Ne përdorim cookies - ato na ndihmojnë ne për tju dhuruar juve një ekzperincë më të mirë online.
Duke përdorur faqen tonë ju pranoni që ne mund të ruajmë dhe të aksesojmë cookies në paisjen tuaj.

Lojtarët: Veti të tjera

Mosha

Ju mund të shihni moshën e saktë të lojtarëve në faqen e tyre. Një vit “Hattrick” është 112 ditë, që do të thotë se të gjithë lojtarët kanë një moshë të caktuar nga 0-111 ditë.

Personaliteti

Të gjithë lojtarët kanë një personalitet. Ata mund të jenë të këndshëm ose të pakëndshëm, liderë ose vetmitar, tekanjozë ose të qetë. Kështu, personaliteti nuk ka shumë rëndësi në lojë, por është, për shembull një lëvizje e zgjuar për të vendosur në krye të një skuadre, një kapiten me aftësi të mira lideri. Më shumë informacione se si personaliteti ndikon në lojë mund të gjeni në kapitullin e psikologjisë.

Eksperienca

Eksperienca tregon se një lojtar i moshuar ka arritur të mësojë gjërat, jo drejtpërdrejt nga zotësitë e tij, gjë e cila ndikon pozitivisht në veprimet e tij në fushë.

Besnikëria

Lojtaret me një besnikëri të lartë ndaj klubit performojnë më mirë në fushë. Besnikëria rritet me kalimin e kohës që kalon në klub.

Ka dy lloje të besnikërisë:

Bonusi i besnikërisë së lojtarit

Për çdo ditë në vazhdim që të mbani një lojtar në ekipin tuaj, ai do të marrë pak më shumë besnik dhe lidhje me ekipin tuaj. Dhe sa më i lidhur dhe besnik ai bëhet, aq më mirë ai do të luajë.

Besnik fitohet shpejt në fillim, pastaj me kalimin e kohës më ngadalë. Besnikëria maksimale arrihet pas tre sezonesh, por gjysma e saj arrihet pas 12 javësh.

Bonusi Maksimal: +1 nivel në të gjitha aftësitë (përjashto staminën)

Shëmbull: Tommy Wright është një playmaker mirë me mbrojtje pranueshëm, dhe ai ka besnikërinë maksimale (hyjnore). Ai do të performojë sikur ai ishte një playmaker i shkëlqyer me mbrojtje të mirë (dhe kjo do të reflektohet në vlerësimin e tij të yjeve).

Kur një lojtar arrin besnikëri hyjnore ai merr bonus të plotë. Lojtarët tuaj të akademisë do të fillojnë me besnikërinë hyjnore.

Ju lutem vini re se një lojtar humbet besnikërinë e tij për klubin tuaj, nëse e shisni atë në një tjetër klub. Pra, nëse ju më vonë do ta ribleni atë përsëri, ju duhet të ndërtoni besnikërinë e tij nga e para përsëri.

Bonusi i klubit Nënë

Lojtarët që luajnë për klubin e tyre nënë, të tilla si lojtarët tuaj të akademisë, dhe kanë bërë këtë me gjithë karrierën e tyre gjithmonë japin pak shtesë në fushë, pasi ato kanë një vend të veçantë për klubin në zemrat e tyre.

Bonusi: +0.5 nivel në të gjitha aftësitë (përjashto staminën).

Lojtarët që kanë luajtur për klubin e tyre nënë gjithë karrierës së tyre do të tregohen me një ikonë zemre në faqen e tyre. Ju lutem vini re se çdo lojtarë i ri që ju keni shitur dhe pastaj ri-blerë nuk do të marri këtë bonus.

Fitimi i të dy Bonuseve

Eshtë krejtësisht e mundur që një lojtar të marrë dy bonuse. Pra, kur ju të promovoni një lojtar të ri (që natyrisht nuk ka rëndësi cilin sistem të të rinjve ju përdorni) për skuadrën tuaj tëparë, ai do të marrë një bonus nivelin 1,5 të aftësive për të gjitha aftësitë (duke përjashtuar rezistencën) deri sa ta shisni atë.

Indeksi Total i Aftësive (ITA)

Indeksi Total i Aftësive tregon sesa i aftë është lojtari. ITA shtohet nga stërvitja dhe gjiithashtu mund të shtohet (dhe të ulet) nga forma.

Forma

Sa më formë të mirë të ketë lojtari, aq më e mirë është paraqitja e tij. Nuk ka të bëjë me kontekstin fizik dhe nuk ka të bëjë me faktin se sa mirë është stërvitur ai. Forma në “Hattrick” pasqyron një kombinim të aspekteve që bëjnë të mundur, ose që ndalojnë lojtarin, për të arritur potencialin e tij më të madh, si për shembull siç është situata në jetën e tij private për momentin.

Në faqen e lojtarëve, ju mund të shihni “formën aktuale” të tij. Është një formë e aplikuar për ndeshje. Një lojtar “I shkëlqyer” por me formë "katastrofë" është zakonisht më keq se një lojtar “I pranueshëm”, në formën e tij “mirë”.  Forma aktuale ndikohet negativisht nga sasia e stërvitjes së rezistencës. Sa më shumë të stërvitësh “rezistencë” (në përqindje), aq më shumë efekt negativ ka në formën e lojtarit.

Gjithashtu, ka një formë personale të fshehur, që përdoret për të llogaritur deri ku arrin forma aktuale (e dukshme) e lojtarit dhe drejtimin. Çdo javë, gjatë stërvitjes, forma aktuale e çdo lojtari do të ndryshojë duke lëvizur drejt formës personale të fshehur.  Forma aktuale nuk ndryshon menjëherë drejt formës së fshehur. Ajo lëviz me hallka për disa javë radhazi, edhe sa më larg formës së fshehur të jetë, aq më të mëdha do jenë këto lëvizje.

Pasi forma aktuale të ketë ndryshuar gjatë stërvitjes, ekziston mundësia që forma e fshehur ka ndryshuar për çdo lojtar. Çdo lojtar ka të njëjtat shanse individuale për të pasur ndryshimin e formës së fshehur dhe nuk mund të bëni asgjë për të influencuar mbi këtë fat.  Sidoqoftë, kur bie fati që forma e fshehur e një lojtari të ndryshojë, ka disa faktorë që ndikojnë se cila do të jetë forma e re e fshehur e lojtarit:

  • Nëse një lojtar ka marrë pjesë në një ndeshje gjatë javës. Kjo është shumë e rëndësishme!
  • Intesisteti i stërvitjes - sa më fort të stërvitësh, aq më e mirë forma në përgjithësi
  • Trajneri juaj – sa më i aftë të jetë ai, aq më e mirë është forma në përgjithësi
  • Trajner Forme - një Trajner Forme është i specializuar në ngritjen e formës së lojtarëve.
  • Ndihmës trajnerët – Ndihmësit përmirësojnë formën gjithashtu

Specialiteti

Rreth gjysma e të gjithë lojtarëve kanë një karakteristikë të quajtur "specialitet", e cila ka ndikim në ndeshje. Ka 5 specialitete të ndryshme në dispozicion për lojtarët: "Teknik", "I shpejtë", "Me kokë", "I fuqishëm" dhe "I Paparashikueshë".   Çdo specialitet kryesor ka një anë të mirë dhe një anë të keqe, që shpjegohet në kapitullin e “rasteve speciale”. Specialitetet mund të jenë të nevojshëm për taktika të caktuara, që shpjegohet në kapitullin e “taktikave”.

Ekzistojnë gjithashtu dy specialitete të rrallë: Ripërtëritës dhe Suport. Lojtarët me specialitetin Ripërtëritës do të shërojnë dëmtimet e tyre pak më shpejt se lojtarët e tjerë dhe mund t'ia dalin një dëmtimi të lehtë gjatë lojës. Lojtarët Suport mund të ndihmojnë shokët e skuadrës që janë në pozicionet afër tij. Nëqoftëse kjo del e sukseshme, shokët e skuadrës do të performojnë më mirë, por nëqoftëse nuk ia del me sukses, kjo do të shkaktojë një rënie në organizim për gjithë ekipin.

Dëmtimet

Ndonjëherë lojtarët dëmtohen. Në këtë rast, dëmtimi, nëse nuk është shumë i vogël, do i vendosë ata në një shtrat kurimi për disa ndeshje. Rreziku i dëmtimeve shtohet me rritjen e intensitetit të stërvitjes së skuadrës ose me numrin total të nivelit të ndihmës trajnerëve.

Lojtarët e vjetër duan një kohë më të gjatë që të shërohen dhe mjekët mund të punësohen për të ndihmuar shërimin më të shpejtë të tyre. Mjekët gjithashtu ndihmojnë për reduktimin e riskut të dëmtimeve. Megjithatë, lojtarët, duke iu afruar moshës dyzetvjeçare, do tj’u duhet më shumë kohë për ta marrë veten. Gjithashtu, mbani mend se koha e dëmtimit përllogaritet me javë. Nëse supersulmuesi juaj është dëmtuar për një javë, atij mund t’i duhet deri në një javë kohë për t’u shëruar.

Kartonët e verdhë dhe të kuq

Lojtarët mund marrin kartonë të verdhë ose edhe mund të nxirren jashtë gjatë një ndeshje, sidomos lojtarët agresivë (veçanërisht ata me ndershmëri të vogël dhe me eksperiencë të paktë), më shpesh se lojtarët e tjerë. Dy kartonë të verdhë gjatë një ndeshje, automatikisht do e nxjerrin lojtarin nga ndeshja. Dalja jashtë e lojtarit do të thotë se ai është i pezulluar për ndeshjen tjetër të kompeticionit.  Gjithashtu, një lojtar pezullohet për një ndeshje, pasi ka akumuluar tre kartonë të verdhë në ndeshjet e zhvilluara gjatë një sezoni. Marrja e kartonëve në ligë, kupë dhe ndeshje kualifikuese, përllogaritet njëlloj në të gjithë rastet. Nëse një lojtar ka marrë karton dy herë në ndeshje të kampionatit gjatë një sezoni dhe merr një tjetër karton në një ndeshje kupe, ai do të pezullohet për ndeshjen konkurruese të radhës, qoftë ajo ndeshje lige, kupe apo kualifikuese.

Ju mund të kontrolloni listën e lojtarëve tuaj për kartonët e marrë përpara çdo ndeshje. Një lojtar, i cili ka akumuluar tre kartonë ose ka dalë jashtë në ndeshjen e fundit, do të tregohet me simbolin e kartonit të kuq te lista e lojtarëve, që tregon pezullimin e tij  Pezullimi i lojtarit, i cili ka marrë karton, hiqet kur një ndeshje konkurruese është luajtur. Gjithashtu, në fund të çdo sezoni bëhet heqja e gjithë pezullimeve dhe kartonëve. Një lojtar nuk mund të pezullohet (ose të humbas pezullimin) gjatë një ndeshje miqësoreje.

 
 
Server 096