

Ndeshja: Elementaret

Gjetja e formacionit të duhur është një ndër sfidat më të mëdha në “Hattrick”. Në këtë dhe në kapitullin tjetër të ndeshjeve, ne do të fokusohemi se si aftësitë e lojtarëve fitohen duke luajtur në një ndeshje. Ky kapitull do u japë juve bazat, gjërat më të rëndësishme që duhet të dini.

Elementaret e simulimit të ndeshjes

Në çdo pjesë loje raportohen disa sulme dhe mesfusha vendos se cili ekip i ndërton këto sulme. Ekipi me mesfushë më të fortë (skuadra që qarkullon më shumë topin), ka gjasa më shumë se ekipi tjetër për të pasur pjesën dërmuese të sulmeve.    Kur një ekip ndërmerr një sulm, vendoset edhe çfarë lloj sulmi është. Sulmi mund të zhvillohet gjatë krahut të djathtë, krahut të majtë, apo në qendër) por janë edhe goditjet standarde (goditje të lira dhe penallti). Sektori i sulmit të një ekipi do të bëjë përpjekje të depërtojë mes sektorit të mbrojtjes së ekipit tjetër.

Sulmet e thjeshta

Në çdo ndeshje ka disa sulme bazë (siç u shpjeguan më lart). Disa nga këto sulme mund t'i shkojnë kujt do ekipi (sulme të hapura), por disa prej tyre janë eskluzive vetëm për njërin nga ekipet.

Për sulmet e hapura, mesfusha dikton se cili ekip do t'i marri. Për sulmet eskluzive është e njëjta gjë por me një përjashtim; Nëse mesfusha juaj "fiton" një sulm eskluziv të kundërshtarit, nuk do jetë sikur ju ekzekutoni sulmin por ju e ndaloni sulmin e kundërshtarit. Ju nuk mund ta "vidhni" sulmin eskluziv të kundërshtarit dhe ai nuk mund të marrë të tuat.

Shumica e sulmeve të thjeshta raportohen në raportin e ndeshjes, por sulmet që janë shumë të dobëta për të sjellë gola nuk raportohen.  Gjithashtu, mund të fitoni sulme shtesë nga “rastet speciale” dhe nga kundërsulmet. Këto sulme shtesë janë përshkruar në dy kapituj të tjerë.

Përparësia e ekipit vendas

Skuadra vendase ndihmohet nga tifozët e saj. Zakonisht keni një përqindje më të lartë të zotërimit të topit kur luani brënda sesa jashtë.  Kur të dy ekipet që luajnë në ndeshje janë nga i njëjti rajon, loja është trajtuar si një derbi. Në këtë rast, ekipi i shtëpi përfiton nga avantazhi i fushës, por ekipi mik gjithashtu merr një nxitje rreth gjysmës së asaj që ka marrë ekipi i shtëpisë. Lojrat në fusha neutrale nuk japin ndonjë bonus avantazhi fushe, edhe kur një ekip është nga rajoni i njëjtë si në fushën neutrale.

Psikologjia dhe mentaliteti i trajnerit

Shpirti i skuadrës, vetëbesimi dhe qëndrimi i ekipit ndikojnë në paraqitjen e skuadrës. Mund të lexoni gjithçka se si Hattrick i simulon këto në kapitullin e "Psikologjisë".
Mentaliteti i trajnerit (nëse është me tipare sulmuese, mbrojtëse apo neutral) luan gjithashtu rol. Lexoni më shumë për këtë tek kapitulli “Trajneri”.

Vlerësimi i ekipit është vlerësimi të cilit ju duhet ti kushtoni vëmëndje

Pasi është luajtur një ndeshje, mund të shikoni vlerësimet e skuadrës për çdo repart të saj. Këto vlerësime ju tregojnë sa mirë ka luajtur çdo repart i skuadrës gjatë ndeshjes dhe këto vlerësime janë ato që kanë rëndësi në llogaritjen aktuale të ndeshjes.

Vlerësimet e ndeshjes (shkalla shkon nga zero me xhufkë deri në hyjnor) kanë dhe katër nën nivele gjithashtu: shumë ulët, ulët, lartë dhe shumë lartë. Në këtë mënyrë është më e lehtë për të ditur më saktë vlerësimin për një aftësi të caktuar. Për shëmbull një vlerësim "mirë shumë lartë" është pak më i keq sesa "shkëlqyer shumë ulët" por shumë herë më i mirë sesa "pranueshëm shumë ulët".

Vlerësimi i yjeve

Mbas ndeshje lojtarët tuaj marrin një vlerësim me yll për paraqitjen e tyre në ndeshje. Sa më tepër yje, aq më e mirë performanca.

Kini parasysh që vlerësimi me yje mat paraqitjen individuale të lojtarit në atë pozicion të veçantë dhe është e dobishme kur krahason lojtarë të ndryshëm që luajnë në të njëjtin pozicion. Nuk është aspak metodë e përkryer për të matur fortësinë e ekipit. Për tu informuar mbi paraqitjen e të gjithë ekipit (dhe ta krahasoni me ekipe të tjera), hidhini një sy vlerësimit të ekipit.

Mbani parasysh se ndikimet në ekip (si ato në humbjen në kontribut nëse luan më shumë se një lojtar në pozicion qëndror, shiko kapitullin për rrjeshtimet elementare) nuk do pasqyrohet në vlerësimet e yjeve.

Një shëmbull normal

Me pakë fjalë, gjëndja e mesfushës vendos sesa raste ekipi yt do ndërtoi gjatë ndeshjes. Pjesët e tjera të ekipit do vendosin probabilitetin e sulmeve për tu shndërruar në gol.

Tabela e mëposhtme do ju ndihmojë disi kur zgjidhni ekipin tuaj. Vini re që është me përafërsi vetëm.  Disa nivele të aftësive janë shumë afër, pra ka ndryshime të vogla në paraqitje, por për disa të tjera këto ndryshime mund të jenë më të medha. Gjithashtu, udhëzimet individuale ose humbjet në kontribut për dy ose më shumë lojtarë në pozicion qëndror (shikoni kapitullin e mëparshëm) nuk janë marrë në konsideratë.

Sektori i ekipit Faktorët (më të rëndësishmit të parët)
Mesfusha Organizimi qendërmesfushorët
Organizimi mesfushorët e krahut
Organizimi mbrojtësave qëndror
Organizimi i sulmuesve
Organizim nga mbrojtësit e krahut
Sulm nga krahu i majtë Ne krah mesfushori i majtë
Në krah mbrojtësi i majtë
Shënim sulmuesit
Pasim qendërmesfushori i majtë
Pasim mesfushori i majtë
Në krah sulmuesit
Pasim sulmuesit
Pasim qendërmesfushorët
Mbrojtje në krahun e majtë Mbrojtje mbrojtësi i krahut të majtë
Pritje topash portieri
Mbrojtje qendërmbrojtësi i majtë
Mbrojtje mesfushori i majtë
Mbrojtja e mbrojtësit qëndror
Mbrojtje portieri
Mbrojtje qendërmesfushori i majtë
Mbrojtja e mesfushorit qëndror
Sulm në qendër Shënim sulmuesit
Pasim sulmuesit
Pasim qendërmesfushorët
Shënimi i mesfushorëve qëndror
Pasim mesfushorët e krahut
Mbrojtje në qendër Mbrojtje qendërmbrojtësit
Pritje topash portieri
Mbrojtje qendërmesfushorët
Mbrojtje mbrojtësit e krahut
Mbrojtje portieri
Mbrojtje mesfushorët e krahut
Sulm në krahun e djathtë Në krah mesfushori i djathtë
Në krah mbrojtësi i djathtë
Shënim sulmuesit
Pasim qendërmesfushori i djathtë
Pasim mesfushori i djathtë
Në krah sulmuesit
Pasim sulmuesit
Pasim qendërmesfushorët
Mbrojtje në krahun e djathtë Mbrojtje mbrojtësi i djathtë
Pritje topash portieri
Mbrojtje qendërmbrojtësi i djathtë
Mbrojtje mesfushori i djathtë
Mbrojtja e mbrojtësit qëndror
Mbrojtje portieri
Mbrojtje qendërmesfushori i djathtë
Mbrojtja e mesfushorit qëndror
 
 
Server 095